GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Dyfishohet çmimi i madh! Të pathënat nga “Big Brother VIP2”, ja emrat më të përfolur

15:07 - 16/10/22
në Show Biz
Kohë leximi: 5 min
A A
Dyfishohet çmimi i madh! Të pathënat nga “Big Brother VIP2”, ja emrat më të përfolur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vitin tjetër do të nisë edicioni i dytë i spektaklit “Big Brother VIP” në Shqipëri. Edhe këtë rradhë pritet që të ketë shumë kuriozitet nga ndjekësit. Deri atëherë, të shumtë do të jenë emrat që do të përfliten si konkurrentë për t’u bërë pjesë e lojës.

E ndërkohë stafi ka nisur që tani takimet e para për të përzgjedhur një kast, që pritet të jetë tejet i spikatur. Duket se ndryshimet do të jenë të mëdha në këtë edicion të radhës, ku tashmë kanë nisur të konfirmohen emrat e parë të personazheve që do të marrin pjesë. Burime bëjnë me dije se edhe çmimi i madh ka ndryshuar.

Kujtojmë se çmimi që fitoi Ilir Shaqiri ishte 100 mijë euro, por vitin e ardhshëm pritet që shuma të jetë më e madhe se 200 mijë euro. Gjithashtu, spektakli do të vijojë të jetë dy herë në javë, duke pasur një audiencë të madhe.

Nuk dihet nëse Arbër Hajdari do të jetë sërish në panelin e analistit, por ajo që dihet është fakti se Balina nuk do të jetë në këtë panel sezonin e ardhshëm.

Blerim Destani është ndër personazhet që është ftuar të marrë pjesë në formatin e 100 ditëve.

Nuk dihet ende nëse aktori e ka pranuar ftesën, duke lënë gjithçka pezull pas përfundimit të projekteve të tij në kinematografi. Blerimi ka zbuluar prej javësh se është rikthyer pas 4 vitesh në Shqipëri për një projekt.

Ai po xhiron në vendin tonë filmin e ri me titull “Në det është parajsa”, ku do shfaqen edhe aktorë të tjerë shqiptarë si: Ndriçim Xhepa, Romir Zalla etj.

Nga ana tjetër, Erjola Doci duket se do të jetë banore e kësaj shtëpie. Vajza e dalë nga “She’s on Top” do të vijë në “Big Brother” pas eksperiencës që pati te “Kepi i Tundimeve”.

Duke marrë parasysh karakterin e saj, pa shumë konture, me gjasa modelja do të garantojë spektakël me pjesëmarrjen e saj.

Një tjetër bukuroshe e ekranit që pritet të marrë pjesë është Fjoralba Ponari. Moderatorja e “Portokallisë” është ndër imazhet më të dashura në rrjetet sociale, duke zgjedhur të ruajë një profil të ulët në media.

Ndaj fakti se mund ta shikojmë 24 orë në 24 përpara kamerave do të përbënte shumë interes për një personazh si ajo.

Tanimë që “Portokallisë” iu bashkëngjit edhe Xhemi, ajo do ta ketë më të lehtë ta lërë për disa muaj programin, për t’u rikthyer pasi kjo eksperiencë të marrë fund.

Një emër tjetër i lakuar së fundmi është edhe i Manjola Nallbanin. Këngëtarja e famshme bën pjesë tek ata VIP-at që na mahnit gjithmonë në rrjetet sociale, por duket se gjithnjë brenda kornizave.

Të rralla janë daljet e saj në publik, ndaj nëse do të ishte pjesë e këtij formati, interesi për të do të ishte shumë i madh.

Një emër që është përfolur ditët e fundit për pjesmarrjen në Big ka qenë edhe Ylli Limani.

Këngëtari shqiptar, Yll Limani, është ndër këngëtarët më të përfolur në mediat rozëSë fundmi përmes rrjetit social Instagram, Ylli ka listuar gjërat e sigurta për karrierën e tij këtë vit. Ai ka zbuluar se nuk do të marrë pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH, e që fituesin e dërgon në Eurovision.

“Nuk do të marrë pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH për Eurovision”, ka shkruar Ylli në një postim.

Ndërkaq, ai ka etiketuar Arbana Osmanin, në postimin e tij. Me këtë Ylli ngriti dyshime se do të jetë pjesë e “Big Brother Albania”.

Kjo edhe për faktin se ftesës në Kosovë për t’u bërë pjesë e reality i ka thënë jo. Ndërkohë më e komplikuar bëhet situata me personazhet, kur flasim për personazhe nga Kosova.

Nje pjesë e mirë e artistëve do të bëjnë pjesë te “Big Brother Vip Kosova”, duke djegur kështu mundësinë e pjesëmarrjes në edicionin e Shqipërisë. Megjithatë, disa ftesa janë dërguar tashmë për këngëtarë.

Konkretisht, Era Istrefi është emri më i lakuar për të marrë pjesë në “Big Brother”. Por axhenda e ngjeshur e artistes mund të çojë në një përgjigje negative.

Megjithatë, deri në janar, situata do të vijojë të jetë dinamike, duke çuar shpesh në ndryshim emrash, pasi të shumtë janë personazhet që refuzojnë ftesën.

Mjaftojmë të përmendim këtu rastin e Vin Velit, ish–partnerit të Bora Zemanit.

Dj i njohur është riftuar për të qenë pjesë e “Big Brother”, por duket se ai ka vendosur të heqë dorë nga fama e këtij formati, duke zgjedhur kështu të qëndrojë larg zhurmës mediatike që historia e ish-së dashurës së tij ka shkaktuar.

Një “jo” për të dytën herë është përgjigjur edhe modelja Oriola Marashi.

Ndonëse ftesa i është përsëritur, sërish modelja ka preferuar të zgjedhë karrierën e saj, duke mos mundur të gjejë kohë për t’u bërë pjesë e shtëpisë së famshme

Ndërkohë do të na duhet të presim edhe disa muaj për të zbuluar detaje të reja nga ky format, që duket se ka bërë për vete edhe shumë emra të njohur të showbizzit, që kanë kërkuar vetë të jenë pjesë e shtëpisë.

Tashmë sytë e gjithë publikut janë fokusuar tek “Big Brother VIP Kosova” që është gati dhe shumë shpejt pritet që në fund të këtij muaji ose fillim nëntori të nisë transmetimin.

Ndërkohë Liberta na ka zbuluar përmes një postimi në Instagram se banorët e parë janë ngujuar në shtëpi.

Liberta shfaqet krah drejtorit të përgjithshëm, Adriatik Kelmendi, moderatorit Alaudin Hamiti dhe pjesë nga stafi drejtues i Klan Kosova që po punon për këtë projekt.

Kujtojmë që deri tani është zbuluar se moderatorë të spektaklit do jenë Jonida Vokshi dhe Alaudin Hamiti ndërsa opinionist Olti Curri.

 

Etiketa: Big Brother VipModeratoreShqiperi

Lajme të lidhura

“Më ke dhënë dashuri pa kushte”, dedikimi i ndjerë i Selvio Jaos ndaj motrës së Shpat Kasapit
Aktualitet

“Më ke dhënë dashuri pa kushte”, dedikimi i ndjerë i Selvio Jaos ndaj motrës së Shpat Kasapit

17:59 - 11/12/25
U pushua nga puna sepse shkonte shumë herët në punë, rasti që ka ndezur debat në Spanjë
Aktualitet

U pushua nga puna sepse shkonte shumë herët në punë, rasti që ka ndezur debat në Spanjë

17:45 - 11/12/25
Aksidenti i rëndë i Miss Xhamajka, u rrëzua gjatë provave dhe pësoi…
Aktualitet

Aksidenti i rëndë i Miss Xhamajka, u rrëzua gjatë provave dhe pësoi…

17:59 - 09/12/25
Para
“Harxhon 4 mln euro për një instalacion”, Vasili akuza Ramës: Këtu qeverisin hajdutët e Rilindjes

“Harxhon 4 mln euro për një instalacion”, Vasili akuza Ramës: Këtu qeverisin hajdutët e Rilindjes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat
Aktualitet

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat

13:59 - 17/12/25

Pasi SPAK goditi grupin kriminal të drejtuar nga biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, që përmes pengmarrjes e shantazheve detyronin...

Lexo më shumë
Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në

Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në

13:45 - 17/12/25
Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

13:22 - 17/12/25
Berisha: Lubi Balluku po e merr me vete Ramën! Evis Berberi ka 403 video të të gjitha llojeve

Berisha: Lubi Balluku po e merr me vete Ramën! Evis Berberi ka 403 video të të gjitha llojeve

13:07 - 17/12/25
“Ma nxiu jetën, e urreja”/ Tentoi të fshihte vrasjen e të atit, si u ‘thye’ para policëve 26-vjecarja nga Fieri: Lekët…

Sherr me thika në një shkollë private në Sarandë, plagoset 15-vjeçari

13:01 - 17/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com