GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Dyshime për helmim, 108 qytetarë në Han të Elezit përfundojnë në spital

09:55 - 12/07/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Dyshime për helmim, 108 qytetarë në Han të Elezit përfundojnë në spital
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qindra qytetarë të komunës së Hanit të Elezit që nga e diela kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-në e kësaj komune si pasojë e një helmimi, e që dyshohet të ketë ardhur nga uji i pijshëm. Nga dje në orët e hershme të mëngjesit e deri sot në orën 08:00, ndihmë mjekësore në QKMF-në e Hanit të Elezit kanë kërkuar 108 qytetarë.

Kështu ka bërë të ditur, Kimete Kuka, drejtoreshë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në këtë komunë. Ajo ka shtuar se pavarësisht numrit të lartë të qytetarëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore situata është e qetë.

“Nga dje në orën 08:00 e deri sot në po të njëjtën orë, ndihmë mjekësore kanë kërkuar 108 qytetarë. Situata është e qetë, të gjithë qytetarët kanë marrë trajtimin mjekësor dhe për momentin nuk kemi asnjë të shtrirë në QKMF”, ka thënë Kuka.

Kuka ka shtuar se numri total i qytetarëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore nga dita e diele e deri sot në orët e para të mëngjesit ka arritur në 190.

Drejtoresha e Shëndetësisë ka thënë se dyshimet janë që helmimi ka ndodhur nga uji i pijes, mirëpo janë në pritje të rezultateve të analizave bakterore.

“Nga analiza fiziko-kimike që janë kryer përveç turbullirës në dy raste rezultojnë brenda parametrave normalë. Tash jemi në pritje të analizave bakterore dhe shpresoj që shumë shpejt do ta kuptojmë se a është si rezultat i ujit apo ka diçka tjetër, sepse dhe ne jemi të shqetësuar”, ka thënë Kuka.

Personat që janë paraqitur për ndihmë mjekësore kanë simptomat e njëjta: barkqitje, vjellje, e temperaturë.

IKSHPK-ja ka rekomanduar që uji që përdoret për pije dhe ushqim të vlohet para përdorimit dhe të mos ndërpritet furnizimi për shkak që mund të përdoret për nevoja të tjera teknike.

Kujtojmë se me një situatë të tillë ishte përballur edhe Komuna e Deçanit në korrik të vitit 2021, ku mbi 1500 qytetarë në QKMF në Deçan kishin kërkuar ndihmën mjekësore e në mesin e tyre edhe 51 fëmijë.

Lidhur me këtë rast Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të kompanisë rajonale “Hidrodrini”.

 

Lajme të lidhura

Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE
Kosovë & Rajon

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin
Breaking Views

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan
Breaking Views

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Para
Pas protestës së 7 korrikut, zbulohet lëvizja e radhës e Berishës

Pas protestës së 7 korrikut, zbulohet lëvizja e radhës e Berishës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com