GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Dyshime për tenderin 400 milionë lekë të pastrimit të Korçës, Sotiraq Filo dyfishoi fondin

11:50 - 03/06/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Dyshime për tenderin 400 milionë lekë të pastrimit të Korçës, Sotiraq Filo dyfishoi fondin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sotiraq Filo i Bashkisë Korçë bën çudira dhe shpikje nga më të ndryshmet në tenderët që zhvillon.  Këtë herë ai ka hapur një tender për pastrimin e qytetit. Fondi limit i kësaj procedure është plot 400.041.205 lekë (pa TVSh) dhe kohëzgjatja e kësaj procedure është 36 muaj, ose 3 vjet. Në dokument shihet se afati i fundit për paraqitjen  e ofertave është data 26 qershor 2023 në orën 11.00.

Praktikisht i bie që për një vit do të shpenzohen rreth 133 milionë lekë për të pastruar mbeturinat në qytetin e Korçës. Sigurisht që është një shumë e lartë, kur e dimë që pastrohet vetëm qendra e qytetit dhe nëpër lagje pastrimi bëhet njëherë në muaj.

 

Ndërkohë po t’i bëjmë paralelizëm me tenderin e fundit të pastrimit nga Bashkia Korçë. Shohim më qartë vjedhjen që po bëhet me këtë procedurë.

Kujtojmë se tenderi i fundit për pastrimin nga Bashkia Korçë është mbyllur në fillim të vitit 2018.  Lufta për këtë tender filloi që në vitin 2017 dhe ka pasur objekt “pastrimi, evadimi i mbetjeve urbane në Bashkinë e Korçës (Shërbimi i pastrimit)”.

Vlera në atë kohë ka qenë 356.843.945 lekë, ose me TVSh rreth 3.5 milionë euro. Në atë kohë, kohëzgjatja ka qenë plot 5 vjet.

Pra, duke bërë një krahasim me tenderin e këtij viti shohim se, këtë herë Raqka ka hapur kontratë me afat më të shkurtër, por me çmim shumë më të lartë. Sepse sipas llogaritjes në periudhën 2018-2022, Bashkia Korçë ka shpenzuar afro 72 milionë lekë për pastrimin.

Këtu lind pyetja nga kurioziteti, pse e ka shtuar dozën e shpenzimeve Filo?

Tenderin me afat 5 -vjeçar e ka fituar firma “Korsel” e cila i përfiton këto tenderë që në vitin 2012, kur Peleshi i dha një tender me vlerë rreth 3 milionë euro me afat 5 vjeçar. Në vitin 2017 iu dha tenderi me vlerë 3.5 milionë euro sërish me afat 5 vjeçar. Dhe tani me siguri e ndan me miqtë e tij llokmën e shtuar. Pra, afro dyfish është shtesa dhe diferenca e fondit kuptohet se ku shkon. / Esmerlada Hida/

Sotiraq Filo i jep pa garë 136 MLN Lekë mikut të tij, mërzitet dhe denoncon daja i Ilir Metës

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: PASTIMIRSOTIRAQNFILOtender

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Rama në BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti e ka gabim. Marrëveshja është kaq pranë (Intervista e plotë)

Rama në BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti e ka gabim. Marrëveshja është kaq pranë (Intervista e plotë)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com