GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“E bëri me gjakftohtësi”/ I riu tregon tragjedinë në Himarë: Deti u kthye në ngjyrë të kuqe

21:56 - 03/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“E bëri me gjakftohtësi”/ I riu tregon tragjedinë në Himarë: Deti u kthye në ngjyrë të kuqe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Arind Çelmeta, një prej pushueseve i cili ndodhej në plazhin e Potamit në Himarë ditën e djeshme, ka treguar se Arjan Tase e ka kryer me gjakftohtësi manovrën teksa drejtonte mjetin lundrues, duke i marrë jetën një fëmije të mitur, 7 vjeç. Në një intervistë për “Euronews Albania”, Çelmeta u përlot teksa theksoi se ngjarja ishte tepër e rëndë dhe pushuesit vrapuan të tmerruar, kur deti u kthye në ngjyrë të kuqe nga gjaku i të voglës.

“Personi është afruar me skafin e tij, skafi me dy motorë të fuqishëm është afruar shumë pranë bregut të detit. Bregu i detit ka qenë plot me pushues të tjerë. Kanë qenë shumë prindër me fëmijët e tyre në ujë. Pasi personat kanë hypyr në skaf, individi ka tentuar të shkojë mbrapa dhe në ato momente ne u alarmuam. Kur ai bëri mbrapa dhe dalje paralel me bregun e detit, të gjithë njerëzit që ishin në det u tmerruan. Pushuesve dhe babait të vajzës i kaloi skafi sipër. Ky ishte momennti i parë. Në momentin e dytë, ajo manovër u bë me shumë gjakftohtësi nga drejtuesi i skafit, nuk pamë ndonjë acarim. Menjëherë ndërsa skafi filloi të bënte atë manovër shumë të shpejtë, me një fuqi shumë të madhe motorike, aty pamë një tmerr, ku deti u bë gjak i gjithi dhe njerëzit të gjithë vrapuan. Tentuan me duart e tyre ta tërhiqnin skafin nga bregu, sepse ai person ishte aq gjakftohtë sa donte të ikte nga kjo skenë. Pas kësaj pashë babain i cili nxori vajzën, dhe e vuri trupin e saj në det. Ishte shumë e rëndë për të gjithë,”- deklaroi ai.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht në Plazhin e Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia, u godit për vdekje nga gomonia teksa po lahej në det. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Fëmija, me origjinë nga Tropoja jetonte me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime. Drejtuesi i gomones është shefi i policimit në komunitet në Elbasan, Arjan Tase u shoqërua në polici, ndërsa drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e përjashtoi Arjan Tasen përfundimisht nga policia.

Etiketa: deshmitareKryesore1M tragjedingjarja ne HIMARErrefim

Lajme të lidhura

Gruaja humbi jetën në maternitet, burri i saj ndodhej në burg
Aktualitet

E rëndë në Elbasan! Zetori përmbyset gjatë punës, humb jetën 63-vjeçari

15:16 - 17/03/26
24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia
Aktualitet

24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia

14:54 - 17/03/26
Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit
Aktualitet

Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit

14:26 - 17/03/26
Para
A jeni dhe ju njëra prej tyre? 3 shenjat e horoskopit që kurrë nuk iu mjaftojnë lekët e veta

A jeni dhe ju njëra prej tyre? 3 shenjat e horoskopit që kurrë nuk iu mjaftojnë lekët e veta

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gruaja humbi jetën në maternitet, burri i saj ndodhej në burg
Aktualitet

E rëndë në Elbasan! Zetori përmbyset gjatë punës, humb jetën 63-vjeçari

15:16 - 17/03/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Grekan të Elbasanit, ku një person ka humbur jetën...

Lexo më shumë
24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia

24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia

14:54 - 17/03/26
Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit

Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit

14:26 - 17/03/26
Hyri në burg për të takuar Laert Haxhiun, Prokuroria në kërkim të misit nga Kosova (Emri)

Hyri në burg për të takuar Laert Haxhiun, Prokuroria në kërkim të misit nga Kosova (Emri)

14:20 - 17/03/26
Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

13:48 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com