GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

E bujshme/ Ish-kampioni i “tripletës” me Interin, pranë stolit të Kombëtares

08:57 - 10/11/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
E bujshme/ Ish-kampioni i “tripletës” me Interin, pranë stolit të Kombëtares
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kombëtarja shqiptare luajti dje miqësoren e parë për këtë muaj ndaj Katarit në Spanjë, në drejtimin e Edi Rejës, që me shumë mundësi i kanë mbetur edhe dy ndeshje në stolin kuqezi, atë me Italinë në 16 nëntor dhe tri ditë më vonë me Armeninë.

“Panorama Sport” mëson se një tjetër emër i ri ka dalë në skenë për të marrë “timonin” e Shqipërisë.

Bëhet fjalë për Esteban Kambiason, ish-lojtarin e Interit dhe kombëtares argjentinase.

Lexo edhe: Miqësorja me Katarin, Edi Reja publikon listën e lojtarëve. Partizani rekord lojtarësh

Gazeta mëson se Kambiaso është kandidati potencial për stolin kuqezi, teksa pak ditë më parë ka mbërritur në Shqipëri dhe “Panorama Sport” siguroi edhe pamjet ku ish-mesfushori ka pozuar në Tiranë.

PRAPASKENAT

Me italianin Edi Reja, i cili është edhe në muajin e fundit të kontratës, FSHF po punon për të gjetur një zëvendësues, edhe pse ndarja me 77-vjeçarin pritet të bëhet pas miqësoreve me Italinë dhe Armeninë.

Ndërkohë, nga ana tjetër, përveç Marko Xhampaolos, i cili po ashtu është një pistë, në skenë ka dalë edhe emri i Esteban Kambiasos.

Mësohet se fituesi i tripletës së famshme me Interin ka darkuar me kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, dhe ka pasur edhe një bisedë për këtë gjë.

Madje argjentinasi ka qenë në takim edhe me kryeministrin e vendit Edi Rama. Edhe pse akoma nuk kemi asgjë zyrtare, Kambiaso është një nga kandidatët potencialë për të udhëhequr Shqipërinë në rrugën e kualifikueseve të Europianit, të cilat do të nisin vitin e ardhshëm.

KAMBIASO

Argjentinasi e mbylli me futbollin e luajtur pesë vite më parë, kur aktivizohej për Olimpiakosin në Greqi, ndërkohë karriera e tij është tek Interi, ku qëndroi për 10 vite nga 2004 deri në 2014. Ai ka veshur edhe fanellën e Real Madridit, Lestërit apo River Plejtit dhe Independiente në Argjentinë. Fitues i tripletës së famshme me Interin dhe pesë kampionate në Serinë A.

Kambiaso aktualisht është 42 vjeç, ndërkohë sapo la futbollin përfundoi edhe kursin e trajnerit në Koverçano.

Ai e nisi duke stërvitur ekipe të reja në Serinë C dhe më pas roli i tij i fundit si drejtues është kur në 2018-ën hyri në stafin teknik të Zhoze Nestor Pekerman, trajnerit të Kolumbisë, për Botërorin e vitit 2018.

Nga maji në shtator, aventura e tij te Kolumbia përfundoi shpejt, me largimin e Pekerman./Panorama.com.al

Etiketa: fshfkombetaretrajneritripleta

Lajme të lidhura

Legjionarët për “notën 10”, Arlind Ajeti shkëlqen me dopietë, gola e asiste edhe nga Taulant Seferi e  Ernest Muçi
Sport

Legjionarët për “notën 10”, Arlind Ajeti shkëlqen me dopietë, gola e asiste edhe nga Taulant Seferi e Ernest Muçi

10:29 - 09/02/26
Barazim spektakolar, Juventus shënon “in extremis” me Lazion
Sport

Barazim spektakolar, Juventus shënon “in extremis” me Lazion

22:56 - 08/02/26
Lautaro Martinez i Interit, në podiumin e shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave
Breaking Views

Lautaro Martinez i Interit, në podiumin e shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave

21:47 - 08/02/26
Para
Policia zbulon shtëpinë e barit në Krujë, në kërkim babai dhe dy djemtë

Policia zbulon shtëpinë e barit në Krujë, në kërkim babai dhe dy djemtë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Deputeti Korreshi për Zyrat Përmbarimore të Lushnjës: Dy vjet që…
Aktualitet

Akademi për diplomatët, ironizon Korreshi: Përrala me mbret! Njësoj si akademia e barinjve të Krifcës

13:13 - 09/02/26

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka ironizuar socialistët. nga komisioni i Jashtëm ku po shqyrtohet projektligji “Për shërbimin e jashtëm në...

Lexo më shumë
Gjykata e la pas hekurave, ja në cilin burg do të dërgohet Veliaj dhe kë do të gjejë atje

U arrestua një vit më parë, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj

12:36 - 09/02/26
Rama bën mbledhje qeverie tek Pallati i Kongreseve, ja diskutimet që priten

Spak kërkon arrestimin e Ballukut/ Rama kërkon zvarritjen e procesit, nuk kemi asnjë urgjencë për të shqyrtuar kërkesën

12:13 - 09/02/26
Banorët e Rrjollit protestojnë para Prokurorisë së Shkodrës, kundër grabitjes së pronave për ndërtim resorti

Banorët e Rrjollit protestojnë para Prokurorisë së Shkodrës, kundër grabitjes së pronave për ndërtim resorti

11:59 - 09/02/26
I doli emrin në dosjen e Ballukut, biznesmeni Ramë Geci paraqitet në SPAK

I doli emrin në dosjen e Ballukut, biznesmeni Ramë Geci paraqitet në SPAK

11:27 - 09/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com