GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

E denoncoi në KPP, Bashkia Tiranë kërkon “t’i mbyll gojën” me tenderin 24 mln lekë Koço Kokëdhimës

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
E denoncoi në KPP, Bashkia Tiranë kërkon “t’i mbyll gojën” me tenderin 24 mln lekë Koço Kokëdhimës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Që nga viti 2016 kur Koço Kokëdhima u përjashtua nga Partia Socialiste marrëdhënia e tij me socialistët dhe Edi Ramën nuk ka qenë aspak e mirë. Madje  në disa raste, ai ka pasur edhe kritika ndaj tyre, më së shumti për vetë Ramën dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Jo më larg se 3 muaj më parë,  kompania “Abissnet” në pronësi të Koço Kokdhimës denoncoi në KPP një tender të hapur nga Erion Veliaj për shërbime interneti. Në ankesën e bërë, “Abissnet” shprehej se Bashkia Tiranë nën drejtimin e Erion Veliajt ka shkelur ligjin për prokurimet, duke vendosur kritere diskriminuese në dokumente, për të paralizuar të gjitha  kompanitë pjesëmarrëse dhe shpalli fituesin pa një garë të mirëfilltë.

Nga kjo ankesë KPP mori vendimin që të pezullonte tenderin për shërbim interneti për nevojat e UKT. Ndërsa kujtojmë se kjo ishte hera e dytë që Komisioni i anulonte të njëjtin tender Elton Kacidhes, por me urdhër të Veliajt, ai ka hapur një tjetër garë së fundmi. Për këtë tender, procedurat kanë nisur në muajin prill, por fituesi është shpallur me 22 qershor, pra 2 muaj më pas. Sipas dokumentacionit, edhe pse në këtë garë kanë marrë pjesë  5 kompani,  të njëjtat si në garën e 3 muajve më parë, këtë herë me direktivat e Veliajt është shpallur fitues kompania e Kokëdhimës.

Të gjitha këto të dhëna tregojnë se ky tender ka qenë si një dhuratë për Kokëdhimën, në mënyrë që ky i fundit të “mbyllte” gojën në lidhje me tenderat e mëparshëm. Më shumë se 2 muaj negocime duket se ka bërë Veliaj me Kokëdhimën për të arritur në këtë zgjidhje. Sikur duket, pronari i “Abissnet” ka pranuar këtë propozim dhe 24 milionë lekë për shpërndarje interneti në zyrën e Kacidhes i ka futur në xhep.

Kjo tregon se marrëdhënia e Kokëdhimës me socialistët po rregullohet dhe ilaçi për këtë janë tenderët e kripur. Sinjalet e para u vunë re edhe kur kryeministri Rama artikuloi idenë e legalizimit të kanabisit, një ide e vjetër e Koços, i cili natyrisht mos u çudisni nëse do jetë një nga kompanitë e para që mund të licencohet për një veprimtari të tillë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: abuizmdnoncimeErion VeliajKoco KokedhimaKPPkryesore2miqesiperplasje

Lajme të lidhura

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë
Breaking Views

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë

14:53 - 25/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale
Breaking Views

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Para
Kartat në Rinas/ Porosia erdhi në adresën e tij, policia ngre dy akuza për këtë person

E FUNDIT/ Zhduket një 10-vjeçar në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Breaking Views

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

23:03 - 02/11/26

Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca ka deklaruar në emisionin “Opinion” se është telefonuar nga kryeministri Edi...

Lexo më shumë
Veliaj akuzoi Ramën për kërcënim që t’ia dorëzojë Bashkinë, ja çfarë thotë vetë Arbër Hajdari

Veliaj akuzoi Ramën për kërcënim që t’ia dorëzojë Bashkinë, ja çfarë thotë vetë Arbër Hajdari

22:35 - 02/11/26
Letra e Veliajt, provë e kapjes së SPAK-ut/ Balliu: Rama vendos kush hyn në burg dhe kush del prej tij!

Letra e Veliajt, provë e kapjes së SPAK-ut/ Balliu: Rama vendos kush hyn në burg dhe kush del prej tij!

22:24 - 02/11/26
Partizani befason Teutën, “Të kuqtë” kthehen me tri pikë nga Durrësi

Partizani befason Teutën, “Të kuqtë” kthehen me tri pikë nga Durrësi

22:01 - 02/11/26
Ish-prokurori: Të nisë hetim penal i thelluar për vizitën e ministrit Gogu në burgun e Fierit për të takuar Veliajn

Ish-prokurori: Të nisë hetim penal i thelluar për vizitën e ministrit Gogu në burgun e Fierit për të takuar Veliajn

21:35 - 02/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com