GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

E denoncoi për dhunë, shqiptarja habit me deklaratat për burrin në gjykatë: S’është njeri i keq

15:48 - 11/10/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
E rëndë në Greqi/ Makina përplas dhe tërheq zvarrë një 3-vjeçare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Ai është burrë, kështu që mund të gjuajë me grusht. Asgjë nuk ndodhi, ai s’është njeri i keq”, kështu ka deklaruar një 35-vjeçare shqiptare në Gjykatën e Selanikut, e cila kishte denoncuar bashkëshortin e saj rreth një vit më parë për dhunë në familje. Gruaja ka tentuar të bindë trupën gjykuese se vendimi i saj për ta denoncuar ishte “i ekzagjëruar”. Shqiptarja paditi bashkëshortin më 20 korrik 2021, duke pretenduar se ai e dhunonte sistematikisht, e shante me fjalë banale, e kërcënonte për jetën, e mbante mbyllur në shtëpi dhe e lejtonte të dilte vetëm pasdite, me kusht që ta shoqëronte vetë.

Korrikun e kaluar ajo kërkoi ndihmë tek fqinjët e saj dhe më pas i bëri apel autoriteteve për ta mbrojtur duke thënë se i shoqi e kishte goditur me gjilpërë dhe i kishte thënë “do të vras”. Sipas saj, skena ndodhi në momentin kur ajo doli para për të mbrojtur fëmijën e tyre 4-vjeçar, ndërsa partneri bënte lëvizje kërcënuese drejt tij dhe më pas e mbylli brenda shtëpisë.

Më pas, shqiptarja gjeti guximin dhe doli në ballkon për të kërkuar për ndihmë, ndërsa fqinjët njoftuan policinë.

35-vjeçarja deklaroi se situata vazhdonte prej 1 viti dhe, sipas dëshmitarëve, edhe mbeturinat në shtëpi u detyronte t’i hidhte nga ballkoni pasi ai nuk e lejonte të dilte jashtë.

Gruaja ka paraqitur një version krejtësisht të ndryshëm në Gjykatën e Selanikut në lidhje me atë çfarë kishte denoncuar më 20 korrik 2021. Ajo tha se zjarrfikësja dhe policia u thirr pasi nuk mund të gjente çelësat, dhe se burri i saj nuk e kërcënoi e as nuk e shau.

Kur në gjykatë iu përmend se dëshmitarët kanë thënë në polici se i shoqi e mbante mbyllur dhe se i kanë parë shenja mavijosje në trup, atëherë 35-vjeçarja është përgjigjur: “Ai është burrë, mund të më godasë ndonjëherë. Ai nuk është një njeri i keq.”

Ndërsa në dëshminë e saj në seancë u shpreh: “U tremba atë ditë, vetëm kur nuk i pashë çelësat në derë sepse më kishte mbyllur brenda. Ne debatojmë pak, por kjo është e gjitha. Tani nuk ka asnjë problem.”

35-vjeçarja theksoi se tani jeton e ndarë nga partneri i saj, por ai i viziton çdo ditë shtëpinë e tyre për të parë dy fëmijët e tyre.

Prokurorja e rrethit evidentoi kontradikta të mëdha në atë që ka denoncuar sot 35-vjeçarja, në lidhje me atë që kishte denoncuar në polici më 20 korrik 2021. Ajo theksoi ndër të tjera se në atë kohë kur jetonin së bashku, edhe kur ishin shtatzënë, ai e shante atë në mënyrë të turpshme dhe e goditi me sende të ndryshme. Ajo gjithashtu dëshmoi se ai e rrahu atë dhe fëmijën e saj dhe hera e fundit që e goditi me oklla në dorë ishte kur ajo doli përpara për të mbrojtur fëmijën e saj dhe më pas ai e shau atë dhe e kërcënoi se do ta vriste.

“Vitin e fundit na ka mbajtur të mbyllur në shtëpi dhe dalim bashkë vetëm pasdite. Nuk më ka dhënë para, kam frikë për jetën time dhe të fëmijës tim. Ai u largua pa lënë çelësat, më mbylli dhe unë dola në ballkon për të thirrur për ndihmë. Fqinjët thirrën zjarrfikëset dhe policinë. Dua të shkoj te familja ime në Shqipëri por kam frikë se mos më akuzojnë për rrëmbim. Ju lutem më ndihmoni, nuk mendoj se situata do të ndryshojë”, tha ajo në polici ditën që denoncoi ngjarjen.

Në të njëjtën ditë një fqinj i gruas 35-vjeçare, kishte parë partnerin e saj duke e rrahur atë, duke e ndjekur me thikë, duke e mbyllur në shtëpi, si edhe kishte vënë re shenja mavijosje në trupin e saj.

Gjykata, pas dëshmisë së 35-vjeçares, e shpalli të pafajshëm të pandehurin nga akuzat e ndalimit të paligjshëm dhe kanosjes ndaj partnerit dhe e shpalli fajtor për fyerje, duke i caktuar dënimin me 12 muaj burg 12 muaj.

Etiketa: Greqishqiptarë

Lajme të lidhura

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai
Aktualitet

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës
Aktualitet

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi
Aktualitet

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

20:25 - 17/03/26
Para
Goditi punonjësin e policisë gjatë ndeshjes Pogradeci-Elbasani, arrestohet tifozi

Goditi punonjësin e policisë gjatë ndeshjes Pogradeci-Elbasani, arrestohet tifozi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com