GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

E denoncoi/ Sadri Abazi mposht Blerim Sherën, i merr 2.7 mld lekë

12:05 - 28/12/22
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Open Data Albania i ka vendosur  këtij tenderi “Flamurin e Kuq”.

Open Data Albania i ka vendosur  këtij tenderi “Flamurin e Kuq”.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Luan Kapri dhe Sadri Abazi kanë arritur të  “nënshtrojnë” kreun e Bashkisë Vorë, Blerim Sherën. Si pasojë ky i fundit ka ndryshuar fituesin e tenderit 2.7 miliardë lekësh për pastrimin e qytetit për tre vitet e ardhshme. Bëhet fjalë për prokurimin me numër reference  REF-35239-07-04-2022 dhe objekt “Shërbimi i Pastrimit dhe largimit të mbeturinave”. Organizimi për këtë tender ka nisur që në korrik të këtij viti, por pas shumë përplasjesh dhe denoncimesh, fituesi është vendosur përfundimisht me 23 dhjetor 2022.

Kujtojmë se në 18 gusht 2022, Gijotina.com tregoi se si ky tender ishte mbyllur në shkelje të ligjit. Fitues i parë i tenderit  ishte shpalur pa garë të mirëfilltë. Kështu bashkimi i operatorëve “V.A.L.E. RECYCLING dhe Kurora shpk”, edhe pse paraqiti ofertën më të lartë, ishte shumë pranë marrjes së kësaj shume të madhe nga Bashkia Vorë. Por, pikërisht në kohën kur Shera do të lëvronte 2.7 miliardë lekë për kompanitë fituese, në skenë dolën Luan Kapri dhe nipi i Sadri Abazit, Arbër Abazi. Të dy ata kanë qenë ofertues për tenderin në fjalë me kompanitë respektive “Rej shpk” dhe “Alko Impex General Construction”.

Denoncimi i tenderit

Kështu nisi beteja brenda llojit politik që sigurisht i kapërcen kufijtë e tenderit. Të dy biznesmenët, që njihen për lidhjet e forta me qeverinë, u bënë bashkë dhe nëntor të këtij viti e denoncuan tenderin pranë Komisionit të Prokurimit Publik. Kështu,“korbit” dhe “dhelprës”, iu sul “luani” i tenderëve dhe “sorra” e PS-së për të ndarë prenë e fituar! Mjerë taksapaguesit e Vorës që shpresojnë të pastrojnë qytetin, por thesi me para është në dorë të kryebashkiakut abuzues dhe oligarkëve.

Ankimuesit shprehen se Bashkia Vorë ka vendosur në tender kriteret të cilat janë diskriminuese dhe burokratike. Që në fakt, edhe ligji për prokurimet i përjashton. Konkretisht, kompania e Abazit është skualifikuar nga gara me justifikimin se nuk ka dorëzuar dokument për disponim makine teknologjike me pajisje të veçantë për larjen e kontejnerëve. Ndërsa kompania “Rej shpk” është skualifikuar me justifikimin se nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion për disponimin  e mjeteve.

Ndryshimi i fituesit

Lidhjet politike të dy biznesmenëve të skualifikuar e kanë bërë kryebashkiakun të “reflektojë”. Ndërkohë, pas shqyrtimit të ankesave, Komisioni i Prokurimeve Publike konstatoi se kemi të bëjë me abuzim me kritere diskriminuese. Prandaj, në fund kërkohet që të pranohet kërkesa, si dhe të bëhet rivlerësimi i ofertave për të gjithë operatorët. Blerim Shera, i gjendur përballë sulmit masiv, është ‘trembur’ dhe ka “prishur” kontratën e parë. Dhe ka shpallur fitues “Alko Impex General Construction”, pas të cilës qëndron Sadri Abazi, si themelues i saj. Kontrata është publikuar me 23 dhjetor 2022, por sërish është nënshkruar në kundërshtim me ligjin  e prokurimeve.

 

Open Data Albania i ka vendosur  këtij tenderi “Flamurin e Kuq”. Duke treguar se përbën risk për fondet publike dhe ka mungesë konkurrence të denjë. Sipas Open Data, edhe në këtë rast janë skuaflikuar të gjithë operatorët e tjerë dhe Bashkia ka rishikuar vetëm ofertën e Alko Impex General Construction. Duke e shpallur menjëherë fituese. Në këto kushte u tërhoq Blerim Shera, por duke lënë pas shumë gjurmë, që mund t’i vlejnë SPAK-ut për hetimin e abuzimeve.

Lexo edhe: Tenderët e pastrimit, Kapri me nipin e Sadri Abazit, kundër Mirit

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimarber abaziBlerim SheraDenoncimLuan Kapripastrimi i VoresSadri Abazitender

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
U mori bizneseve deri në 90 mijë euro, zbardhet mashtrimi i Sterjos

U mori bizneseve deri në 90 mijë euro, zbardhet mashtrimi i Sterjos

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll
Aktualitet

Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

10:21 - 13/03/26

Një 20-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të rënda të...

Lexo më shumë
EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

10:09 - 13/03/26
Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

09:54 - 13/03/26
‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm

‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm

09:34 - 13/03/26
Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë

Trump: Hajdutët iranianë kanë vrarë për vite me radhë, tani kam nderin t’i vras

09:11 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com