GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestohet Ramazan Rraja

20:57 - 19/04/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestohet Ramazan Rraja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ramazan Rraja, i shpallur në kërkim për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Rrumit të Shijakut është arrestuar nga policia. Ramazan Rraja është nipi i deputetit të PS, Rrahman Rraja, ndërsa dyshohej se fshihej në Dubai. Rraja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK dhe Policia e Shtetit, për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe Rrumit të Shijakut bashkë me Plaurent Dervishajn dhe Julian Meçen, është dënuar edhe nga Belgjika me 12 vite burg, për trafik të lëndëve narkotike të forta.

Rraja rezulton se është pjesë e një organizate shqiptaro-letoneze, e cila është zbërthyer në Belgjikë, teksa edhe partneri i tij kryesor, letonezi Kaspars N. u dënua po ashtu me 12 vite burg.

Prokuroria vendase kërkoi dënimin e tyre me nga 9 vite, por vendimi i gjykatës ishte me 3 vite më shumë. Gjatë gjykimit, akuza në Belgjikë provoi se organizata kriminale kishte arritur të nxirrte fitime të shumta nga trafiku i kokainës, të cilat më pas janë investuar në ekonominë vendase.

Kaspars N. kishte hapur edhe një lokal në Antuerp. Autoritetet vendase si prova paraqitën para gjykatës para të sekuestruara, si dhe foto të kokainës të kapur në disa raste. Telefonat celularë të anëtarëve të bandës siguruan materiale të shumta për hetuesit, shtretër hotelesh plot me para, foto jahtesh luksoze dhe orë me vlerë 655 mijë euro.

Bosi kryesor i kësaj organizate ishte Kaspars N., nga Letonia, i cili u zbulua falë pajisjeve të përgjimit që i ishin vendosur në banesën e tij në Berchem. Organizata mund të lidhet me tre grupe kokaine të përgjuara. Kaspars N. dhe Ramazan Rraja u përgjuan duke folur për një kontejner që ndodhej në kalatën 1742, i njëjti kontenier me banane që tashmë ishte kontrolluar nga dogana, por pa rezultat.

Gjatë një kontrolli të ri, doganierët gjetën në tavanin e koshit një grumbull prej 57 kilogramësh kokainë. Autoritetet gjetën po ashtu edhe 50 kilogramë kokainë në Vlissingen në Holandë dhe 80 kilogramë në Romë, që lidhen me të njëjtin grup. Droga, në pjesën më të madhe të rasteve vinte nga Ekuadori, zona e preferuar e punës së kriminelëve shqiptarë të drogës, por me dyshime edhe për disa vende të tjera të Amerikës Latine.

Etiketa: arrestohetKryesore1RajaRamaza

Lajme të lidhura

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi
Aktualitet

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’
Aktualitet

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26
Para
Sekretet e errëta të “Dark Web”, rrëfimi i një hakeri

Sekretet e errëta të “Dark Web”, rrëfimi i një hakeri

Discussion about this post

TË FUNDIT

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!
Breaking Views

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

10:37 - 02/04/26

Qeveria shpreh çrregullím dhe ftohje te marredhenieve me Ambasaden e SHBA. Kjo vjen per arsye se SHBA mbeshtet SPAK, qe...

Lexo më shumë
Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

09:44 - 02/04/26
Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com