GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjykata e Fierit rrëzon kërkesën për liri të Safet Bajrit

13:34 - 21/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjykata e Fierit rrëzon kërkesën për liri të Safet Bajrit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Fierit ka rrëzuar kërkesën e Safet Bajrit. Anëtari i bandës së Shkodrës mbetet ende në burg.

Safet Bajri, ose siç njihet ndryshe si “i forti i Shkodrës”  aktualisht dënimin e tij po e vuan në burgun e Fierit. Më herët,  Bajri ka kërkuar që dënimin ta vuajë afër familjes, duke e gjykuar këtë si të drejtën e tij. Por pas kërkesave të përsëritura për transferimin në burgun e Reçit, të cilat nuk po konsideroheshin nga ana e drejtorit të burgut, Bajri vendos të dërgojë çështjen në Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion, duke argumentuar dy arsyet e mësipërme. Kujtojmë se Bajri është i dënuar me 9 vite burg nga gjykatat e Belgjikës, por nuk mund të ekstradohet për shkak se dy vendet nuk kanë një marrëveshje për këtë pjesë. Gjithsesi dy vendet njohin dënimet e dhëna në vendet reciproke dhe për këtë arsye Bajri do e vuaj dënimin në Shqipëri.

Operacioni “OAZ”

Në shtator të vitit 2018 Policia e Shtetit në bashkëpunim me ish-Prokurorinë për Krime të Rënda do të trumbetonin në konferenca mediatike, goditjen e një prej grupeve më të rrezikshme kriminale që operonte në Shkodër. Në sajë të këtij operacioni policia arrestoi 11 persona, të cilët i etiketoi si persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Në atë kohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, gjatë konferencës për shtyp tha se ishin shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë. I pari Enver Bajri, i cili u arrestua disa muaj më pas në Spanjë. Në atë kohë drejtori Ardi Veliu tha se një tjetër personazh kyç në këtë grup është edhe Behar Bajri, i arrestuar në Roterdam, pasi ishte larguar një javë përpara se të zhvillohej operacioni “OAZ”.

Pas përfundimit të operacionit “OAZ” rreth një vit e gjysmë më parë, policia tha zyrtarisht se kishte provuar akuzën e vrasjes për dy raste. E para, është vrasja e 15-vjeçares Fabiola Bajri, bashkëjetuese e njërit prej të dyshuarve. Vrasja e saj u raportua si vetëvrasje 20 vjet më parë, edhe pse e mitura ishte qëlluar me një plumb, ndërsa edhe pas të shtënave, arma u gjet me fishekë gati për qitje. Krimi i dytë dyshohet se është kryer për shkaqe banale, me të njëjtën armë që ishte ekzekutuar 15-vjeçarja. Por tashmë kur kanë kaluar gati dy vjet nga operacioni që policia e quajti nga më të suksesshmit, SPAK rrëzoi akuzën e grupit kriminal ndaj personave të lartpërmendur dhe e dërgoi dosjen në Shkodër, ku këta të fundit shuan dje masat e sigurisë ndaj tyre.

Etiketa: Safet Bajri

Lajme të lidhura

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Para
Ndërtoi pa leje në Dhërmi, shpallet në kërkim 41-vjeçari

Ndërtoi pa leje në Dhërmi, shpallet në kërkim 41-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

Pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, vendi i tij në Fier është zëvendësuar nga Oliger...

Lexo më shumë
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com