GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nxitje terroriste, Apeli liron Ibrahim El Salih

14:23 - 13/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Nxitje terroriste, Apeli liron Ibrahim El Salih
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shfuqizuar vendimin e shkallës së parë për caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” ndaj 56-vjeçarit nga Kukësi, Ibrahim El Salih (Lekica), i dyshuar nga SPAK për veprën penale “nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

Përmes një vendimi të shpallur më 10 qershor, Apeli ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të El Salih.

56-vjeçari nga Kukësi u arrestua më 24 maj nga Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, ndërsa prokurori i SPAK, Adnan Xholi kërkoi arrestimin e tij në Gjykatën e Posaçme të shkallës së parë.

Prokuroria e akuzon El Salih se ka përdour një llogari në rrjetin social ‘Facebook’ për të shpërndarë një seri postimesh në mbështetje të Shtetit Islamik të Irakut dhe Sirisë, ISIS dhe drejtuesit të tij të vrarë, Ebu Bekër el-Bagdadi, si dhe thirrje në mbështetje të luftës së shenjtë – xhihadit islamik në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

I lindur në fshatin Shtiqën dhe banues në Kukës, El Salih njihet si besimtar praktikant i fesë islame dhe ish-punonjës i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit. Baba i dy fëmijëve të rritur, ai raportohet gjithashtu si aktivist politik dhe mbështetës i opozitës, por nuk është shquar më parë për prirje ekstremiste ose radikale fetare.

Sipas koordinatores për të drejtën e informimit pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit, Enida Demiraj, vendimi që ka rrëzuar SPAK dhe shkallën e parë, është marrë nga gjyqtari Engert Pëllumbi pas ankimit të kryer nga përfaqsuesi ligjor i El Salih.

Në dispozitivin e vendimit të 10 qershorit të Gjykatës së Posaçme të Apelit përcaktohet shfuqizimi i masës së sigurisë “arrest në burg” e caktuar më parë nga shkalla e parë, si dhe rrëzimin e kërkesës së SPAK për caktimin e masës së sigurimit ndaj El Salih. Po ashtu, urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim.

E pyetur nga BIRN, koordinatorja për marrdhëniet me mediet në SPAK, Xhuljeta Krasta sqaroi se prokuroria është duke pritur zbardhjen e vendimit nga gjykata dhe do të kryejë në vijim rekurs sipas parashikimeve të Kodit të Procedurës Penale.

“Hetimet e kësaj çështjeje vazhdojnë,” tha Krasta.

Ndërsa përfaqësuesi ligjor i Ibrahim El Salih, avokati Ferid Muça e cilësoi të drejtë vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit, që sipas tij u bazua në legjislacionin e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

“Postimet dhe qëndrimet e të përfaqësuarit prej meje janë në kuadrin e lirisë së ndërgjegjes dhe lirisë së fesë,” tha avokati Muça.

 

Etiketa: Ibrahim El Salih

Lajme të lidhura

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Para
Mozzik në një lidhje të re dashurie? (Foto)

Mozzik në një lidhje të re dashurie? (Foto)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com