GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Operacion policor intensiv në gjithë territorin e Krujës

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U raportua si aksidentale, zbardhet tentativa për vrasje në Devoll
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia njofton se ka ndërmarrë sot një operacion intensiv në të gjithë territorin e Krujës.

Në njoftimin policor thuhet se janë konstatuar 2 gurore që nuk dispononin dokumentacionin përkatës për nxjerrjen dhe përpunimin e materialeve inerte dhe gurore.

Mësohet se u vu në pranga pronari i njërës gurore dhe u shpall në kërkim pronari i gurores tjetër, subjekte të cilat u konstatuan pa dokumente për ushtrimin e aktivitetit dhe të cilat nuk ndodhen në territorin e zonës së mbrojtur.

Njoftimi:

Operacioni, me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive mjedisore, kryesisht të atyre me objekt shfrytëzimin e kundërligjshëm të guroreve, veprimtari e cila bëhet shkak për shkatërrimin e tokës dhe ndotjen e mjedisit.

Gjatë fazës së parë të këtij operacioni, janë konstatuar 2 gurore që nuk dispononin dokumentacionin përkatës për nxjerrjen dhe përpunimin e materialeve inerte dhe gurore.

Vihet në pranga pronari i njërës gurore dhe shpallet në kërkim pronari i gurores tjetër, subjekte të cilat u konstatuan pa dokumente për ushtrimin e aktivitetit dhe të cilat nuk ndodhen në territorin e zonës së mbrojtur.

Operacioni policor i koduar “Mjedisi”, vijon.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuara për evidentimin dhe ndëshkimin e subjekteve tregtare, gurore që e ushtrojnë aktivitetin e tyre në kundërshtim me ligjin, duke u bërë shkak për shkatërrimin e tokës dhe ndotjen e mjedisit, kanë organizuar fazën e parë të operacionit policor të koduar “Mjedisi”.

Gjatë fazës së parë të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi B. B., 52 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në guroren që administrohej prej tij, në Krastë, Krujë, u konstatua se 52-vjeçari nuk dispononte dokumentacionin përkatës, për ushtrimin e aktiviteteve të nxjerrjes dhe përpunimit të materialeve inerte dhe gurore.

Po gjatë këtij operacioni, nga kontrollet intesive të ushtruara në terren, në një gurore tjetër, në Krastë, Krujë, që administrohej nga shtetasi I. L., 55 vjeç, banues në Fushë Krujë, u konstatua se 55-vjeçari nuk dispononte dokumentacionin përkatës për ushtrimin e aktiviteteve të nxjerrjes dhe përpunimit të materialeve inerte dhe gurore. Në momentin e kontrollit, shtetasi I. L. nuk ndodhej në ambientet e këtij subjekti. 55-vjeçari është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Operacioni “Mjedisi” do të vijojë deri në përfundim të kontrollit dhe të verifikimit të të gjitha subjekteve që ushtrojnë aktivitetet e nxjerrjes dhe të përpunimit të materialeve inerte dhe gurore.

Etiketa: intensivKrujeKryesore1operacion

Lajme të lidhura

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit
Aktualitet

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit

15:14 - 25/10/26
Aktualitet

Dita e 13 e protestës studentore/ Nis grumbullimi i studentëve te Ministira e Arsimit

14:34 - 25/10/26
Alarm për lirinë e medias gjatë protestave/ 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit
Aktualitet

Alarm për lirinë e medias gjatë protestave/ 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit

13:00 - 25/10/26
Para
‘Do takoj motrën…’/ Ende asnjë gjurmë nga 26-vjeçari

'Do takoj motrën...'/ Ende asnjë gjurmë nga 26-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Uncategorized

“Përballë do na keni”/ Banorët e Krujës: Policëy shkojnë me 4 makina në shtëpitë e protestuesve

15:30 - 25/10/26

Banorët e Bashkisë Krujë, janë thërritur sot në polici, duke iu bërë presion në mënyrë që të mos dalin në...

Lexo më shumë
Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit

15:14 - 25/10/26
Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë

14:53 - 25/10/26

Dita e 13 e protestës studentore/ Nis grumbullimi i studentëve te Ministira e Arsimit

14:34 - 25/10/26
Shefja e Okulistikës në QSUT: I riu do transportohet në Itali për një operacion të dytë

Shefja e Okulistikës në QSUT: I riu do transportohet në Itali për një operacion të dytë

14:07 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com