Mëngjesin e sotëm është regjistruar një ngjarje e rëndë, ku dy vëllezër janë plagosur me armë zjarri në fshatin Mes të Shkodrës, specifikisht në njësinë administrative Postribë.
Burimet kanë bërë me dije për Gijotina.com, se policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihen motivet e këtij incidenti.
Dy të plagosurit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës për të marrë trajtimin e nevojshëm.