GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dy atentate mafioze, RENEA aksion “blic” në Elbasan

19:25 - 25/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dy atentate mafioze, RENEA aksion “blic” në Elbasan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Forcat speciale RENEA kanë zbarkuar në Elbasan mbrëmjen e sotme. Burime bëjnë me dije se po zhvillohen kontrolle në qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth.

Kontrollet po zhvillohen për kapjen e personave të kërkuar nga drejtësia. Operacioni është në vijim.

Aksioni vjen pas dy ngjarjeve të bujshme të ndodhur anë vend. Masakra e Fushë-Krujës ku u ekzekutuan 3 persona. Dhe atentati në Milot ku u vra një person dhe një tjetër u plagos rëndë. Dyshohet se të dyja ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Ngjarjet shënuan 4 viktima dhe 1 të plagosur, duke theksuar kështu se bandat kriminale janë rikthyer fuqishëm dhe po fillojnë eliminimet nga të dyja palët. Pasditen e 17 korrikut, 4 persona të paidentifikuar ekzekutuan me breshëri kallashnikovi tre të rinj në mbikalimin e Fushë-Krujës. Viktima të atentatit mbetën Brilant Martinaj, që dyshohet se ishte dhe objektivi, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha. Tre viktimat ishin duke udhëtuar me një mjet “Volkswagen Passat” nga Rinasi në drejtim të Laçit kur një makinë “Volkswagen Passat” i zuri pritë, 3 perona dolën nga mjeti dhe zbrazën breshërinë e kallashnikovit mbi ta. Nga breshëria e plumbave makina shpërtheu në flakë. Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha u shkrumbuan Brenda makinës që u dogj. Ndërsa Diklen Vata ishte pasagjer në pjesën e pasme, mundi t’i shpëtonte plumbave dhe tentoi të largohej duke dalë nga mjeti. Kur autorët e panë që doli gjallë, u kthyen dhe u siguruan që të vdiste.

Atentati në Milot, shënjestra Ylli Brahimi

Pak ditë pas masakrës me 3 të vrarë që tronditi Shqipërinë, krimi goditi sërish në Milot. Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi u qëlluan me breshëri automatiku. Preçi nuk mundi t’i mbijetojë plagëve  dhe mbërriti në spital pa shenja jete. Dy personat ishin duke qarkulluar me automjet në Milot dhe janë qëlluar me breshëri automatiku duke mos i lënë mundësinë Klismanit të shpëtonte. Ylli Brahimi dyshohet të jetë objektiv i atentatit.. Pas atentatit, një makinë e djegur u gjet në Borizanë.  Dyshohet që makina e djegur të jetë përdorur nga autorët. Pas atentatit, dyshohet se autorët janë larguar drejt Laçit. Policia ka ngritur postblloqe. Kontrolle po kryhen edhe në Kurbin, pasi ka dyshime se autorët të jenë nga kjo zonë. Preçi dhe Brahimi janë emra të njohur për policinë. Ata i kanë shpëtuar atentateve edhe më parë. Brahimi ka qenë i përfshirë në biznesin e lojërave të fatit dhe i dënuar për trafik të lëndëve narkotike, ndërsa është marrë në pyetje dhe për vrasjen e ish-policit Xhelal Reçi. Ndërsa, Klisman Preçi është arrestuar për një tentativë grabitjeje me armë në Milot.

Etiketa: RENEA

Lajme të lidhura

Cënoi besimin e publikut tek drejtësia/ KPA shkarkon nga detyra prokurorin Gjergji Tako
Aktualitet

Cënoi besimin e publikut tek drejtësia/ KPA shkarkon nga detyra prokurorin Gjergji Tako

20:00 - 27/02/26
Vrau 17-vjeçarin shqiptar, arrestohet autori në Greqi, zbardhet dëshmia: E godita pasi…
Aktualitet

Vrau 17-vjeçarin shqiptar, arrestohet autori në Greqi, zbardhet dëshmia: E godita pasi…

19:21 - 27/02/26
Eria Ago akuzohet se ndihmoi Safet Bajrin në vrasjen e Fatbardh Licit, Gjykata Lartë refuzon t’a lirojë
Aktualitet

Eria Ago akuzohet se ndihmoi Safet Bajrin në vrasjen e Fatbardh Licit, Gjykata Lartë refuzon t’a lirojë

18:39 - 27/02/26
Para
Vendimi i Konventës: Shkrihet LSI-ja, nuk dihet emri i ri

Vendimi i Konventës: Shkrihet LSI-ja, nuk dihet emri i ri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 28 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:05 - 28/02/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.1 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 28 Shkurt 2026

07:37 - 28/02/26
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot, 28 Shkurt 2026

07:35 - 28/02/26
Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Rriten pagat për mësuesit dhe policët/ Vendimi i qeverisë, përfitojnë edhe ushtarakët nga indeksimi 2.5%

Rriten pagat për mësuesit dhe policët/ Vendimi i qeverisë, përfitojnë edhe ushtarakët nga indeksimi 2.5%

23:21 - 27/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com