GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata rikthen në punë 6 efektivët e Shqiponjave

11:12 - 02/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata rikthen në punë 6 efektivët e Shqiponjave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Elbasanit ka vendosur këtë të shtunë të rikthejë në punë gjashtë efektivët e “Shqiponjave” që më herët u pezulluan nga detyra apo ushtrim i çdo funksioni publik, pasi u akuzuan nga prokuroria për ngjarjen e ndodhur katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani.

Pak ditë më parë u publikua dhe dosja e prokurorisë sipas së cilës thuhet se ngjarja ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 të tjerë në Elbasan mund të ishte parandaluar nëse policia do të kishte ndërhyrë në kohë.

Gjykata dërgoi në arrest shtëpie dy ish-zv.drejtorët e policisë së qarkut, Nikollaq Palla dhe Albert Nushi, ndërsa u pezulluan nga detyra 6 oficerë të Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Referuar dinamikës së ngjarjes, dy nëndrejtorët e policisë mbërritën të parët në vendin e ngjarjes, në lagjen “5 Maji”, pas njoftimit të bërë nga Arjan Hoxha, i prezantuar si përgjegjës i sigurisë së shtabit elektoral të Partisë Demokratike në Elbasan.

Zyrtarët e policisë po qëndronin në trotuar, duke biseduar me Hoxhën, teksa ky i fundit iu tha se bashkë me kolegët e tij, kishin bllokuar një automjet pa targa, pasi kishin dyshime se drejtuesi i saj, i identifikuar si Mehmet Greca, po blinte vota në favor të Partisë Socialiste.

Policia nuk ndërhyri ne kohë, duke lejuar që në ndihmë të Mehmet Grecës të vinte Pjerin Xhuvani, Klement Xhaferri Gentian Sharra, Elton Bodinaku, Luan Tabaku, Mario Cela, Marsel Rroka, etj, të cilët lëviznin me 3 automjete.

Palët u konfliktuan mes tyre dhe pati shkëmbim zjarri, ku për pasojë mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, ndërsa u plagosën 4 të tjerë. Për vrasjen e Xhuvanit akuzohet ish efektivi special i RENEA-s, Arbër Paplekaj, ndërsa dy personat që qëlluan në drejtim të tij nuk janë identifikuar. Sipas prokurorisë, zyrtarët e policisë mund të reagonin në përputhje me situatën, duke përdorur dhe armën e zjarrit, që të ruanin jetën e qytetarëve.

Etiketa: GjykataVrasje

Lajme të lidhura

Bllokohen mbi 1 ton mish e djathë, AKU gjobit “Bonum” dhe “KMY”: Shkelje të rënda higjienike!
Aktualitet

Bllokohen mbi 1 ton mish e djathë, AKU gjobit “Bonum” dhe “KMY”: Shkelje të rënda higjienike!

15:53 - 17/03/26
Gruaja humbi jetën në maternitet, burri i saj ndodhej në burg
Aktualitet

E rëndë në Elbasan! Zetori përmbyset gjatë punës, humb jetën 63-vjeçari

15:16 - 17/03/26
24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia
Aktualitet

24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia

14:54 - 17/03/26
Para
Protesta e PD, gjimnazisti denoncon mësuesit militantë: Në shkolla ka bullizëm politik

Protesta e PD, gjimnazisti denoncon mësuesit militantë: Në shkolla ka bullizëm politik

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë
Breaking Views

‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë

19:30 - 17/03/26

Adriatik Lapaj mendon se rezistenca e tij tre mujore në bulevard ka dhënë një kontribut jo vetëm në riformatimin e...

Lexo më shumë
Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA

Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA

19:03 - 17/03/26
Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

17:39 - 17/03/26
Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH

Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH

16:53 - 17/03/26
Bllokohen mbi 1 ton mish e djathë, AKU gjobit “Bonum” dhe “KMY”: Shkelje të rënda higjienike!

Bllokohen mbi 1 ton mish e djathë, AKU gjobit “Bonum” dhe “KMY”: Shkelje të rënda higjienike!

15:53 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com