GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“E gjithë loja për apartamente”, Meta nxjerr ‘prapaskenat’ nga Porti i Durrësit

12:05 - 15/11/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“E gjithë loja për apartamente”, Meta nxjerr ‘prapaskenat’ nga Porti i Durrësit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lideri i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një bashkëbisedim me gazetarët, sulmoi ashpër qeverinë Rama. Revolta e tij lidhet me projektin e Portit të Durrësit. Duke e cilësuar si një megaaferë, ai tha se gjithçka bëhet për apartamentet dhe jo për një vepër strategjike.

“Parlamenti me nxitim dhe përmes sulmeve ndaj përfaqësues të maxhorancës bërë ndaj deputetëve të opozitës, thellon përgjegjësitë për megaaferën e madhe. Siç është grabitja e portit të Durrësit, aseti më i madh i Shqipërisë. Kryeministri në flagrancë, është iniciuesi i grabitësit, sot është nën akuzë para shqiptarëve. Pasi faktet flasin vetë dhe janë të rënda. Prona më e rëndësishme në pikëpamje strategjike do i jepet kompanive guackë. Me pronarë të fshehur, me fonde të panjohura dhe që s’ju dihet origjina e tyre. Asnjë shqiptar se di se ku po përfundon.

Ky nuk është projekt strategjik, pasi do të ketë hotele dhe apartamente. Gjithçka është e projektuar te biznesi i apartamenteve. Dhe prona strategjike si porti falet për apartamentet. Do të falen qindra milionë euro taksa, falen 820 mijë metra katrorë me një vlerë edhe kjo qindra milionë euro, është parashikuar edhe fond për shpronësime të tjera dhe e gjithë kjo. Do të bëhet për të ndërtuar apartamente.

Lexo edhe: “Një spiun non grata”, Rama: PD i nguli thikën UÇK-së

Përjashtimi nga taksat është një shkelje flagrante e Kushtetutës. Pasi trajton në mënyrë të diferencuar bizneset e një kategorie, pra në Durrës, kompanitë e ndërtimit të zakonshme do të paguajnë 7% taksë (4% për Taksën e Ndikimit në Infrastrukturë dhe 3% Taksa e Strehimit Social).

Ndërsa apartamentet e Edi Ramës do të përjashtohen nga kjo taksë…Ashtu siç del e qartë nga Plani i Financimit të Projektit, është e qartë se kemi të bëjmë me një skemë të pastrimit të parave, sepse vetëm 6.8% e investimit prej 2 miliardë Euro, do të financohen përkatësisht: 3.4% nga aksionerët dhe 3.4% nga Bankat.

Pra, rreth 130 milionë euro. Ndërsa pjesa tjetër, 93.2% do të jetë me vetë-financim, pra, prit të shiten apartamentet që investimi të vazhdojë…”, tha Meta.

Ai shtoi: “Megjithëse Bashkimi Europian ka qenë i qartë dhe i prerë lidhur me pasaportat e Arta, për të cilat rrezikohet seriozisht lëvizja e qytetarëve shqiptarë në BE, marrëveshja e Edi Ramës parashikon që kush blen një apartament mund të marrë një pasaportë shqiptare, pra të lëvizë në të gjithë zonën Schengen.

Përse, Edi Rama është i gatshëm të sakrifikojë lëvizjen e lirë të Shqiptarëve?

Përgjigja është e qartë, për të pastruar para…. Bashkimi Europian ka qenë i qartë dhe i prerë që ky projekt është në kundërshtim të hapur me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit mes Shqipërisë dhe BE-së. A mungojnë në Europë investitorët shumë të fuqishëm dhe seriozë që mund të investonin seriozisht dhe me transparencë në Portin e Durrësit?

Cili është fati, kur do ndërtohet dhe a ka burim financimi për portin e ri të mallrave që do duhet të ndërtohet e që kushton mbi 1 miliardë e gjysëm Euro?

Është shumë e qartë se projekti nuk është aspak strategjik. Nuk është aspak turistik.

Dhe nuk është aspak transformues për potencialin turisitik të qytetit. Sepse është qartazi një biznes ndërtimi apartamentesh duke grabitur pronen me strategjike te Shqiperise”.

 

Etiketa: Durrësmetaporti

Lajme të lidhura

PD-ja E 2025-ës/ Nga zgjedhjet, te “farsa”, rikthimi në Kuvend dhe protestat kundër qeverisë
Aktualitet

PD-ja E 2025-ës/ Nga zgjedhjet, te “farsa”, rikthimi në Kuvend dhe protestat kundër qeverisë

17:30 - 02/01/26
KQZ gjobit 91 parti politike pas auditimit të raporteve financiare për vitin 2024
Aktualitet

Celibashi ultimatum partive: Reforma zgjedhore brenda 6-mujorit të parë të 2026

11:59 - 02/01/26
Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla
Aktualitet

Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla

10:30 - 02/01/26
Para
GJKKO kërkon rihetimin e dosjes për 7-ish gjyqtarët e lartë

I dënuar për drogë dhe prostitucion, GJKKO konfiskon pasuritë e "të fortit" të Durrësit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Raporti 2025: Ballkani Perëndimor, terren i favorshëm për krimin e organizuar
Aktualitet

Raporti 2025: Ballkani Perëndimor, terren i favorshëm për krimin e organizuar

22:30 - 02/01/26

Pavarësisht të gjitha dallimeve të tyre politike dhe ekonomike, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut...

Lexo më shumë
Donald Trump në pritje të Nobelit për Paqe, a do të befasojë komiteti norvegjez sot?

Trump paralajmëron Iranin: SHBA-të janë të armatosur, nëse goditen protestuesit

21:59 - 02/01/26
Moti i keq vazhdon/ Rrezik për përmbytje në zonat veriore dhe qendrore

Moti i keq vazhdon/ Rrezik për përmbytje në zonat veriore dhe qendrore

21:30 - 02/01/26
Zvicra në zi pas tragjedisë në Crans Montana, identifikohen viktimat e para të zjarrit (EMRAT)

Zvicra në zi pas tragjedisë në Crans Montana, identifikohen viktimat e para të zjarrit (EMRAT)

20:59 - 02/01/26
Bullgaria hyn në eurozonë/ I jep fund monedhës lev

Bullgaria hyn në eurozonë/ I jep fund monedhës lev

20:30 - 02/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com