GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“E ka kthyer PS-në, si ajo e Enver Hoxhës”, Berisha akuza Ramës nga Mirdita: Po shpopullon vendin

19:54 - 28/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“E ka kthyer PS-në, si ajo e Enver Hoxhës”, Berisha akuza Ramës nga Mirdita: Po shpopullon vendin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama nga Mirdita, ku ndodhet dhe në një takim me mbështetës të opozitës. Berisha tha se Rama ka si qëllim kryesor shpopullimin e vendit. Duke iu referuar raporteve të Eurostat, Berisha theksoi se 7 vitet e fundit nga Shqipëria janë larguar 744 mijë qytetarë, ose 26% e popullsisë. Ndërkaq, Berisha u shpreh se Rama u ka hequr të drejtën e votës vetë socialisteve, dhe se PS-ja i përngjan Partisë së Punës së Enver Hoxhës.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka për të shpëtuar Shqipërinë nga kjo qeverie, e cila në shumë qëndrime është kryekëput anti-shqiptare. Ju jeni njerëz të mençur dhe a e keni dëgjuar njëherë këtë njeri të shprehë një shqetësim se varfëria po rritet, se vendi po shkretohet nga njerëzit, se çmimet po shkojnë në qiell, se fermerët po falimentojnë, se rinia po ikën masivisht. Për çdo gjë, ky ka një justifikim, i cili në thelb abuzohet në mendimin e tij zhvlerësues, përçmues ndaj problemit të qytetarëve. Çfarë ka ndodhur me ne? Gjatë këtyre 7 viteve nga 2014 deri në 2021 del statistika e Eurostat. Më i sakti që ekziston. Nga Shqipëria thotë Eurostati janë larguar 744 mijë qytetarë. Largime të mëdha të tilla ndodhin në luftëra civile, por edhe në to nuk largohen kaq shumë. Kur luftojnë dy palë, njëra palë ikën dhe ajo që humbet ikën thotë s’do jetoj me të. Po të marrësh statistika të vendeve që kanë kaluar lufta civile, kanë humbur 10%, 15% por jo 26% të popullatës, krahasuar me shifrat e 2014.

Nga viti 2010 deri në vitin 2013, deri me largimin e qeverisë nga pushteti, në Gjermani kanë kërkuar azil gjithsej 413 shqiptarë. Këtu kam një grafik që tregon se popullsia në Shqipëri (grafik i prodhuar nga Instat) që drejtohet nga Edi Rama, popullata në Shqipëri është rritur progresivisht, sepse vendi u bë me shpresë, ndërsa nga 2014 filloi rënia.

Vendi u bë me shpresë se ne dyfishuam rrogat, vumë në epiqendër qytetarin. Mësuesi po kështu, pensionet e fshatit ishin 34 mijë lekë të vjetra dhe ne i dyfishuam. Donim t’i rrisnim progresivisht. Ne arritëm të kemi rroga më të larta se të gjitha vendet e rajonit, përfshirë Rumaninë e Bullgarinë. Nuk po i tregoj për mburrje. Në ato rritje rrogash e pensionesh, një pjesë e fondeve krijoheshin në vend e një pjesë u morën borxh. 4% u morën borxh. Por nga 2013 deri në 2021 borxhi është rritur në 44%. E ka çuar borxhin në 107% të prodhimit të brendshëm bruto.

Kjo politikë i ka shtyrë shqiptarët të largohen nga Shqipëria. Nëse ti shkon dhe i varfëron, i nënçmon ata, dhe ua vështirëson jetën e përditshme, perspektivën, ata thonë; të ikim duku për një jetë më të mirë. Qëllimi më shkatërrimtar për shpresën e shqiptarëve, është shkatërrimi i votës. Ky njeri tani thotë; këta nuk do votojnë.

Një kryeministër që vendos që qytetarët të votojnë formalisht, s’ka kuptim. Nëse kanë ikur kaq shumë, faktor është mungesa e shpresës se Shqipëria mund të bëhet, mund të eci. Ky përfundoi duke i hequr votën PS-së. Kjo është gjëmë e madhe. Jua them unë, duhet ta bisedoni me çdo socialist. Historia ka provuar se njerëzit të cilët nuk e konsiderojnë të shenjtë votën e lirë, nuk respektojnë lirinë e tjetrit, ata bëhen ndër më të rrezikshmit, çdo gjë. Të heqësh sot votën nga një parti më kryesore në vend, e kthen atë në kohën e Enver Hoxhës. Shqipëria po shkatërrohet, është në rrezik të madh real. Këtu jemi në një kompleks kjo është anë, shpopullimi. Shkak tjetër i tij.”-tha Berisha.

 

Lajme të lidhura

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën
Aktualitet

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Para
Lëvizjet e tij “alarmuan” policinë, arrestohet trafikanti shqiptar, kontrolli në banesë “e fundos”

Lëvizjet e tij “alarmuan” policinë, arrestohet trafikanti shqiptar, kontrolli në banesë “e fundos”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën
Aktualitet

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25

Kryetari i PD Sali Berisha u shpreh dje se  organizata e partive të djathta e udhëhequr nga Partia Republikane amerikane...

Lexo më shumë
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25
Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com