GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

E mbajtën gazetarin mbi 7 orë në SPAK dhe i kontrolluan shtëpinë, reagon prokurori Dibra

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
E mbajtën gazetarin mbi 7 orë në SPAK dhe i kontrolluan shtëpinë, reagon prokurori Dibra
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari i kronikës, Elton Qyno, u mor në pyetje për gati 7 orë të mërkurën në Tiranë, ndërsa oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kryen kontroll në banesën dhe në zyrën e tij në televizionin Ora, pas hetimeve të nisura nga Prokuroria e Posaçme për nxjerrje të sekretit hetimor. Në një deklaratë për televizionin Ora News, gazetari tha se i ishte bërë presion për të treguar burimin.

Prokurori SPAK Behar Dibra i tha BIRN të mërkurën në mbrëmje se gazetari i televizionit Ora News, Elton Qyno është marrë në pyetje ditën e mërkurë dhe ndaj tij është ushtruar kontroll banese me urdhër gjykate si pjesë e një procedimi penal për shkelje të sekretit hetimor.

“Po, është pyetur për të dhënë burimin. Nuk e ka thënë. Hetimet do të vazhdojnë në forma të tjera për të zbuluar kush ka nxjerrë sekretin hetimor”, tha Dibra në një bisedë telefonike me BIRN.

Sipas Dibrës, gazetari nuk është shoqëruar apo ndaluar, por është “ftuar për të dhënë deklarime”.

Qyno nuk ishte i arritshëm nëpërmjet telefonit për koment. Megjithatë, ai i tha televizionit Ora News më herët se ishte thirrur në Prokurori në orën 11 [paradite] dhe kishte dalë rreth orës 5 [pasdite].

Qyno shpjegoi se se i ishte komunikuar një vendim gjykate për kontroll të zyrës dhe banesës dhe se i ishte bërë presion për të treguar burimin, por pa specifikuara se për çfarë informacioni bëhej fjalë.

“Më thanë për të marrë një deklarim dhe filluan me presionet, me lloj-lloj forme, me qëllimin e vetëm për të treguar burimin”, tha ai për Ora News.

Elton Qyno është një gazetar me një eksperiencë të gjatë në shtypin e shkruar dhe median audiovizive. I aktualisht punon si gazetar që mbulon institucionet ligjzbatuese dhe ato të drejtësisë në televizionin Ora News dhe ftohet shpesh për të dhënë koment mbi aktualitetin në median audiovizive. Më herët Qyno ka punuar si gazetar në gazetën e përditshme Shqiptarja.com dhe televizionin Report TV.

Në një reagim për televizionin Ora News, kreu i Unionit Shqiptar të Gazetarëve, Aleksandër Çipa tha se po e ndiqte rastin me vëmendje dhe po prisnin për një reagim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme.

“Nëse kemi të bëjmë me një rast që quhet i paprecedentë për raportin e së drejtës që ka gazetari për të mos dekonspiruar burimin dhe këmbënguljen e drejtësisë për ta pasur atë burim atëherë kjo natyrisht që do marrë një dimension tjetër dhe në këtë ëështje do të përfshihen jo vetëm elementët e avokatisë por edhe për ta dimensionuar atë edhe si një histori që është e re dhe ka të panjohurat e veta,” tha Çipa.

Në mbështejte të gazetarit Elton Qyno kanë reaguar kolegë të tij gazetarë dhe politikanë.

“Jam me Elton Qynon dhe me çdo gazetar që i shërben publikut dhe te vërtetës”, shkruan në Facebook gazetarja e televizionit Top Channel, Anila Hoxha.

Sipas gazetarit Basir Çollaku kolegu i tij Elton Qyno është ndaluar dhe marrë në pyetje për publikimin e dëshmisë së një të penduari të drejtësisë.

“Kërkojnë të dinë përse ka publikuar pjesë të dëshmisë së të penduarit Nuredin Dumani, pasi më herët kishin kërkuar me shkrim çuditërisht mospublikim. Kanë ushtruar edhe kontroll banese,” shkruan ai në Facebook.

Edhe gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri e ka dënuar rastin.

“Nëse arsyeja e ndalimit të kolegut Elton Qyno është me të vërtete shantazhi për të nxjerrë burimin e informacioneve që ai ka publikuar, ky është precedenti më kriminal dhe sulmi më i rrezikshëm që i është bërë ndonjëherë medias në Shqipëri,” shkruan ai.

Reagim ka pasur edhe nga përfaqësues të klasës politike. Ish-kryeministri Sali Berisha e ka dënuar veprimin e Prokurorisë së Posaçme në Facebook.

“Të dashur miq, në një atentat të vërtetë ndaj lirisë së mediave dhe terrori të pashembullt dhe torture psikoligjike, skapist të papërgjegjshëm të narko-partisë mbajnë që nga ora 10:00 e mëngjesit të ngujuar në zyrat e Skapit gazetarin e mirënjohur të Ora News, Elton Qyno. Ata i kërkojnë atij brutalisht të tregojë burimet e informacioneve që i shesin vetë,” ka shkruar Berisha.

 

Etiketa: gazetarShtëpiSpak

Lajme të lidhura

U përfol se ishte nisur nga Vlora, ministri grek i Mbrojtjes për dronin në Lefkada: Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze
Aktualitet

U përfol se ishte nisur nga Vlora, ministri grek i Mbrojtjes për dronin në Lefkada: Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze

22:48 - 12/05/26
‘Ky është përdhunim…’- Bogdani ‘përplaset’ me Stojanin në KLP: Do më varni në litar? Unë mbase jam çmendur
Aktualitet

‘Ky është përdhunim…’- Bogdani ‘përplaset’ me Stojanin në KLP: Do më varni në litar? Unë mbase jam çmendur

21:25 - 12/05/26
Hakmarrje dhe vrasës me pagesë, saga e përgjakshme mes Nikulajve dhe Lekstakajve
Aktualitet

Hakmarrje dhe vrasës me pagesë, saga e përgjakshme mes Nikulajve dhe Lekstakajve

20:26 - 12/05/26
Para
Paralajmërimi i fortë nga Amerika, do zgjerohet lista “non grata”

Paralajmërimi i fortë nga Amerika, do zgjerohet lista “non grata”

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jam i vetmi që depozitova platformë për kryetar”, Salianji: Berisha përjashtoi edhe zonjën Mereme që e futi vetë!
Breaking Views

“Jam i vetmi që depozitova platformë për kryetar”, Salianji: Berisha përjashtoi edhe zonjën Mereme që e futi vetë!

23:05 - 12/05/26

Ish-deputeti Ervin Salianji, i ftuar në emisionin Studio24, ka folur për situatën brenda Partisë Demokratike, pasi nuk u lejua të...

Lexo më shumë
U përfol se ishte nisur nga Vlora, ministri grek i Mbrojtjes për dronin në Lefkada: Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze

U përfol se ishte nisur nga Vlora, ministri grek i Mbrojtjes për dronin në Lefkada: Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze

22:48 - 12/05/26
Vazhdon trekëndëshi Bashki- One Albania- Gogle e Veliajt?! Monitorim trafiku, gati kontrata e re 400 MLN lekë!

Vazhdon trekëndëshi Bashki- One Albania- Gogle e Veliajt?! Monitorim trafiku, gati kontrata e re 400 MLN lekë!

22:00 - 12/05/26
‘Ky është përdhunim…’- Bogdani ‘përplaset’ me Stojanin në KLP: Do më varni në litar? Unë mbase jam çmendur

‘Ky është përdhunim…’- Bogdani ‘përplaset’ me Stojanin në KLP: Do më varni në litar? Unë mbase jam çmendur

21:25 - 12/05/26
“Me shkarkoni, të bie dhe unë rehat”/ Ristani ‘shpërthen’ gjatë debatit në Këshillin Bashkiak

“Me shkarkoni, të bie dhe unë rehat”/ Ristani ‘shpërthen’ gjatë debatit në Këshillin Bashkiak

20:42 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com