GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“E mbështes nëse…”/ Fuga pro protestës së pedagogëve për rritjen e rrogës, por ka një kusht

18:37 - 16/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“E mbështes nëse…”/ Fuga pro protestës së pedagogëve për rritjen e rrogës, por ka një kusht
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë një bisede sot në televizion, akademiku Artan Fuga komentoi protestën e pedagogëve të cilët kërkonin dje rritjen e pagave. Ai u shpreh se profesioni i arsimtarëve duhet ta përdorë rrogën krahas mbajtjes së familjes, edhe për zhvillimin e tij profesional. Fuga thotë se një pedagog ka mjaft shpenzime që lidhen me anën profesionale, ndërsa thotë se me rroga të ulëta, ata vihen përballë dy zgjedhave, ose të varfërohen profesionalisht, ose të varfërohen në aspektin e ekonomisë familjare.

“Nuk kam pasur mundësi të marrë pjesë në protestë, kam qenë në shërbim. Dihet që rrogat në Shqipëri, jo vetëm të pedagogëve, por të gjitha pagat e shërbimeve janë më të ulëtat e rajonit, por në rastin e pedagogëve edhe të studentëve, funksion në kushtet e një varfërie relative. Dua të them se është një profesion i cili me pagën që merr, është i detyruar jo vetëm ta konsumojë për ripërtëritjen e tij fizike, morale dhe të familjes, por një pedagogu më ketë pagë i duhet të mbulojë dhe disa shpenzime profesionale, të cilat ndodhet në një dilemë, ose t’i bëjë që të jetë në nivelin e detyrës që i kërkohet, ose të mos i bëjë.

I duhen libra, vepra shkencore, që janë të huaja, duhet t’i porosisë, kushtojnë shtrenjtë, duhet të ketë lidhje interneti, duhet të jetë i abonuar ne revista.

Problemi është që të gjitha këto shpenzimet duhet t’i plotësojë nga paga e tij. Ose duhet të varfërohet shkencërisht dhe profesionalisht, ose duhet të varfërohet në ekonominë e familjes”, shprehet ai.

Më tej profesori shton: Në mënyrë që të gjallërohet financiarisht bota universitare shqiptare ka nevojë për reformë e universiteteve dhe duhen parë të gjitha elementet, pagat, autonomia financiare e pedagogëve, shërbimet për studentët etj.. Paga në vetvete nuk është thjeshtë një element për t’u ushqyer, por mekanizëm financiar për ta vënë institucionin në pozita të reja.

Por profesor Fuga thotë se është në krah të kësaj proteste nëse diskutohet në këtë nivel, por nëse diskutohet vetëm për të rritur një % të rrogës, atëherë ai thotë se kjo degradon.

“Nëse diskutohet kështu unë jam gati të jem shumë aktiv në këtë, nëse është fjala për një kërkesë jo kjo sasi po 5% më shumë, atëherë kjo degradon dhe mendoj se ne si universitar duhet ta paraqesim veten në nivelin më të lartë”, u shpreh Fuga.

Etiketa: Artan Fugaprotesta e pedagogeve

Lajme të lidhura

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren
Aktualitet

Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

14:02 - 07/04/26
Para
“Donin të nxirrnin Rusinë jashtë loje”, Putin: Do ta shohim si përfundon lufta në Ukrainë

“Donin të nxirrnin Rusinë jashtë loje”, Putin: Do ta shohim si përfundon lufta në Ukrainë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26

Kupa e Shqipërisë hyn në fazën më të rëndësishme të këtij edicioni, teksa më 8 prill do të zhvillohen ndeshjet...

Lexo më shumë
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com