GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

“Ma gjej numrin e kësaj gocës”, dalin përgjimet e policëve të arrestuar në Tiranë

16:11 - 21/10/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ma gjej numrin e kësaj gocës”, dalin përgjimet e policëve të arrestuar në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e djeshme Prokuroria e Tiranës lëshoi katër urdhra arrestimi për tre punonjës policie të Tiranës, të cilët janë kapur në shkelje duke shpërdoruar detyrën. Por, më shumë se sa akuza, lajm përbën shkaku se përse policët janë përfshirë në këtë shkelje. Në dosjen e prokurorisë, rezulton se polici i arrestuar Durim Murja është telefonuar me datë 8 gusht nga kolegu i tij, Jon Burri, i cili i ka kërkuar të dhëna në lidhje me pronaren e një makine që ai e kishte parë në lavazh.

Jon Burri i kërkon Murjas të dhëna në lidhje me identitetin, numër telefoni dhe të ngjashme për vajzën me inicialet A.C, pasi e kishte pëlqyer shumë kur e kishte parë teksa kishte çuar makinën në lavazh. Prokuroria ka pyetur edhe vajzën që kishte fiksuar policin, por ajo është shprehur se nuk ka autorizuar askënd që të kontrollojë të dhënat e saj në sistemin e targave të policisë.

U arrestuan personat Durim Murja, Jashar Shehu dhe Arjan Balla me detyrë trup shërbimi Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë. Ndërsa është u caktua masa e sigurimit “arrest në shtëpi” për policen Matilda Hamolli me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.

Ministri Peleshi, në përgjimet e policëve të arrestuar

Në përgjimet e kryera nga prokuroria e Tiranës, lidhur me veprimtarinë e paligjshme gjatë ushtrimit të detyrës nga punonjësit e policisë, kanë nxjerrë në dritë edhe emrin e një ministri të qeverisë shqiptare. Bëhet fjalë për ministrinë Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili përmendet nga një person në një bisedë të përgjuar, duke pohuar se Niko Peleshi e kishte ndihmuar ose jo në kalimin e postobllokut të policisë.

Biseda është përgjuar në datën 20 korrik 2021 në orën 22:40, Arjel Dervishi bisedon me një person tjetër, bashkëbiseduesi e pyet Ariel Dervishi, nëse e kishte ndihmuar Niko Peleshi, për të kaluar postobllokun e policisë në Korçë. Por, Ariel Dervishi, e sqaron se nuk ishte ndihmuar nga Niko Peleshi, por nga Shefi i Komisariatit të Policise Korçe, Krenar Gjokutaj.

Për të sqaruar këtë pozicion gjykata e Tiranës, ka lejuar me vendim përgjimin e numrit telefonik të Krenar Gjokutaj.

Në datën 12 gusht 2021 janë regjistruar biseda, ku Krenar Gjokutaj bisedon me një person, i identifikuar si punonjësi i policisë, Petro Fraholli si dhe me punonjësin e sallës operative ku bisedohet për kthimin e një blloku dokumentesh automjeti, tek një shtetas. Ndërsa në një përgjim të mëparshëm të datës 11 gusht 2021 është përcaktuar se këto dokumente i përkisnin automjetit me targa AA 373 IR me posedues, Dervid Ponjari.

Gjatë hetimeve ka rezultuar se ky person, ka biseduar me Krenar Gjokutaj, duke i kërkuar që ta ndihmonte për të rimarrë dokumentacionin e mjetit pasi punonjës të qarkullimit rrugor në Korçë, e kishin gjetur jashtë orarit policor pa autorizim nga E-Albania.

Më këqyrjen e aparatit telefonik të punonjësit të policisë Petrit Fraholli, vërehen përsëritje shumë të shpeshta të episodeve të ngjashme, ku Krenar Gjokutaj, bisedon me Petro Frahollin, për të lejuar të largohet pa proçedurë administrative një automjet i markës “Range Rover”.

Kjo ngjarje ka ndodhur në datën 1 maj 2021, ku një person i quajtur Andrea me furgon, pasi ishte miku i Krenar Gjokutaj, në datën 5 qershor 2021, si edhe një bisedë ku Krenar Gjokutaj, i shfaq pretendim Petro Fraholli, se ishte hera e dytë që ja bënin kështu në lidhje me një test.

Etiketa: Ministriniko peleshipergjimetPolicet

Lajme të lidhura

Një dekadë pas “ftohjes”/ Rama dhe Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant!
Aktualitet

Një dekadë pas “ftohjes”/ Rama dhe Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant!

21:38 - 27/12/25
Deputetët e PD-së marshojnë në Surrel: Rama jep dorëheqjen, ose shqiptarët do të të çojnë vetë para drejtësisë
Aktualitet

Deputetët e PD-së marshojnë në Surrel: Rama jep dorëheqjen, ose shqiptarët do të të çojnë vetë para drejtësisë

20:15 - 27/12/25
“Jep dorëheqjen”/ Berisha: Nga Korça i deklaroj Edi Ramës se dënimi yt është pa kthim dhe kapital
Aktualitet

“Jep dorëheqjen”/ Berisha: Nga Korça i deklaroj Edi Ramës se dënimi yt është pa kthim dhe kapital

19:45 - 27/12/25
Para
Prishja e Cirkut, Sindikata e Artistëve: Është aferë korruptive, Ministria nuk na jep asnjë shpjegim

Prishja e Cirkut, Sindikata e Artistëve: Është aferë korruptive, Ministria nuk na jep asnjë shpjegim

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

Përplasen dy makina në Divjakë! Njëra prej tyre përfundon në kanal, tre të plagosur rëndë!

22:57 - 27/12/25

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Divjakë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...

Lexo më shumë
Zelensky: Putin të ndalojë bombardimet, Ukraina gati për armëpushim

Putin flet para takimit Trump–Zelensky: Nëse s’ka paqe, Rusia do të përdorë forcën

21:54 - 27/12/25
Një dekadë pas “ftohjes”/ Rama dhe Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant!

Një dekadë pas “ftohjes”/ Rama dhe Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant!

21:38 - 27/12/25
Ndodh edhe kjo/ Hajduti bie nga çatia, pronari i shtëpisë i jep ndihmën e parë

Bënin ‘kërdinë’ duke vjedhur, merr fund ‘aventura’ e katër të rinjve shqiptarë në Itali

21:30 - 27/12/25
Egnatia kërkon “hakmarrjen” ndaj Dinamos, Edlir Tetova: Daja ka qenë trajneri im, por i kemi marrë masat

Egnatia kërkon “hakmarrjen” ndaj Dinamos, Edlir Tetova: Daja ka qenë trajneri im, por i kemi marrë masat

21:00 - 27/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com