GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

E ngacmonte duke e prekur me duar, shqiptarja vret italianin me thikën e kuzhinës

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
E ngacmonte duke e prekur me duar, shqiptarja vret italianin me thikën e kuzhinës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një shqiptare ka vrarë me thikën e kuzhinës një 67 -vjeçar pasi dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Sant’Andrea në Novara, me autore një grua shqiptare, e cila është arrestuar nga karabinierët me akuzën e vrasjes me dashje, pas marrjes në pyetje për një kohë të gjatë.

Mide Andreu, 51 vjeç, e martuar e me fëmijë, prej tre vitesh bënte punët e shtëpisë një herë në javë në shtëpinë e Antonio Amicuccit. Dje, sipas deklaratës para karabinierëve, 68-vjeçari e preku me duar dhe nuk ishte hera e parë që e bënte.

Që aty pati zanafillën sherri, gjatë të cilit 51-vjeçarja rrëmbeu një thikë kuzhine dhe e goditi disa herë në gjoks Amicuccin. Më pas, me lot në sy, vrapoi te fqinja duke i treguar që e kishte goditur me thikë e duke i kërkuar të thërriste ndihmën. Edhe pensionisti, ende i vetëdijshëm, telefonoi urgjencën.

Megjithatë, mbërritja e ndihmës dhe e karabinierëve ishte e kotë, pasi Amicucci ndërroi jetë.

Ai banonte në një apartament në katin e dytë bashkë me qenin e tij. Me origjinë nga Ortona, Abruzzo, ai ishte vendosur në Novara në vitet ’70 bashkë me gruan, me të cilën u nda në vitet 2000.

Që atëherë, Amicucci kishte koleksionuar një seri denoncimesh për ngacmim e përndjekje nga ish-gruaja dhe e bija, çka i solli edhe një periudhë burgosjeje. I kthyer për pak kohë në Ortona, edhe aty u arrestua për lëndim dhe kërcënime. Prej pak vitesh jetonte në Novara dhe rrallë dilte, për shkak të problemeve me shëndetin.

Pavarësisht historisë së viktimës, karabinierët dhe gjyqtari që morën në pyetje shqiptaren vendosën arrestin me burg. Sipas prokurorit, gruaja kishte reaguar në mënyrë impulsive, duke e goditur shumë herë me thikë. Disa nga plagët ishin të lehta, të tjera kishin prekur organe jetësore, ndërkohë që autopsia do të përcaktojë se cila ishte goditja fatale.

Etiketa: ItalianShqiptareVrasje

Lajme të lidhura

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat

17:04 - 19/10/26
Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja
Breaking Views

Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja

22:32 - 11/10/26
‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!
Breaking Views

‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!

14:30 - 11/10/26
Para
Pas ‘Jo’ nga Zidane e Pochettino, United kërkon këtë trajner

FOTO, e zbulon vetë, ish-lojtari: Unë do jem trajneri i ri United

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jeni kafshë, hiqni kapelet”/ Protestuesit përleshen ashpër me Policinë
Breaking Views

“Jeni kafshë, hiqni kapelet”/ Protestuesit përleshen ashpër me Policinë

20:35 - 20/10/26

Tensione në protestën e sotme më 20 tetor mes protestuesve dhe policisë. Policia ka hedhur ujë me kimikate në drejtim...

Lexo më shumë
“Gjykata liron protestuesit”, Shoqata e Gjyqtarëve i reagon Ramës: Vendimet i merr drejtësia, jo politika

“Gjykata liron protestuesit”, Shoqata e Gjyqtarëve i reagon Ramës: Vendimet i merr drejtësia, jo politika

20:27 - 20/10/26
Protestuesit marshojnë drejt Zogut të Zi, ngrihen barrikada për të penguar policinë

Protestuesit marshojnë drejt Zogut të Zi, ngrihen barrikada për të penguar policinë

20:20 - 20/10/26
Dhunë te kryeministria, policia godet disa vajza: Mos i gjuani gocave!

Dhunë te kryeministria, policia godet disa vajza: Mos i gjuani gocave!

20:18 - 20/10/26
I keqtrajtoi fëmijën në kopsht/ Nëna dhunon edukatoren, përfundojnë të dyja në ndjekje penale

I keqtrajtoi fëmijën në kopsht/ Nëna dhunon edukatoren, përfundojnë të dyja në ndjekje penale

19:47 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com