GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

E përfshirë në aferën e inceneratorëve, AZHBR justifikohet: Ja pse i dhamë 310 mijë euro kompanisë

16:30 - 09/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
E përfshirë në aferën e inceneratorëve, AZHBR justifikohet: Ja pse i dhamë 310 mijë euro kompanisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), ka reaguar në lidhje me lajmin e një dite më parë ku akuzohej se ishte përfshirë edhe ky institucion në aferën e inceneratorëve ku i dha 310 mijë euro njeriut të inceneratorit të Tiranës, teksa i mohoi fondin e BE-së nëpërmjet programit IPARD II një blegtori nga Berati, i cili falimentoi.

Sot AZHBR tenton të bëjë transparencë mbi ata që kualifikohen për të përfituar nga këto fonde, duke i quajtur ‘akuza të pavërteta të subjekteve politike që synojnë të përbaltin punën e rëndësishme që është kryer nga AZHBR në vitet e fundit e cila ka kontribuar cilësisht dhe qenësisht për zhvillimin e bujqësisë shqiptare, modernizimin e saj dhe rritjen e punësimit në sektor’.

Por ndonëse sqaron punën e saj dhe kriteret që duhet të përfitojë çdo person që aplikon për të përfituar këto fonde, AZHBR nuk thotë asnjë fjalë për blegtorin Dashamir Çela nga fshati Samaticë i Beratit falimentoi pak muaj më parë. Çela mbylli fermën e gjedhit me të cilën kishte kaluar gjysmën e jetës dhe u nis si emigrant drejt Gjermanisë, pasi iu refuzua mbështetja me subvencion nga programi IPARD për një detaj honorifik që kishte të bënte me distancën e stallës nga banesa.

Deklarata e AZHBR

Informojmë opinionin publik mbi akuzat e pavërteta të subjekteve politike që synojnë të përbaltin punën e rëndësishme që është kryer nga AZHBR në vitet e fundit e cila ka kontribuar cilësisht dhe qenësisht për zhvillimin e bujqësisë shqiptare, modernizimin e saj dhe rritjen e punësimit në sektor.
Alibia e papërgjegjshme e ngritur si një sulm politik mbi administrimin e AZHBR dhe ‘keqpërdorimin e fondeve të Bashkimit Evropian’ është pa asnjë bazë, e pavërtetë dhe e dënueshme.

Në emër të transparencës totale, AZHBR në bashkëpunim me Autoritetin Menaxhues në zbatim të plotë të procedurave të parashikuara nga Programi IPARD II, për çdo thirrje për aplikime ka marrë të gjitha masat për të orientuar dhe informuar aplikantët mbi Programin në mënyrë që të rritet mundësia për aplikime të suksesshme.

Është hartuar Udhëzuesi për Aplikantët i cili është bërë publik së bashku me dokumentet standarde të aplikimit, dhe janë kryer fushatat informuese në të gjitha qarqet në Republikën e Shqipërisë ku në transparencë të plotë janë informuar aplikantët. Në transparencë të plotë, fushatat informuese janë kryer edhe nëpërmjet medias së shkruar dhe audiovizive. Është informuar publiku vazhdimisht mbi projektet e realizuara.

Gjatë shqyrtimit të aplikimeve, AZHBR ka marrë të gjitha masat për të zbatuar në transparencë të plotë Programin IPARD II, mbi parimin e trajtimit të barabartë të çdo aplikimi në respekt të procedurave standarde të akredituara.

Në zbatim të manualit të procedurave dhe Udhëzuesit për Aplikantët AZHBR shqyrton dhe verifikon gjendjen ligjore dhe financiare të subjekteve aplikantë duke kërkuar dokumente qartësisht të përcaktuara për të gjithë aplikantët njëlloj pa asnjë trajtim të diferencuar.
Kryen verifikimin e pastërtisë së figurës së aplikantit nëpërmjet dokumenteve si:
-Vërtetim nga Ministria e Drejtësisë që aplikanti nuk ka qenë i dënuar më parë.
-Vërtetim nga Prokuroria që aplikanti nuk është në hetim.

Kryen verifikimin financiar nëpërmjet dokumenteve si:
-Pasqyra e të ardhurave
-Licenca për ushtrimin e veprimtarisë bujqësore
-Libra inventarësh për të gjithë pasuritë fikse të zotëruara nga subjektet
-Dokument nga Banka e Shqipërisë për të verifikuar se subjektet aplikante nuk janë kredimarrës te këqij.

Bazuar në Udhëzuesin për aplikantë, çdo projekt verifikohet dhe përjashtohet nga granti vetëm nëse:
– Janë të falimentuar ose në proces likuidimi, nëse aktiviteti i tyre administrohet nga gjykata, nëse kanë hyrë në marrëveshje me kreditoret, nëse kanë pezulluar veprimtarinë ekonomike apo nëse janë në proces gjyqësor lidhur me të tilla çështje.

– Janë dënuar për një kundërvajtje lidhur me sjelljen e tyre profesionale nga një vendim gjyqësor i formës së prerë.
– Nuk kanë përmbushur detyrimet lidhur me pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore ose pagesën e taksave.

– Janë gjykuar me vendim Gjyqësor të formës së prerë për mashtrim, korrupsion, përfshirje në një organizatë kriminale apo çfarëdolloj veprimtarie tjetër të pa ligjshme që dëmton interesat financiare të B.E.

– Janë aktualisht subjekt i një gjobe administrative të përmendur në nenin 96 (1) të Rregullores Financiare.
Në kushtet kur projekti nuk kategorizohet në asnjë nga pikat e sipër përmendura AZHBR nuk ka kompetencë investigimi apo hetimi të proceseve por të konfirmojë bazuar në dokumentacionin provues nga institucionet kompetente.

Subjektet e përmendura i janë nënshtruar verifikimit të plotë mbi statusin juridik, dëshmi penaliteti, vërtetim nga prokuroria/gjykata që nuk është subjekt nën hetim, si dhe kanë depozituar dokumentet që vërtetonin posedimin e ligjshëm të tokës objekt aplikimi, në përputhje me kriteret e aplikimit të cilat janë të njëjta për të gjithë.

Të gjithë këto dokumente janë kërkuar për subjektet që përmenden në media dhe janë konform rregullave dhe kërkesave të akredituara.
Ju sjellim në vëmendjen tuaj që AZHBR është një institucion i akredituar nga Bashkimi Europian dhe i monitoruar përmes filtrave të kontrolleve të brendshme e të jashtme nga disa institucione për respektimin dhe zbatimin me përpikmëri të kritereve të programit, politikave bujqësore dhe akteve ligjore dhe nënligjore të miratuara në zbatim të tyre.

Transparenca është parimi kryesor i punës sonë dhe informacioni i plotë për çdo aplikim gjendet në faqen ëëë.azhbr.gov.al. Çdokush që kontakton Agjencinë merr përgjigje shteruese me shkresë, email apo përmes numrit të gjelbër.

Deklaratat e bëra ditët e fundit në media janë baltë e hedhur mbi AZHBR, për interesa politike dhe personale të individëve që i bëjnë ato, krejtësisht të pavërteta.

Këto abuzime me tendencë nuk do të arrijnë të përbaltin kurrë punën intensive dhe me dedikim të 250 punonjësve të cilët kanë arritur ta kthejnë AZHBR në një institucion model në vend për efektivitet dhe transparencë.

 

Etiketa: aferaAZHBReuroinceneratorëtjustifikohetkompanise

Lajme të lidhura

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti
Aktualitet

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP
Aktualitet

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”
Aktualitet

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Para
Stuhi dhe ulje temperaturash, ja çfarë pritet të ndodhë të mërkurën

Stuhi dhe ulje temperaturash, ja çfarë pritet të ndodhë të mërkurën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti
Aktualitet

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25

Një ngjarje e pazakontë dhe në kufijtë e çmendurisë ka ndodhur në vendin tonë, ku një i moshuar për shkak...

Lexo më shumë
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com