Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një person ka humbur jetën pasi ka rënë nga biçikleta në fshatin Hajdaran të Elbasanit.
Sipas njoftimit zyrtar, dyshohet se nuk kanë funksionuar frenat e mjetit e si pasojë viktima ka përfunduar në kanal duke humbur jetën.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihen mosha apo identiteti i viktimës.
Discussion about this post