GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

E tmerrshme/ U përdhunua nga kolegu, aktorja e njohur: Më ktheu jetën përmbys

08:32 - 09/03/22
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Shokuese , 16-vjeçarja dyshohet se është përdhunuar nga 400 burra
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bhavana Menon, aktorja e njohur nga shteti i jugut të Indisë, Kerala, thotë se është marrë peng dhe përdhunuar në 2017, duke thyer heshtjen vetëm pas pesë vjetëve pas asaj që ajo quante “rrugëtim i vështirë i kthimit nga një viktimë, në një të mbijetuar”. Menon, e cila ka punuar në më shumë se 80 filma në gjuhët e Indisë jugore dhe ka fituar një numër çmimesh prestigjoze, ishte sulmuar nga një grup burrash teksa udhëtonte nga Thrissur drejt Kochi në shkurt 2017.

Sulmi i rëndë ndaj saj ishte në faqet e para të mediave, veçanërisht kur ai autor kryesor i dhunës u emërua Dileep, aktor i njohur i industrisë indiane të filmit dhe koleg i viktimës në disa filma të njohur. Ai i mohoi akuzat por u arrestua dhe u mbajt në paraburgim për tre muaj para se të lirohej me kusht. Çështja është ende duke u dëgjuar në gjykatë.

“Isha më parë një vajzë normale që pëlqente të zbavitej dhe ndodhi ky incident që ktheu përmbys jetën time. Shumë njerëz shohin fotot e buzeqeshura që postoj në rrjetet sociale por kam përshkuar rrugën e ferrit dhe jam rikthyer”, tha Menon në një intervistë telefonike. Ajo shtonte: “Fillimisht fajësoja veten por në 2020 kur nisi gjyqi unë kam dëshmuar në gjykatë për 15 ditë, dhe aty gjërat ndryshuan. Unë që isha ajo që donte të harronte gjithçka, duhej të kujtoja çdo detaj të tmerrit”.

Ajo tha se sulmuesit kishin bërë video të aktit të rëndë dhe me to e shantazhonin. Shumë prej komentuesve flisnin kundër viktimës duke i kërkuar se përse udhëtonte në orët e mbrëmjes apo duke thënë se akuzat janë të sajuara, e se ajo vetë e kishte inskenuar.

“Ishte shumë e rëndë, ato që thonin njerëzit më copëtonin, isha kthyer në një viktimë pa dinjitet dhe e turpëruar. Unë isha një aktore e njohur dhe më pas lajmet më tregonin në foto mua dhe sulmin në detaje. Pasi detajet e sulmit u publikuan ata e hoqën emrin tim por atëherë të gjithë e dinin. Ky nuk ishte një rrugëtim i lehtë, të kthehesh nga një viktimë në një të mbijetuar. Për 5 vjet emri im u fsheh nën peshën e sulmit që ishte kryer ndaj meje”, ka treguar ajo.

 

Etiketa: aktoree rendePërdhunimrrefim

Lajme të lidhura

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë
Breaking Views

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë

20:44 - 19/03/26
Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private
Breaking Views

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private

18:04 - 15/03/26
Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Para
Inteligjenca britanike: Rusia dështoi në pushtimin e Ukrainës

Inteligjenca britanike: Rusia dështoi në pushtimin e Ukrainës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Starmer në Tiranë, qeveria britanike: Priten masa të reja kundër emigracionit të paligjshëm
Botë

Britania kundër bllokadës amerikane të porteve iraniane: Ngushtica të jetë plotësisht funksionale

15:33 - 13/04/26

Kryeministri britanik, Keir Starmer, tha se Mbretëria e Bashkuar nuk do ta mbështesë bllokadën e porteve iraniane nga Shtetet e...

Lexo më shumë
Gjermania njofton ulje të taksës së karburantit: Do të përmirësojë situatën për shoferët dhe bizneset

Gjermania njofton ulje të taksës së karburantit: Do të përmirësojë situatën për shoferët dhe bizneset

15:20 - 13/04/26
Mbappe qetëson stafin dhe tifozët e Realit, rikthehet në stërvitje për sfidën me Bayern

Mbappe qetëson stafin dhe tifozët e Realit, rikthehet në stërvitje për sfidën me Bayern

15:01 - 13/04/26
Ç’po ndodh në godinat e drejtësisë, SPAK lidhet me tunel me GJKKO-në

Ç’po ndodh në godinat e drejtësisë, SPAK lidhet me tunel me GJKKO-në

14:44 - 13/04/26
Rrëmbyen një 32-vjeçar dhe më pas e dhunuan, arrestohen dy persona, një në kërkim (Emrat)

Rrëmbyen një 32-vjeçar dhe më pas e dhunuan, arrestohen dy persona, një në kërkim (Emrat)

14:25 - 13/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com