GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

Ecja në labirint, metoda e lashtë që heq ankthin

22:40 - 08/05/24
në Kuriozitete, Lifestyle
Kohë leximi: 3 min
A A
Ecja në labirint, metoda e lashtë që heq ankthin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

A e dinit se ecja në labirint është një metodë efektive në reduktimin e stresit, duke aktivizuar trupin dhe mendjen? Labirintet janë përdorur në mbarë botën për shekuj me radhë si një mënyrë për të qetësuar mendjen, për të lehtësuar ankthin, për të rikuperuar ekuilibrin e jetës, për të rritur kreativitetin dhe njohuritë. Gjatë Mesjetës, gati 25% e katedraleve e kishin një të tillë dhe sot ecja në labirinthe është bërë një metodë gjithnjë e më popullore.

Por mos u konfuzoni, sepse shumë njerëz i ngatërrojnë ato me rrugë pa krye, tek të cilat mund të humbasësh. Jo! Labirintet bazohen në dizajne klasike që, sado komplekse të jenë, garantojnë një rikthim në pikënisje.

“Labirinti është një rrugë e sigurt, por me kohë të paparashikueshme,” thotë Reverend Dr Lauren Artress, e cila themeloi organizatën jofitimprurëse “Veriditas” në 1996-ën e cila ka si qëllim të “mbushë planetin me labirinte”.

Modeli i labirinteve gjatë Mesjetës në Europë

Shembuj të imazheve klasike të labirintit datojnë 4000 vjet më parë. Në Evropë dhe Afrikën e Veriut, dizajnet e tyre u shfaqën në gdhendjet dhe pikturat në shkëmb, si dhe mbishkrimet në pllaka e monedha. Në të gjithë Azinë, Amerikën dhe Afrikën Jugore, ato ishin si dizajn i shportave.

Krahas këtyre rrënjëve të thella historike, praktika e ecjes në labirint po zëvendëson meditimin ulur. Që prej vitit 2019, të Shtunën e parë të muajit Maj njerëzit në mbarë planetin e kanë cilësuar si “Ditën Botërore të Labirinteve” duke kryer aktivitete të ndryshme. Por veçanërisht për të burgosurit, apo pacientët në spitale është një praktikë shumë e shëndetshme si në aspektin fizik ashtu dhe mendor.

Ecja në labirint po praktikohet më së shumti vitet e fundit

Nxit paqen e brendshme, pozitivitetin, kultivon ndjenjën e dhembshurisë, të lidh më shumë me veten dhe të bën të reflektosh mbi gjithçka.

Një mori formash të labirinteve historike mund të gjenden në të gjithë globin. Versionet e gurëve nordikë shtrihen në brigjet e Detit Baltik, ndërsa modelet e labirintit të njohura si “Chakra Vyuha” janë gdhendur në muret e tempullit indian. Në Amerikë gjendet modeli ikonik “Tohono O’odham”.

Modeli i Kretës

Megjithatë, shumë labirinte bazohen në dy modele klasike që datojnë rreth 3 mijë vjet më parë, ato të Kretës që thuhet se e kanë origjinën në mitologjinë greke dhe modeli “Chartres”. Ky i fundit përmban 11 qarqe dhe është emërtuar prej katedrales madhështore franceze, dyshemeja e së cilës ka pikësisht këtë model. “Chartres” u bë i njohur në Evropë gjatë periudhës mesjetare, si një mini pelegrinazh.

Etiketa: labirint

Lajme të lidhura

Dita e të Dashuruarve! Çfarë është dhe si ka filluar Shën Valentini
Botë

Sot ‘Dita e të dashuruarve’, historia e Shën Valentinit dhe kuptimi i festës së dashurisë

08:12 - 14/02/26
Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore
Aktualitet

Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore

17:59 - 12/01/26
Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Para
Zgjedhjet në RMV, Taravari: Shqiptarët sapo kanë firmosur lirinë e këtij vendi

Zgjedhjet në RMV, Taravari: Shqiptarët sapo kanë firmosur lirinë e këtij vendi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptar nga Kosova (Emrat)
Kosovë & Rajon

Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptar nga Kosova (Emrat)

09:44 - 18/03/26

Një aksident i rëndë ka ndodhur në një kantier ndërtimi në Vjenë, ku katër persona kanë humbur jetën si pasojë...

Lexo më shumë
Befason moti në pranverë, reshjet e dëborës zbardhin fshatrat turistikë të Boboshticës dhe Dardhës

Befason moti në pranverë, reshjet e dëborës zbardhin fshatrat turistikë të Boboshticës dhe Dardhës

09:39 - 18/03/26
Lushnje/ Makina përplas 43-vjeçarin që lëvizte me biçikletë, transportohet me urgjencë në spital

Lushnje/ Makina përplas 43-vjeçarin që lëvizte me biçikletë, transportohet me urgjencë në spital

09:35 - 18/03/26
Shpërndante kokainë dhe hashash në qytet, arrestohet 36-vjeçari nga Lushnja

Shpërndante kokainë dhe hashash në qytet, arrestohet 36-vjeçari nga Lushnja

09:18 - 18/03/26
Konfindustria: Karburantet, ja si po vidhen qytetarët…

Nëse çmimi vazhdon 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit për naftën

08:44 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com