GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

“Eco” e Lali Erit, tender pa garë/ 203 mln lekë për makinë plehrash

11:52 - 25/11/22
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
“Eco” e Lali Erit, tender pa garë/ 203 mln lekë për makinë plehrash
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Eco Tirana” njihet tashmë si “lavatriçja” e parave në pronësi të Lali Erit, me 51%  të aksioneve të Bashkisë Tiranë. Kjo ndërmarrje nuk lë rast pa shfrytëzuar për të vjelur taksapaguesit e kryeqytetit. Ndërkohë, Tirana vazhdon të jetë e papastër dhe me plehra kudo nëpër rrugë.

Këtë herë bëhet fjalë për blerjen e një makine plehrash, të cila duhet t’i dispononte kompania në momentin kur ka nënshkruar kontratën për pastrim me Bashkinë Tiranë.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Blerje automjet për zbrazjen e kontejnerëve të teknologjisë së re”.  Për të cilin është lënë në dispozicion fondi me vlerë  20. 336. 500.00 mijë lekë, ose më tepër se 203 milionë lekë të vjetra.

Tenderi është firmosur me datë  23 nëntor dhe parashikohet që kontrata të zgjasë deri në qershor të vitit të ardhshëm. Nga shqyrtimi i dokumenteve evidentohet se ky prokurim është mbyllur në shkelje të  ligjit. Pasi ka paraqitur ofertë vetëm kompania “Nord Rent srl”, me seli në Itali.

“Eco Tirana” duhet të kishte pezulluar procedurat e tenderit, sipas ligjit.

Por, duke marrë dhe miratimin e Veliaj ajo ka vazhduar planin dhe ia ka dhënë pa garë tenderin kompanisë italiane. Theksojmë se edhe admnitratorët e kompanisë janë miqtë italianë të Lali Erit.

 

Nuk mjaftojnë aferat me kompanitë në vendin tonë, por “Eco Tirana” me Lali Erin po e zgjerojnë hartën e korrupsionit. Kështu, edhe ky tender shtohet në listën e prokurimeve të klasifikuara me “Red Flag”. Kjo për arsyen se ka mungesë konkurrence dhe risk të lartë abuzimi me fondin limit.

Përfshirja në aferën e inceneratorëve

“Eco Tirana” nën drejtimin e Erion Veliaj është përfshirë edhe në aferën e inceneratorëve. Sigurisht me skemat e kryebashkiakut, duke ndërtuar kompani fantazma, pas të cilave qëndron ai vetë! Gijotina.com ka treguar pak javë më parë se Qendra Kombëtare e Biznesit ka pezulluar aktivitetin e kompanisë ‘Eco Recycling”, pasi ka refuzuar të bëjë publikë emrat e pronarëve përfitues të saj. Kompania ka aksionarë shoqërinë gjysmë-publike, “Eco Tirana” dhe shoqërinë koncesionare të landfillit të Sharrës, “Integrated Energy BV”.

Shoqëria është krijuar në Korrik 2017, saktësisht në të njëjtën kohë që kompania “guackë” “Integrated Energy BV” fitoi kontratën e dyshimtë kocensionare për ngritjen e landfillit dhe inceneratorit të Tiranës. Ky projekt ka kosto 128 milionë euro dhe faturë 30-vjeçare mbi 300 milionë euro për qytetarët.

Ky është një fakt që tregon përfshirjen e Veliajt në këtë aferë gjigante, por edhe prapaskenat që thur ai me “Eco Tirana” duke abuzuar me taksat e qytetarëve për shërbime që nuk i marrin.

Lexo edhe: Eco Tirana nuk “zhgënjen” Veliajn/ I jep tenderin kompanisë së pa licencuar

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimautomjetEco TiranaEron Veliajinceneratorekompani italianekorrupsionmakine pastrimetender

Lajme të lidhura

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Drejtori i skandaleve jep 1.3 mld! Lidhja e Dritan Agollit me Elton Mehmetin e Shpresa Joanidhin
Breaking Views

Drejtori i skandaleve jep 1.3 mld! Lidhja e Dritan Agollit me Elton Mehmetin e Shpresa Joanidhin

16:37 - 25/03/26
Para
Infermierët në Britani protestojnë për herë të parë pas 106 viteve

Infermierët në Britani protestojnë për herë të parë pas 106 viteve

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK kontrolle në dy vila të Ergys Agasit dhe një të Ermal Beqirit! Hetuesit e BKH…
Aktualitet

SPAK kontrolle në dy vila të Ergys Agasit dhe një të Ermal Beqirit! Hetuesit e BKH…

23:21 - 30/03/26

SPAK ka kryer kontrolle në një kompleks luksoz në jug të vendit. Kontrollet janë kryer në dy vila të Ergys...

Lexo më shumë
Sikleti i Bardhit kur e pyesin për Salianjin: Ka një qëndrim zyrtar, unë jam nënkryetar, ç’prisni nga unë më shumë…?

Sikleti i Bardhit kur e pyesin për Salianjin: Ka një qëndrim zyrtar, unë jam nënkryetar, ç’prisni nga unë më shumë…?

23:08 - 30/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Braçe del kundër Ramës? Deputeti: Manastirliu u vu me urgjencë, të zgjidhet kandidati sipas statutit

Braçe del kundër Ramës? Deputeti: Manastirliu u vu me urgjencë, të zgjidhet kandidati sipas statutit

22:36 - 30/03/26
Spanjë/ Banda e shqiptarëve grabiste bankomatet duke i shkulur, kërkohen 55 vite burg

Spanjë/ Banda e shqiptarëve grabiste bankomatet duke i shkulur, kërkohen 55 vite burg

21:58 - 30/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com