GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Economist Intelligence Unit: Qytetet më të mira në botë për të jetuar/ FOTO

14:23 - 01/07/24
në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Economist Intelligence Unit: Qytetet më të mira në botë për të jetuar/ FOTO
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Konsiderohet ndër qytetet më të bukura në botë për t’u vizituar dhe duket se Vjena mund të jetë gjithashtu edhe vendi më i mirë për të jetuar. Qyteti austriak është kurorëzuar sërish si qyteti më i mirë në botë në listën vjetore nga Economist Intelligence Unit (EIU).

EIU renditi 173 qytete anembanë globit duke i vlerësuar në bazë të disa faktorëve të rëndësishëm, si p.sh kujdesi shëndetësor, kultura dhe mjedisi, stabiliteti, infrastruktura dhe arsimi. Vjena kryesoi listën për të tretin vit radhazi, duke marrë rezultate perfekte në katër nga pesë kategoritë.

Pas kryeqytetit austriak, Kopenhaga e Danimarkës u listua në vendin e dytë, ndërsa Zyrihu i Zvicrës u ngjit nga vendi i gjashtë në të tretin në listë. Melburni i Australisë ra nga vendi i tretë në të katërtin, ndërsa qyteti kanadez Calgary u barazua në vendin e pestë me qytetin zviceran të Gjenevës.

Kopenhaga

Gjeneva

Vankuveri i Kanadasë dhe Sidnei i Australisë ishin në vendin e shtatë dhe Osaka e Japonisë bashkë me Auckland e Zelandës së Re, përfunduan në vendin e nëntë. Kryeqyteti i Mbretërisë së Bashkuar, Londra, u rendit si qyteti i 45-të më i përshtatshëm për të jetuar në botë.

Në Azi, Hong-Kongu pa përmirësimin më të madh të rezultateve që nga viti i kaluar, duke u ngjitur nga vendi i 61-të në të 50-tin falë një përmirësimi në rezultatet e tij të stabilitetit dhe kujdesit shëndetësor.

Qytetet e Emirateve të Bashkuara Arabe panë disa nga rritjet më të mëdha të rezultateve këtë vit, me Abu Dhabi dhe Dubai që u ngjitën lart në listë. Ndërkohë, Tel Avivi i Izraelit përjetoi një nga rëniet më të mëdha, duke rënë me 20 vende në vendin e 112-të, për shkak të luftës Izrael-Hamas.

Calgary

Melburn

 

Etiketa: cilesia e jetesesqytetet e mira per te jetuar

Lajme të lidhura

Me maskë kundra-gaz, Berisha ndjek nga afër përplasjet me policinë, një protestues dërgohet në spital
Uncategorized

Me maskë kundra-gaz, Berisha ndjek nga afër përplasjet me policinë, një protestues dërgohet në spital

20:51 - 20/02/26
“Skenarët ndryshojnë”, Berisha, thirrje policëve: Bashkohuni me protestuesit, mos mbroni këta banditë
Uncategorized

“Skenarët ndryshojnë”, Berisha, thirrje policëve: Bashkohuni me protestuesit, mos mbroni këta banditë

20:14 - 20/02/26
“Edi, edhe nëse bota hesht, Atdheu nuk ta fal!” Banderola në protestën e PD, kërkohet largimi i Ramës dhe Ballukut
Breaking Views

“Edi, edhe nëse bota hesht, Atdheu nuk ta fal!” Banderola në protestën e PD, kërkohet largimi i Ramës dhe Ballukut

18:33 - 20/02/26
Para
Elbasani ndan rrugët me Nevil Deden: Nuk ramë dakort për kontratën e re

Elbasani ndan rrugët me Nevil Deden: Nuk ramë dakort për kontratën e re

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, reagoi me tone ironike pas protestës së Partisë Demokratike, duke nënvizuar se beteja...

Lexo më shumë
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26
Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26
Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

12:54 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com