GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

“S’ka shqiptarë, ka bangladeshas”/ Lushnja mbushet me gra nga Nepali

08:10 - 11/02/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
“S’ka shqiptarë, ka bangladeshas”/ Lushnja mbushet me gra nga Nepali
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mungesa e fuqisë punëtore të disponueshme po ndihet edhe në sektorin e bujqësisë. Kompania “Doni Fruits”, që ka aktivitet në grumbullimin e fruta perimeve dhe ka në pronësi dhe sera, ka marrë një konvikt në afërsi të Lushnjës si ambiente banimi për 30 gra që pritet të vijnë shumë shpejt nga Nepali për të punuar në njësinë e grumbullimit bashkë me 35 gra shqiptare. Me gjithë përpjekjet, kompania “Doni Fruits” nuk mund ta përmbushë kërkesën me punonjës nga tregu vendas dhe ju drejtua agjencive që po sjellin këta punonjës nga jashtë.

Drejtori i eksporteve Alban Vinca tha se ka siguruar kontrata pune 2-vjeçare me 30 gra nga Nepali që pritet të vijnë shumë shpejt. “Kemi paguar biletat e avionit dhe do të sigurojmë ushqimin, fjetjen dhe paga 50-60 mijë lekë në muaj” tha zoti Vinca. Ai tha se ka leverdi, pasi pagat për gratë nga Nepali janë rreth 20 dollarë në muaj. Para se të lidhnin kontratat, kompania bëri përpjekje në Shqipëri dhe Kosovë për të gjetur punonjës, por nuk ia doli.

Por gjithsesi, punësimi i grave nepaleze mbetet një eksperiment, pasi përvojat e mëparshme kanë treguar se punonjësit nga vendet aziatike dhe afrikane, që vijnë me kontrata pune në Shqipëri, kanë qëllim të emigrojnë në Europë dhe ikin shumë shpejt nga Shqipëria.

Gratë nepaleze do të punojnë në njësinë e seleksionimit dhe paketimit dhe në sera, sipas nevojave dhe sezoneve të punës, shpjegoi Vinca.

Mungesa e punonjësve është një problem edhe për prodhuesit në sera. “Më keq do të vejë” – thotë fermeri Stavri Gjini. “Të rinjtë po largohen, fëmijë po lindin pak. Por edhe fëmijët që po rriten, nuk duan të punojnë në bujqësi. Të rinjtë nuk e pëlqejnë ta punojnë tokën. Ka pak fitime dhe shumë mundim, preferojnë të ikin jashtë”, thotë Gjini, i cili tashmë është i lodhur, pasi ka vite të tëra pune në bujqësi dhe shumë shpejt nuk do të ketë më fuqi të punojë.

“Këtë vit më është dashur të kërkoj për punonjës sezonalë në fshatra të largët, pasi po vështirësohet gjetja e punonjësve. Si mund të punojë një i ri 20 vjeç për një pagë 15-20 mijë lekë në muaj, që mund ta paguajmë edhe pa sigurime, kundrejt një pune kaq të lodhshme siç është bujqësia. Por ne fermerët, kaq mundësi kemi. Fitimet tona nuk garantojnë paga më të larta dhe as pagesën e sigurimeve, prandaj kanë të drejtë të ikin. Për tre muaj punë në kulmin e sezonit në Greqi, ata marrin të ardhurat e të gjithë vitit nga një punë që bëjnë në vendin e tyre”, shprehet Gjini.

Ai dhe fermerë të tjerë në zonën e Myzeqesë janë të shqetësuar se, mungesa e fuqisë punëtore, e cila nuk ka qenë problem deri vonë, do të kthehet në pengesën kryesore të zhvillimit të bujqësisë, përpos pengesave të tjera, siç është copëzimi i madh i tokës dhe mekanizimi i ulët.

Rënia e popullsisë me ritme të shpejta duket se do ta vërë ekonominë shqiptare para një sfide të re. Në gjashtë muajt e parë të vitit 2018, shtesa natyrore e popullsisë (diferenca mes lindjeve dhe vdekjeve) ishte vetëm 484 persona, sipas të dhënave që janë publikuar nga INSTAT, ose vetëm 80 persona në muaj./Monitor

 

Etiketa: bujqesiaKryesore1punonnjes

Lajme të lidhura

Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës
Breaking Views

Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

18:03 - 25/02/26
Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet
Ekonomi & Sociale

Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

17:44 - 25/02/26
Shembja e rrugës, rritet me 300 lek çmimi i biletës për udhëtarët e linjës Korçë-Tiranë
Aktualitet

Shembja e rrugës, rritet me 300 lek çmimi i biletës për udhëtarët e linjës Korçë-Tiranë

11:26 - 25/02/26
Para
Kongresi amerikan miraton ligjin për paditjen e ngacmimeve seksuale në punë

Kongresi amerikan miraton ligjin për paditjen e ngacmimeve seksuale në punë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho
Breaking Views

Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho

19:28 - 25/02/26

Kombëtares shqiptare pritet t’i shtohet një tjetër futbollist në organikë. Sipas asaj që raportohet në media, qendërmbrojtësit Bujar Pllana i...

Lexo më shumë
Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

18:13 - 25/02/26
Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

18:03 - 25/02/26
Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

17:44 - 25/02/26
Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

17:27 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com