GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Edhe Call center po shkon drejt shuarjes, përgjysmohen punonjësit

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Edhe Call center po shkon drejt shuarjes, përgjysmohen punonjësit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Numri i të punësuarve në sektorin call center vijon të tkurret nga viti në vit. Në bizneset e qendrave të shërbimeve telefonike, që u shtuan vrullshëm pas 2011-s, u përqendruan një numër i lartë të punësuarish, kryesisht të rinj folës të gjuhës italiane.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT), në muajt janar-nëntor 2023, në call center janë të punësuar 9,837 punonjës. Krahasuar me totalin e 2022, numri i tyre ra 14%. Në raport me 2015, që vlerësohet si kulmi i shkëlqimit të epokës së call center, (gjithsej në sektor operonin 848 kompani, numri më i lartë për vitet 2011-2023 me 25,000 të punësuar), numri i të punësuarve është ulur me 60%.

Të punësuarit e këtij sektori janë përqendruar në disa prej kompanive më të mëdha call center, të cilat kanë diversifikuar shërbimet. 37% e totalit të fuqisë punëtore për 2023 ishte e përqendruar në kompaninë më të madhe të sektorit “Albanian Marketing Service” (AMS). Kompanitë e vogla po rrezikojnë mbylljen, për shkak të mosgjetjes së fuqisë punëtore dhe mungesës së kapaciteteve për t’iu përgjigjur kërkesës së tregut për transformim në shërbime. Pakësimi i numrit të punonjësve në call center, sipas drejtuesve të disa kompanive, është ndikuar nga emigracioni i lartë i të rinjve, mungesa e njohurive të gjuhës italiane nga brezi i sotëm i të rinjve, por edhe e interesit për t’u punësuar në biznesin e qendrave telefonike. Ndërsa ulja e numrit të kompanive është ndikuar, sipas tyre, nga mungesa e investimeve për të diversifikuar aktivitetin përtej shërbimeve të telemarketingut.

Në vitin 2018, kompania call center Facile.it punësonte 700 persona. Aktualisht, numri i tyre, sipas administratorit Lorenc Goga ka arritur në 200.

Tkurrja e punonjësve ndër vite, sipas tij, ka ardhur nga një sërë faktorësh siç ishte fillimisht rënia e numrit të të rinjve që flisnin italisht, konkurrenca mes kompanive dhe emigracioni që është thelluar tre vitet e fundit. Krahasuar me vjet, numri i të punësuarve në këtë kompani është tkurrur me 30%.

“Problematika kryesore mbetet mosgjetja e punonjësve, për shkak të emigrimit. Për këtë arsye, operatorët call center nuk mund t’i përgjigjen evoluimit të tregut. Në shumë raste jemi të detyruar që disa fushata shërbimi që mund t’i kryenin në vend, t’i transferonim drejt Italisë, pasi nuk gjenden punonjës”, thotë Goga.

Mungesa e fuqisë punëtore po ndihet edhe te kompanitë e mëdha, të cilat kanë divesifikuar aktivitetin përtej shërbimeve call center me kontrata ndërkombëtare. Diego Pisa, administratori i kompanisë “Albanian Marketing Service”, pohon se të rinjtë e sotëm nuk po e mësojnë më gjuhën italiane.

“Mungesa e burimeve njerëzore është një problem i përgjithshëm në Shqipëri, në të gjithë sektorët, përfshirë edhe ne. Vitet e fundit kemi pasur shumë probleme sidomos në gjetjen e folësve të italishtes dhe kjo për faktin se të rinjtë nuk e mësojnë më gjuhën”, thekson z. Pisa.

Por edhe politikat e kompanive për rritje të vazhdueshme të pagave nuk po arrijnë të krijojnë qëndrueshmëri te burimet njerëzore. Për administratorin e kompanisë “Alba Contact”, Ervin Gogo, përveç emigracionit, arsye kryesore mbetet edhe mungesa e interesit të të rinjve për t’u punësuar në call center.

“Kemi vështirësi në gjetjen e punonjësve dhe arsyeja nuk është më vetëm largimi i forcës punëtore jashtë vendit, por edhe humbja e interesit nga të rinjtë për të punuar në call center. Numri i italishtfolësve është në rënie dhe ata që janë, punojnë masivisht në 2-3 call center më të mëdhenj në Shqipëri.

Rritja e pagave nuk ka sjellë asnjë përmirësim në shtimin e numrit të punonjësve. Dinamikat e tregut kanë ndryshuar dhe forca punëtore përfshihet në tregun e punës në moshë të vonë, mbi 23 vjeç dhe i drejtohen menjëherë profesionit.

Studentët po punojnë gjithmonë e më pak në tërësi dhe në veçanti në call center”, pohon Ervin Gogo, administrator i kompanisë “Alba Contact”./ Monitor

Etiketa: call centerpunonjes

Lajme të lidhura

Durrësi humbet “turizmin patriotik”! Pushuesit nga Kosova dhe italianët braktisin plazhin këtë sezon
Aktualitet

Durrësi humbet “turizmin patriotik”! Pushuesit nga Kosova dhe italianët braktisin plazhin këtë sezon

10:35 - 21/07/26
Pasi përzuri rininë shqiptare nga vendi, Rama ia arrin qëllimit! I zëvendëson me 22 mijë të huaj
Aktualitet

Pasi përzuri rininë shqiptare nga vendi, Rama ia arrin qëllimit! I zëvendëson me 22 mijë të huaj

08:26 - 21/07/26
Rënia e Euros shpjegohet më shumë nga lejet e ndërtimit se turistët
Aktualitet

Rënia e Euros shpjegohet më shumë nga lejet e ndërtimit se turistët

08:19 - 20/07/26
Para
Kapet trafikanti shqiptar i kokainës në Itali, e ‘tradhtoi’…

Kapet trafikanti shqiptar i kokainës në Itali, e 'tradhtoi'...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas Kosovës dhe Maqedonisë, stuhia e fuqishme mbërrin në Shqipëri, ja situata
Breaking Views

Pas Kosovës dhe Maqedonisë, stuhia e fuqishme mbërrin në Shqipëri, ja situata

22:29 - 21/07/26

Ashtu siç ishte paralajmëruar, një stuhi e fuqishme ka mbërritur në Shqipëri dhe vendet fqinje. Era e fortë përfshiu mbrëmjen...

Lexo më shumë
Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos e lejojë SHBA-në të përdorë bazat e saj

Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos e lejojë SHBA-në të përdorë bazat e saj

22:14 - 21/07/26
Organizatorët e protestës i përgjigjen Ramës për Paketën e Maleve: Shqipëria, në shitje

Organizatorët e protestës i përgjigjen Ramës për Paketën e Maleve: Shqipëria, në shitje

21:49 - 21/07/26
“Mbret pa popull”/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull”/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

19:59 - 21/07/26
“Jo dominimit të njërës palë tek Komiteti i protestës”/ Lubonja: Përbashkues qëllimi për largimin e Ramës

“Jo dominimit të njërës palë tek Komiteti i protestës”/ Lubonja: Përbashkues qëllimi për largimin e Ramës

19:51 - 21/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com