GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Edhe në prani të OSBE Rama nuk i kursen “sulmet” për median

10:28 - 11/10/21
në Botë, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Edhe në prani të OSBE Rama nuk i kursen “sulmet” për median
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar në një panel të OSBE-së, për të folur mbi lirinë e medias. Menjëherë pasi mori, fjalën Rama filloi të tregonte eksperiencat e tij personale, duke ngulmuar vazhdimisht në faktin që shumë media shpesh herë abuzojnë me lirinë e fjalës dhe se publikojnë gjëra të pa konfirmuara dhe të pavërteta.

Por mes ironie ai ka “sulmuar” median duke thënë se kanë nxjerrë shpesh herë lajme fake për të. Madje ai ka thënë se lajmet jo të vërteta që dalin nga disa media po cenojnë lirinë e fjalës për qytetarët.

“Është padyshim kënaqësi të jem këtu, pasi diskutuam me ambasadorin e OSBE-së pak kohë më parë se si të forcojmë bashkëpunimin tonë dhe si të bashkojmë përpjekjet për një mjedis më të mirë, lirinë e medias. Nuk jam saktësisht njeriu i duhur për tu ftuar për shkak të opinioneve të mia që ndryshojnë, jo për lirinë e medias, por mënyrën sesi në emër të kësaj lirie shumë gjëra që shkojnë kundër këtij koncepti ndodhin. I referohem përhapjes në internet të lajmeve të rreme, të sjelljeve që priren të jenë kundër lirisë së njerëzve të tjerë dhe kundër të drejtave të njerëzve të tjerë, kundër llogjikës, kur vjen fjala për gazetarinë.

E cila mbështetet në ndjenjë e misionit, fuqi e katërt reale për ti trajtuar kësisoj fuqitë e tjera. Mendoj se ka një vijë të hollë, është e rrezikshme të kombinosh dhe ti mbash të dyja në harmoni, nga njëra anë të respektojmë lirinë e gazetarëve dhe nga ana tjetër lirinë e qytetarëve. Kur vjen fjala për median në internet, liria e përhapjes nuk mund të jetë njësoj me lirinë e fjalës. Të vërtetat dhe gënjeshtrat janë bërë bashkëjetuese, e bëjnë shumë të vështirë dallimin mes tyre. Nuk mendoj se mënyra më e mirë është të mbash frikën, duhet të bëjmë durim me këto sasi gënjeshtrash, akuzash dhe shantazhesh që janë kthyer në rrezik. Duhet të reflektojmë, e kemi mësuar në mënyrë më të vështirë, nuk lidhet me qeverinë”, u shpreh ai.

Sipas Ramës fjala e lirë sot ngatërrohet me të shpehurin pa asnjë lloj kriteri lidhur me burimet që duhet të jenë të konfirmuara për të publikuar një lajm.

Ndërsa kujtojmë se edhe kohët e fundit kryeministri ka pasur përplasje me mediat në vend për shkak se ai ka treguar se do të hap më vete Agjencinë e Lajmeve, çka është quajtur nga mediat si cenim i pushtetit të katërt.

Etiketa: MEDIAOSBERama

Lajme të lidhura

Pas ‘betejës‘ me Berishën, Kokalari kërkon më shumë: Vetëm unë e mund Edi Ramën, jam njësoj si Magyar në Hungari
Aktualitet

Pas ‘betejës‘ me Berishën, Kokalari kërkon më shumë: Vetëm unë e mund Edi Ramën, jam njësoj si Magyar në Hungari

12:15 - 13/04/26
Ministri i Jashtëm belg zhvillon tur në Ballkanin Perëndimor për integrimin, Shqipëria jashtë agjendës
Aktualitet

Ministri i Jashtëm belg zhvillon tur në Ballkanin Perëndimor për integrimin, Shqipëria jashtë agjendës

11:54 - 13/04/26
Diella bëhet edhe me këngë: Krejt Europën e habiti, me robota drejton shtetin (Video)
Aktualitet

‘Vajza’ e Ramës zhytet në skandal! Gazeta zvicerane: Krijuesit e Diellës nën akuza shumë të rënda për korrupsion

11:11 - 13/04/26
Para
SHBA: Bisedimet me talebanët ishin të sinqerta dhe profesionale

SHBA: Bisedimet me talebanët ishin të sinqerta dhe profesionale

TË FUNDIT

Pas ‘betejës‘ me Berishën, Kokalari kërkon më shumë: Vetëm unë e mund Edi Ramën, jam njësoj si Magyar në Hungari
Aktualitet

Pas ‘betejës‘ me Berishën, Kokalari kërkon më shumë: Vetëm unë e mund Edi Ramën, jam njësoj si Magyar në Hungari

12:15 - 13/04/26

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ka shprehur dëshirën për të garuar për postin e kreut të PD-së, por nuk...

Lexo më shumë
Ministri i Jashtëm belg zhvillon tur në Ballkanin Perëndimor për integrimin, Shqipëria jashtë agjendës

Ministri i Jashtëm belg zhvillon tur në Ballkanin Perëndimor për integrimin, Shqipëria jashtë agjendës

11:54 - 13/04/26
Paraqitjet e Legjionarëve/ Laçi bëhet protagonist me gol dhe dy asiste, shënon edhe Uzuni

Paraqitjet e Legjionarëve/ Laçi bëhet protagonist me gol dhe dy asiste, shënon edhe Uzuni

11:30 - 13/04/26
Diella bëhet edhe me këngë: Krejt Europën e habiti, me robota drejton shtetin (Video)

‘Vajza’ e Ramës zhytet në skandal! Gazeta zvicerane: Krijuesit e Diellës nën akuza shumë të rënda për korrupsion

11:11 - 13/04/26
E rëndë në Fier/ Tentoi të vjedhë në një banesë në Fier, hajduti humb jetën gjatë grabitjes

E rëndë në Fier/ Tentoi të vjedhë në një banesë në Fier, hajduti humb jetën gjatë grabitjes

10:58 - 13/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com