GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Edhe RFEF e përfshirë në skandalin “Negreira”

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Edhe RFEF e përfshirë në skandalin “Negreira”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mund të përdorim pa frikë shprehjen “Futbolli ka vdekur” edhe po tregohemi tejet të sjellshëm. Një kapitull i ri në ‘telenovelën’ Negreira po trondit Spanjën dhe Barcelonën. Ndërsa zbulimet kanë treguar origjinën e pagesave të bëra ndaj ish-zv. presidentit të arbitrave, këtë të diel mësuam se edhe Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll (RFEF) është e “lagur” në këtë aferë.

El Confidencial në të vërtetë zbulon se institucioni i kryesuar nga Luis Rubiales e dinte që nga qershori 2022 se prokuroria po hetonte zotin José Maria Enriquez Negreira. I kontaktuar nëntë muaj më parë nga prokurori publik për një kërkesë për informacion mbi pozicionin e numrit dy të arbitrimit dhe marrëdhëniet e tij me Barçën, RFEF u përgjigj se nuk kishte “asnjë papajtueshmëri” midis punës së tij në komitetin teknik dhe këshillave të dhëna drejtuesve “Blaugrana”.

Pasi mori jo më pak se 7 milionë euro nga klubi i Barcelonës, Negreira ngjalli dyshime, aq më tepër pas largimit të tij nga komisioni i arbitrave në vitin 2018. I pyetur për arsyet e largimit, Rubiales shpjegoi në prokurori se, në postin e tij, vështirë se kishte ndonjë përgjegjësi, as ndonjë funksion të saktë dhe “detyrim të përcaktuar saktë”.

Një version i kundërshtuar nga drejtësia, e cila konsideron se Negreira kishte në veçanti mundësinë e favorizimit të Barcelonës në emërimin e gjyqtarëve. Nëse gjykata heton konfliktin e interesit në lidhje me pagesat e FC Barcelona, ​​Federata Spanjolle sjell argumente për të kundërtën.

Më 9 qershor 2022, prokurori përgjegjës për çështjen i kishte dërguar një dokument Luis Rubialesit për të sqaruar të gjitha fushat e hijet e veprimeve të Negreiras brenda federatës.

Që në datën 23 qershor, institucioni spanjoll i futbollit kishte dërguar një përgjigje, me firmën e presidentit aktual të Komitetit arbitrave, zotit Luis Medina Cantalejo. Një përgjigje e shpejtë në përpjekje për të larguar vëmendjen nga një subjekt që tani është në qendër të vëmendjes. Epo, RFEF duket, se po mendon më shumë, për të shpëtuar imazhin e saj.

Etiketa: BarcelonakorrupsionnegreiraRFEFSport

Lajme të lidhura

Duka shpërthen në festë pas suksesit të Shqipërisë: Tani duhet vetëm të festojmë
Sport

Duka shpërthen në festë pas suksesit të Shqipërisë: Tani duhet vetëm të festojmë

07:33 - 16/11/26
Gjimshiti: Vendi i parë është i merituar, me Maran kemi gjetur rrugën e duhur
Sport

Gjimshiti: Vendi i parë është i merituar, me Maran kemi gjetur rrugën e duhur

22:44 - 15/11/26
Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin
Sport

Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin

21:04 - 15/11/26
Para
Spahia iu hyn tenderëve me kokë/ Ndriçimi në lagje, 63 MLN lekë pa garë

Spahia iu hyn tenderëve me kokë/ Ndriçimi në lagje, 63 MLN lekë pa garë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Marrëveshja me SHBA-në, reagon Irani: Pa tërheqjen e Izraelit nga Libani nuk ka stabilitet
Botë

Irani kërcënon SHBA-në: Edhe ushtria më e fuqishme mund të mposhtet!

08:38 - 16/11/26

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i është përgjigjur homologut të tij amerikan, Marco Rubio, me një mesazh të koduar...

Lexo më shumë
Mazhoranca dhe opozita nën presion, protesta sfidon politikën tradicionale në prag të zgjedhjeve lokale

Mazhoranca dhe opozita nën presion, protesta sfidon politikën tradicionale në prag të zgjedhjeve lokale

08:16 - 16/11/26
Protestat në Serbi, Vuçiç: Jemi lodhur nga ata që po na terrorizojnë dhe duhet të përgjigjemi

Akuza për shkelje ligji në lidhje me Kosovën, tre organizata kallëzojnë penalisht Vuçiçin

08:09 - 16/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 16 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:47 - 16/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Nëntor 2026

07:40 - 16/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com