GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Edhe Shqipëria në “ethet” e kriptovalutave, rreziku i pastrimit të parave

10:28 - 19/07/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Edhe Shqipëria në “ethet” e kriptovalutave, rreziku i pastrimit të parave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tendenca globale e investimit në kriptovaluta ka përfshirë edhe Shqipërinë. Shumë investitorë, sidomos të rinj, po i shohin këto instrumente si një shans për t’u pasuruar shpejt. Disa syresh ia kanë arritur, por ky treg ka tipare të forta spekulative, me luhatje shumë të mëdha afatshkurtra të çmimeve. Megjithëse nga shtatori 2020, Shqipëria ka një ligj që rregullon tregtimin e kriptomonedhave, kuadri nënligjor për licencimin e subjekteve ende nuk është gati.

Dr. Rrezeart Lahi është drejtor i një kompanie private që prej disa vitesh është e angazhuar në investimin në kriptovaluta. Aksionerët e panë tregun e kriptovalutave si një mundësi për të investuar një pjesë të të ardhurave nga bizneset e tjera. Ai thotë për “Monitor” se që atëherë, vlera e portofolit të investuar është rritur me rreth 35 herë!

Ethet e tregut global të kriptovalutave kanë përfshirë, në mënyrë të pashmangshme, edhe Shqipërisë. Z. Lahi thotë se investimi në kriptovaluta deri më sot ka rezultuar ndër më të suksesshmet në bizneset e menaxhuara prej tij.

“Shpesh, fitimet nga këto investime kanë qenë më të mëdha se fitimet nga aktivitetet e tjera të biznesit. Ne kemi filluar ta vëzhgojmë tregun e kriptove që në vitin 2013, por nuk kishim shumë besim. Pasi e ndoqëm tregun për shumë vite, e kuptuam si funksionon blockchain, në vitin 2019 nisëm të investojmë në kriptomonedha. Filluam me shuma të vogla, me vetëdijen se mund të ishte investim me rrezik të lartë prej të cilit edhe mund të humbisnim” – thotë ai. Por, a janë sot kriptovalutat “parajsa” e investitorëve, ku duke hyrë në një bursë online mund të sigurohen lehtësisht kthime disafish?

Kriptovalutat, si simbol i financës së decentralizuar

Kriptovalutat janë sot ndoshta fenomeni më i madh i tregjeve financiare botërore. Këto valuta virtuale, që mund të prodhohen dhe të tregtohen lirisht, kanë thyer konceptin e parasë klasike, që emetohet nga një autoritet monetar dhe tregtohet sipas rregullave të përcaktuara në sistemet globale të pagesave. Kompleksiteti teknologjik i kriptovalutave balancohet, nga ana tjetër, nga thjeshtësia burokratike apo rregullatore, madje mund të thuhet nga mungesa e rregullave të lidhura me to.

Bota e kriptomonedhave sot po zhvillon konceptin e financës së decentralizuar, duke shmangur ndërmjetësit financiarë dhe kostot që ato mbartin. Kushdo mund të prodhojë dhe tregtojë kriptovaluta, pa marrë lejen apo miratimin e askujt. Këto valuta nuk garantohen nga askush, përveçse nga sistemi që qëndron në themel të tyre, i quajtur blockchain.

Ky mosrregullim ka rritur interesin rreth këtyre valutave. Nëse dikur kriptovalutat identifikoheshin me të parën e llojit, Bitcoin, sot ekzistojnë me mijëra kriptovaluta të ndryshme që tregohen lirisht. Ky fenomen ka tërhequr padyshim edhe shqiptarët, sidomos më të rinjtë, që në shembullin e Bitcoin, po i shohin këto instrumente si një mënyrë për të fituar.

Por, kriptovalutat janë në një fazë të lartë spekulative dhe kanë luhatje të mëdha të çmimit. Sidomos për Bitcoin, tendenca e çmimeve ka qenë në rritje, duke filluar nga viti 2019. Me gjithë luhatjet e mëdha, në një horizont afatgjatë, Bitcoin është ndoshta aseti me performancën më të lartë në vitet e fundit, krahasuar me çdo aset tjetër në tregje.

Por, edhe kriptovaluta më e çmuar sot në tregje, Bitcoin, ka shënuar luhatje çmimesh me amplitudë shumë të mëdha. Në afërsisht një vit, Bitcoin ka shënuar vlera në intervalin mes 6 mijë dhe 60 mijë dollarëve, luhatje mjaft e fortë dhe karakteristike për instrumente financiare shumë spekulative.

Lahi thotë se kriptovalutat janë një realitet i lidhur ngushtë me dixhitalizimin e pagesave, sidomos të atyre ndërkombëtare.

“Prej vitesh, udhëtoj në Kinë për arsye biznesi dhe aty është i prekshëm realiteti i dixhitalizimit të pagesave. Mund të paguash pothuajse kudo me telefon, në restorant, në taksi, etj. Aty e kuptova që monedha dixhitale funksionon. Them se brenda një dekade, edhe në Shqipëri do të paguajmë nga celulari dhe kriptovalutat mund të jenë një pjesë e rëndësishme e këtij sistemi, sidomos ku bëhet fjalë për pagesat jashtë vendit. Megjithatë, mendoj se kjo do të kërkojë që tregu të stabilizohet disi dhe këto instrumente të jenë më pak spekulative” thotë ai.

Sipas tij, brenda pak vitesh, të paktën kriptovalutat më të konsoliduara, mund ta arrijnë një fazë të tillë, ndërsa konkurrenca nga kriptovalutat mund të ndikojë gjithashtu në uljen e kostove të transfertave ndërkombëtare të parave që kryhen nëpërmjet sistemeve bankare./MONITOR

Etiketa: kompaniShqiperisubjekteTREGTIM

Lajme të lidhura

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll
Breaking Views

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment
Breaking Views

Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment

18:57 - 19/02/26
Dështimi i qeverisë me ujërat e zeza, miliona euro për pastrimin e Lanës i ‘mori lumi’
Aktualitet

Dështimi i qeverisë me ujërat e zeza, miliona euro për pastrimin e Lanës i ‘mori lumi’

08:36 - 19/02/26
Para
Protesta në Lungomare për muzikën/ Rama iu  kundërpërgjigjet bizneseve: Kush të dojë të kërcejë të dalë në natyrë!

Protesta në Lungomare për muzikën/ Rama iu kundërpërgjigjet bizneseve: Kush të dojë të kërcejë të dalë në natyrë!

TË FUNDIT

“Tre herë brenda muajsh”, banorët e Fierit përballen me përmbytjet nga shkarkimet e Hecit të Banjës
Aktualitet

“Tre herë brenda muajsh”, banorët e Fierit përballen me përmbytjet nga shkarkimet e Hecit të Banjës

11:59 - 20/02/26

Reshjet e dendura të ditëve të fundit të shoqëruara me shkarkime nga Heci i Banjës të cilat arritën deri në...

Lexo më shumë
U arrestuan në protestën e opozitës së 10 Shkurtit, lirohen 14 protestuesit

Opozita zbret sot në shesh, reagon policia: Nuk e marrim përsipër zhvillimin e tubimit

11:53 - 20/02/26
PD: Kompania “KAYO” ndërton fshehtas fabrikë municionesh, grabiti pronat e banorëve në Kodër Babrru

PD: Kompania “KAYO” ndërton fshehtas fabrikë municionesh, grabiti pronat e banorëve në Kodër Babrru

11:24 - 20/02/26
FSHF dhe UEFA bëhen bashkë, organizojnë Workshopin Rajonal të Licensimit të Klubeve në Tiranë

FSHF dhe UEFA bëhen bashkë, organizojnë Workshopin Rajonal të Licensimit të Klubeve në Tiranë

11:12 - 20/02/26
Aksident në Vlorë! “Audi” përplas një person në biçikletë, i plagosuri në gjendje të rëndë

Aksident në Vlorë! “Audi” përplas një person në biçikletë, i plagosuri në gjendje të rëndë

11:02 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com