GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Edi Rama i plotfuqishëm, cakton kriteret dhe moshën për drejtorët e Bashkisë Vlorë

12:16 - 07/07/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Edi Rama i plotfuqishëm, cakton kriteret dhe moshën për drejtorët e Bashkisë Vlorë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas drejtimit të Bashkisë së Tiranë, tashmë Edi Rama ka marrë nën kontroll të plotë edhe atë të Vlorës, duke cënuar drejtpërdrejt autonominë e pushtetit vendor.

Pasi u kërkoi shkarkimin 21 drejtorëve në takimin e mbajtur të enjte dhe të nesërmen ata e zbatuan në rresht për një, Rama shkoi sërish sot në Bashkinë e Vlorës dhe hapi aplikimet për drejtorët e rinj.

Rama deklaroi se asnjë prej drejtorëve të mëparshëm nuk do të riemërohet sërish, duke pretenduar se të gjithë drejtorët do të jenë të rinj, duke u bërë thirrje për aplikim pedagogëve që t’i bashkohen administratës së Bashkisë.

“Secilit dhe secilës mund t’u jepen mundësi të reja në të ardhmen. Por ndërkohë dua t’i ftoj të gjithë burrat, gratë dhe vajzat profesioniste që të aplikojnë për të shërbyer në administratën e bashkisë së Vlorës, duke i siguruar që ne do të jemi shumë kërkues dhe shumë rigorozë në funksion të meritës. Ata janë dorëhequr dhe i falënderoj e i përshëndes, dhe asnjë person që ka mbuluar pozicione drejtuese në bashkinë e Vlorës ose në qarkun e Vlorës nuk do të rimerret si drejtues në këtë fazë. Të gjithë drejtuesit do të jenë të rinj.

Kam një thirrje të veçantë për pedagogët e universitetit. Natyrisht që puna e tyre në universitet është shumë e vyer, por janë të mirëpritur të kontribuojnë më shumë për qytetin. Cilado dhe cilido prej tyre që do të dojë të afrohet në administratën e bashkisë apo në role drejtuese në administratën qendrore do të jetë i mirëseardhur. Vlerësimi pastaj do të bëhet sipas performancës së secilit në procesin përzgjedhës, i cili do të jetë një proces meritokratik. Po ashtu, të gjithë ata që kanë studiuar në Vlorë, në Tiranë, apo jashtë vendit dhe që janë të dëshiruar të shërbejnë për administratën e bashkisë apo të shtetit, por që ndërkohë punojnë kamarierë apo punë të tjera, janë të mirëpritur të konkurrojnë.” – tha Rama.

Kryesocialisti më tej foli edhe për riformatimin e PS-së së Vlorë, ku tha se ai nuk njeh të majtë dhe të djathtë, por parazitë dhe jo parazitë, duke dhënë shenjat e emërimit të të tjerë demokratëve në postet kyçe në Vlorë.

“Një kapitull i ri do të fillojë edhe për partinë socialiste të Vlorës Ku janë komanduar dy bashkëkryetarë të rinj Erjona dhe Klevisi. Erjona është edhe deputete ndërkohë që Klevisi është këtë në Vlorë për të mbajtur shtëpinë hapur në mënyrë të pandërprerë shtëpinë e partisë socialiste. Të gjithë kryetarët e organizatës politike do të vlerësohen sipas shërbimit të tyre në 11 Maj. Ndërkohë partia do të hapet totalisht për të krijuar grupe të reja për të ftuar individë të rinj të jenë kontribues do të hapen edhe grupet me qytetarët për të evidentuar çdo gjë në terren në kohë reale.

Këtu nuk ka të majtë edhe të djathtë këtu tek ne, ka parazitë dhe njerëz që janë të gatshëm për t’i shërbyer Vlorës. Parazitët janë edhe të majtë edhe të djathtë ndërsa edhe këta që janë të aftë janë edhe të majtë edhe të djathtë, ne jemi me këta të dytët pavarësisht ngjyrimeve politike. Kjo është qasja që ne kemi zgjedhur dhe besoj se kjo qasje do të sjellë vetëm gjëra të mira të Vlorës.” – tha Rama.

Etiketa: BashkikritereKryesore1RamaVlore

Lajme të lidhura

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:49 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25
Para
Qytetarja kërkon ta takojë, Rama sillet arrogant: Ik tani, mos më hajde nga mbrapa (Video)

Qytetarja kërkon ta takojë, Rama sillet arrogant: Ik tani, mos më hajde nga mbrapa (Video)

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25

Mirë se vini në Shqipërinë ku drejtësia ecën me dosje, ndërsa pushteti vallëzon me këngëtarë të njohur e DJ. Ndërsa...

Lexo më shumë
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!

Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale

22:04 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com