GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Edicioni i tretë i Akademisë së Arbitrimit, Zajmi: Ka interes dhe entuziazëm nga pjesëmarrësit

23:47 - 29/10/21
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Edicioni i tretë i Akademisë së Arbitrimit, Zajmi: Ka interes dhe entuziazëm nga pjesëmarrësit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka nisur prej pak ditësh edicioni i tretë i Akademisë së Arbitrimit, që është një nga prioritetet e mëdha të Federatës Shqiptare të Futbollit. Kursi për të rinjtë që dëshirojnë të bëhen pjesë e futbollit duke vendosur drejtësi në fushën e lojës, ka nisur më datë 25 tetor dhe do të zgjasë për dy javë, ndërsa në këtë edicion marrin pjesë 50 pjesëmarrës, që kanë nisur me leksionet teorike.

Pjesëmarrësit në këtë kurs marrin njohuritë bazë të Rregullave të Lojës, të përgatiten fizikisht dhe të kenë të gjitha njohuritë e nevojshme për një arbitër të ri. Kursantët janë të moshës 14-22 vjeç, kjo kërkesë vjen si rrjedhojë e orientimeve nga FIFA dhe UEFA për vetë specifikat e këtij profesioni, ku është parë se mosha ideale për të filluar karrierën është 15-16 vjeç dhe të vijojë paralelisht me moshat e reja në garën e futbollit.

Në një prononcim për Fshf.org, Uvil Zajmi, një nga lektorët e Akademisë së Arbitrimit, shpjegon se si po shkon procesi në këtë edicioni te tretë, teksa vlerëson edhe interesin e lartë të pjesëmarrësve për të marrë sa më shumë informacion dhe njohur për botën e arbitrimit dhe për këtë profesion.

“Akademia e Arbitrimit, që ka pak ditë që ka nisur është një ndër format moderne e bashkëkohore për rekrutimin, afrimin dhe përgatitjen e brezave të ri me arbitra. Sigurisht që është një formë e orientuar, e ideuar nga UEFA dhe FIFA. Ky është edicioni i tretë që zhvillohet Akademia e Arbitrimit. Duhet thënë që është një proces i rëndësishëm, i vlerësuar maksimalisht nga drejtuesit e FSHF-së, nga Shoqata e Arbitrave, një angazhim maksimal për ta realizuar së ma mirë këtë kurs dyjavor që organizohet me grupin e ri të arbitrave të ardhshëm”, – thotë Zajmi, teksa thekson edhe faktin se këtë herë ka interes nga rritje edhe nga vajzat për t’u bërë arbitre futbolli.

“Ajo që na entuziazmon e që na jep shpresë është fakti që shikojmë një grup të mirë kandidatësh që janë afruar, sepse në një farë mënyrë publiciteti, rekrutimi, mënyra se si janë afruar këto të rinj është bërë në bazë të disa kritereve të qarta. Nuk është e lehtë dhe shikojmë që në këtë edicion kemi një fluks më të madh për arbitra, ka interes, dëshirojnë ta frekuentojnë Akademinë dhe shpresojmë që të përgatisim një grup me të ardhme për arbitrimin shqiptar. Ka një impenjim dhe  interesim të madh nga studentët, djem mjaft të përgatitur dhe ajo që është më kryesorja, është fakti se në këtë grup kemi një pjesëmarrje të konsiderueshme e të vlerësuar më vajza, duke qenë se vajzat janë bërë pjesë e pandarë dhe e domosdoshme në futboll. Një kërkesë bashkëkohore e FIFA-s, UEFA-s dhe FSHF-së. Kursi është i ndarë në disa drejtime. Kemi informacion lidhur me rregulloren e futbollit, aspektin psikologjik, përgatitje fizike dhe në dy javë kursantët marrin një informacion mëse të konsiderueshëm se çfarë është bota e arbitrimit, ç’do të thotë të jesh arbitër dhe i shikoj në komentet dhe bisedat e janë shumë të interesuar, kureshtarë, entuziast dhe unë shpresoj që nga ky grup të mund të përfitojmë elementë të vlefshëm. Këto janë hapa të rëndësishëm në krijimin e traditës për arbitrimin shqiptar”, – u shpreh Uvil Zajmi.

Gjatë zhvillimit të programit të kursit, që është organizuar me dy faza, faza e prezantimit dhe ajo e konsolidimit, do të referojnë ekspertë nga bota e arbitrimit shqiptar, psikologjia sportive, mjekësia sportive, përgatitës fizik dhe lektorë të gjuhës angleze.

Të diplomuarit në fund të kursit do të pajisen me diplomën “Arbitër i Kategorisë së Tretë” dhe karriera e tyre do të fillojë në Kolegjiumet e qyteteve nga vijnë duke arbitruar në kampionatet e moshave.

Etiketa: FutbollSport

Lajme të lidhura

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…
Breaking Views

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26
(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës
Breaking Views

(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës

20:19 - 01/02/26
Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A
Breaking Views

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

20:08 - 01/02/26
Para
Pastroi para për trafikantët shqiptar, kush është kinezja që “dështoi” dhe ra në pranga

Pastroi para për trafikantët shqiptar, kush është kinezja që “dështoi” dhe ra në pranga

TË FUNDIT

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin
Breaking Views

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin

23:00 - 01/02/26

Juventus bën detyrën në ndeshjen ndaj Parmës në sfidën e javës së 23 të Serie A. Në Tardini, skuadra e...

Lexo më shumë
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com