GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Edlira Bode i fali koncesionarit të “Sterilizimit” 260 MLN lekë nga Spitali i Traumës

14:14 - 12/09/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 6 min
A A
Edlira Bode i fali koncesionarit të “Sterilizimit” 260 MLN lekë nga Spitali i Traumës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbulohen të tjera skandale dhe vjedhje nga koncesionari i sterilizimit. Fjala është për biznesmenin Ilir Rrapaj dhe ortakun e tij Umbro Staccini, që janë pronarë të shoqërive “Investital L.l.c dhe Servizi Italia S.p.a dhe Tecnosanimed S.r.l dhe U.Jet S.r.l. Dy kompanitë u bashkuan dhe krijuan firmën “SaniService” sh.p.k., koncesionarin e sterilizimit, që gllabëronte paratë e spitaleve.

Dhe vetëm së fundmi, kur drejtësia nisi të reagojë, KLSH ka nxjerrë nga sirtari auditimet që duhet t’i ishin çuar SPAK-ut. Me sa duket, edhe drejtorët e spitaleve kanë mbajtur anën e koncesionarit në dëm të shëndetit të pacientëve. Njëra prej këtyre drejtoreshave që po e prezantojmë më poshtë, Edlira Bode, ka po aq përgjegjësi sa edhe të arrestuarit, lidhur me zbatimin e kontratës koncesionare.

Koncesionari nuk paguante energjinë elektrike

Megjithëse ish -ministri Ilir Beqaj, i cili ka firmosur këtë kontratë, mohon përgjegjësinë, tashmë vijnë edhe fakte nga Kontrolli i Lartë i Shtetit që na tregojnë se si ‘SaniService” sh.p.k. ka vjedhur 260 milionë lekë nga fondet e Shëndetësisë, përveç atyre që përfiton nga kontratat si koncesionar.

Në raportin e KLSH, që sapo është publikuar, thuhet se nga ana e drejtuesve të Spitalit Universitar të Traumës për periudhën në auditim (Edlira Bode u emërua në tetor 2021) nuk është kërkuar që koncesionari të vendosë matës të energjisë elektrike dhe të ujit. Dhe që nga fillimi i kontratës dhe deri në vitin 2022, kur është bërë auditimi. “SaniService” sh.p.k. ka përdorur energji elektrike dhe ujë pa hesap duke ia faturuar spitalit. Dhe sipas KLSH, ky abuzim me ujin dhe dritat ka sjellë 170 milionë lekë dëm në buxhetin e spitalit.

“Për konsumin e energjisë elektrike [200Khh*4 ore*22 dite*13.2 leke/kWh (me TVSh)] * 64 muaj= 14,868,480 lekë. Konsumi i përafërt i përllogaritur mbi bazën e të dhënave të SUT në mungesë të matësit të ujit, është: Konsumi i ujit: 10 m3/dite*22dite*64 muaj *156 leke/m3=2,196,480 lekë.

Për sa më sipër, shpenzimet e energjisë elektrike dhe ujit të konsumuar nga koncesionari Sani Service SHPK, në vlerën 17,064,960 lekë, përbëjnë efekt financiar negativ për Buxhetin e SUT”, konstaton KLSH.

Kompania nuk ka paguar qiranë

Tjetër vjedhje që kanë bërë Ilir Rrapaj dhe ortaku  tij Umbro Staccini në bashkëpunim me zyrtarët është shmangia e pagesës së qirasë. Sipas auditimit që ka bërë KLSH rezulton se nga fillimi i aktivitetit, për sterilizimin në Spitalin e Traumës dhe deri në fund të vitit 2022, firma “SaniService” sh.p.k. nuk ka paguar qira.

Nga auditimi i dokumentacionit të vënë në dispozicion konstatohet se: Sipërfaqja totale në përdorim të koncesionarit është 288.6 m2 brenda ambienteve të SUT. Koncesionari e ka përdorur këtë ambient prej datës 16 gusht 2017 e në vazhdim, pa paguar qira. Kjo i ka shkaktuar spitalit 55 milionë lekë humbje.

“SUT nuk ka përfituar vlerën financiare nga qiraja e ambientit te përdorur nga koncesionari, e cila paraqitet sa me poshtë e llogaritur nga grupi i auditimit te KLSH. Koncesionari prej fillimit te aktivitetit deri me datë 31.12.2022 ka përdorur këtë ambient prej 64 muaj. Pra e ardhura e munguar nga mos përfitimi i qeras mujore për këtë ambient në total është: 86,580 leke/muaj*64 muaj= 5,541,120 lekë Për sa më lart, shuma 5,541,120 lekë, përbën të ardhur të munguar për buxhetin e SUT”,  evidenton KLSH, duke treguar se mbështetë oligarkët nga qeveria.

Pajisje të paautorizuara

Por jo vetëm kaq! Akoma më i rëndë është fakti se kompania koncesionare e sterilizimit përdorte pajisje të paautorizuara, të cilat mund të vënë në rrezik jetën e pacientëve. Gjithashtu për shkak të kësaj shkeljeje janë shpërdoruar 36 milionë lekë.

“Krahas shërbimit të sterilizimit të pajisjeve dhe seteve kirurgjikale të realizuara nga koncesionari S. S., në shërbimet Neurokirurgji, Salla e kirurgjisë plastike, Kabineti Maksilo Faciale dhe Reaminacion të SUT-së përdoren autoklava sterilizuese.

 Në inventarin e SUT gjenden 9 (nëntë) autoklava sterilizuese në vlerën totale 3,604,584 lekë. Përdorimi i tyre, nga shërbimet e sipërcituar të SUT krahas, atij të ofruar nga koncesionari si një detyrim koncesionar bie ndesh me kushtet e kontratës së lidhur midis MSHMS dhe Koncesionarit S.S”, tregon KLSH.

Pra, pacientët tek Trauma kanë paguar kontributet e sigurimeve shëndetësore (pa llogaritur ryshfetet) për të vënë jetën e tyre në rrezik.

Më tej, audituesi konstaton se koncesionari nuk zbaton kontratën lidhur me sterilizimin e instrumenteve. “Titullari i spitalit të kërkojë nga grupi i monitorimit të kontratës koncesionare me objekt “Kontratë koncesioni për ofrimin e shërbimeve të integruara të furnizimit të setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikalë sterile, furnizimin me material mjekësor steril

njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, trajtimin e mbetjeve me rrezik biologjik dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale” informacion të plotë mbi ecurinë e saj, dhe të nxjerrë përgjegjësitë për mosrespektimin të kushteve kontraktuale”, nënvizon raporti i KLSH.

Ndërkohë në spital u gjetën pajisje mjekësore jashtë funksionit me vlerën mbi 380 milionë lekë. Asnjë nga pajisjet mjekësore pjesë e inventarit të SUT nuk janë regjistruar në sistemin Clingo të Qendrës  Kombëtare të Inxhinierisë Biomjekësore, zbulohet në raportin e cituar.

Drejtoresha Edlira Bode për periudhën objekt auditimi nuk ka zbatuar dhe ndjekur politikat kombëtare për menaxhimin e pajisjeve mjekësore në Shqipëri. Këto janë përcaktuar qartë në urdhrin e Ministrit të Shëndetësisë nr. 3272, datë 11.09.2007 “Politika Kombëtare për Menaxhimin e Pajisjeve Mjekësore në Shqipëri, thekson raporti. Është përgjegjësi e Drejtorit të spitalit për zhvillimin e procedurës për mënyrën e raportimit të ngjarjeve të padëshirueshme dhe marrjen e sinjaleve të alarmit nga pajisjet mjekësore.

Çorba e Ilir Beqajt

Kujtojmë se në gusht të këtij viti Klodian Rjepaj, ish-zv ministër i Shëndetësisë është arrestuar në lidhje me koncesionin e sterilizimit. Po ashtu raportohet se në pranga është vënë edhe biznesmeni Ilir Rrapaj. Prej tre vitesh SPAK ka nisur një hetim në lidhje me këtë koncesion.

Ilir Rrapaj ishte një biznesmen i panjohur në qarqet e biznesit në Shqipëri deri në vitin 2013. Para se socialistët të vinin në pushtet, ai ishte pronari i një agjencie ndërmjetësimi si edhe i një kompanie modeste ndërtimi me qendër në Peruxhia të Italisë.

Një kompani që rezultonte të kishte vetëm një të punësuar në Itali, ndërsa arriti të fitonte në Shqipëri një tender kaq të lakmuar prej rreth 100 milionë dollarësh.

Kjo çorbë ka nisur të gatuhet në vitin 2015 me firmën e ish-ministrit Ilir Beqaj, i cili ende është jashtë hekurave dhe madje mundohet të justifikojë të arrestuarit. Disa ditë më pas ai është shprehur se koncesioni u bë për të mirën e vendit dhe se udhëtimet jashtë vendit që kanë dalë në dosjen e SPAK janë më se normale.

Nuk e dimë nëse i duken normale Beqajt dhe këto skandalet që po zbulon KLSH?! SPAK duhet të nxitojë hetimet ndaj tij.

 

Çfarë është kontrata e sterilizimit?

Ajo është një prej katër projekteve të PPP në mbështetje buxhetore në shëndetësi që e ka zanafillën në mandatin e parë qeverisës të kryeministrit Edi Rama.

Kontrata u firmos në vitin 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare SaniService –aksionerët e së cilës janë Investital LLC dhe kompanitë italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”.

Paketën më të madhe të aksioneve në këtë koncesion e zotëron Investital LLC- një kompani e vogël e themeluar me kapital 1 mijë euro në Kosovë nga Ilir Rrapaj.

Ilirjan Rrapaj, Klodian Rjepaj dhe Ilir Beqaj

Anëtarët e komisionit që përgatiti studimin e fizibilitetit për koncesionin e sterilizimit i thanë Prokurorisë se qendra nuk ishte vënë në punë prej tetë vitesh për shkak të mungesës së stafit të trajnuar. Ata e përdorën atë si një argument më shumë se pse shërbimi duhej dhënë me koncesion.

 

Lexo edhe: Sterilizimi, SPAK nuk i përcjell ILDKPI-së vendimin e GJKKO

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Ilir BeqajIlir Rrapajklodian rjepajkoncesionarSkandalSterilizimi

Lajme të lidhura

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Tenderi 2.5 miliardë lekë i Benet Becit, u skualifikuan të gjithë përvec Shpresa Nikës
Breaking Views

Tenderi 2.5 miliardë lekë i Benet Becit, u skualifikuan të gjithë përvec Shpresa Nikës

15:04 - 15/12/25
Para
Tregtonte drogë edhe pse ishte në ‘arrest shtëpie’, kapet i riu

Dhunuan me sende të forta 32 vjeçarin, arrestohen 3 vëllezërit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kuvendi i përgjigjet PD-së: Dosja e SPAK për Ballukun është “sekret hetimor”, mbahet në kasafortë
Aktualitet

Kuvendi i përgjigjet PD-së: Dosja e SPAK për Ballukun është “sekret hetimor”, mbahet në kasafortë

15:15 - 17/12/25

Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike se Niko Peleshi nuk u dha anëtarëve të Këshillit të...

Lexo më shumë
Berisha: Peleshi i ka mbyllur provat e SPAK për Ballukun në kasafortë, nuk ia jep Këshillit të Mandateve

Berisha: Peleshi i ka mbyllur provat e SPAK për Ballukun në kasafortë, nuk ia jep Këshillit të Mandateve

14:57 - 17/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
“Sqaroja k**vës se s’do hapim procese të reja”/ Përgjimet Balluku-Berberi: Ka rënë dakord me Ramën! S’më pëlqen…

“Sqaroja k**vës se s’do hapim procese të reja”/ Përgjimet Balluku-Berberi: Ka rënë dakord me Ramën! S’më pëlqen…

14:45 - 17/12/25
“Pse të kalosh ti i pari”/ Plagosja me thikë e 15-vjeçarit në Sarandë, ja si nisi konflikti mes të miturve

“Pse të kalosh ti i pari”/ Plagosja me thikë e 15-vjeçarit në Sarandë, ja si nisi konflikti mes të miturve

14:30 - 17/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com