GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Eduard Duro hedh 113 MLN lekë për prerjen e shkurreve buzë përroit, i fal tenderin mikut të vjetër

13:44 - 09/09/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Eduard Duro hedh 113 MLN lekë për prerjen e shkurreve buzë përroit, i fal tenderin mikut të vjetër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Eduard Duro, kryebashkiaku i Devollit, pas mbarimit të pushimeve është rikthyer me shumë vrull tek tenderat.

Stafi i tij, më 9 gusht 2024, ka shpallur garën për tenderin me objekt  ‘Sistemimi përroi, fshati Dobranj’. Sikur tregohet në dokument projekti për sistemimin e këtij përroi ka nisur që në vitin 2018, por nuk u vu kurrë në zbatim, edhe pse vërshimet e tij vënë në rrezik banesat aty afër.

Tashmë projekti më në fund do të zbatohet dhe Duro parashikon të shpenzomë 113 milionë lekë.

Fondi shërben për pastrimin  shkurreve të këtij përroi në një gjatësi 690 metra dhe sistemimin me beton aty ku ka nevojë.

“Objekti “Sistemim Përroi Fshati Dobranj”, është projektuar ne përputhje me kërkesat e përcaktuara nga Bashkia Devoll. Ajo do te këtë një gjatësi te përgjithshme prej 690 m , dhe do te përbehet nga : – Mure anësore beton arme me lartësi deri ne 2m,  Shtrese prej betoni, me profil te përcaktuar ne projekt – Prita për shuarje presioni te prurjeve te ujit”, thuhet në dokument.

Dimri vjen shpejt dhe punimet duhen kryer para shirave, por për kryebashkiakun rëndësi ka të xhirohen paratë tek firma që ka paracaktuar.

10 ditë ishte lënë afati i garës dhe janë dorëzuar 7 oferta. Gjithsesi pjesëmarrja e tyre ka qenë formale, pasi Duro i kishte mbaruar punë me mikun e tij të vjetër.

Komisioni i Vlerësimit të ofertave, me siguri me urdhër të Duros, ka përjashtuar nga gara menjëherë 6 oferta. Për ofertën më të lirë ka argumentuar se ka mungesë të dokumentacionit, ndërsa për ofertat e tjera nuk është dhënë asnjë arsye përse nuk janë kualifikuar për fazën finale ku duhet të konkurronin për kontratën.

Ndërkohë duke marrë parasysh këto lloj skeme që përdoret gjerësisht nga kryebashkiakët në ngremë dyshime se fituesi ishte paracaktuar dhe ofertat e tjera as nuk janë marrë në konsideratë.

Në lojë është operatori ekonomik Artyka II SHPK, në pronësi të Qirjako Argjir dhe Edison Zaçi, që gjithashtu është administrator i firmës.

Pa asnjë konkurrentë përballë kjo firmë mori si dhuratë këtë kontratë. Për këtë Open Data Albania i ka vendosur ‘Red Flag’, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Edison Zaçi është klient i vjetër i kryebashkiakut, pasi ka marrë vazhdimisht tenderë nga Bashkia Devoll për asfaltim rrugësh, mirëmbajtje dhe pastrim dëbore. Nëse do të shohim nga tabela, në katër vite ka përfituar 3.7 milionë euro nga Thesari i Shtetit, më së shumti nga prokurimet e Bashkisë Devoll. Epo për miqësinë e vjetër Duro i shkund xhepat e popullit!

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: abuzimDevolleduard duromiraspatrimperruatender

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Viti i ri shkollor, PD: Tronditëse rënia e numrit të nxënësve

Viti i ri shkollor, PD: Tronditëse rënia e numrit të nxënësve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të...

Lexo më shumë
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com