GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Eduard Duro i dhuron 380 MLN lekë të akuzuarit për pastrim parash, tenderi për shtëpitë e varfërve

17:15 - 23/10/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Eduard Duro i dhuron 380 MLN lekë të akuzuarit për pastrim parash, tenderi për shtëpitë e varfërve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një pjesë e mirë buxhetit të bashkive për këtë vit i përket zërit “rikonstruksion i banesat e komuniteteve varfra”.

Por kryebashkiakët po e shohin këtë si një mundësi përvetësimi. Kështu, edhe kryebashkiaku i Devollit, Eduard Duro, ka firmosur së fundmi kontratën për tenderin me objekt “Përmirësimi i banesave ekzistuese për komunitete te varfra dhe te pafavorizuara”.

Këtë radhë përfshihen edhe familjet rome. Megjithëse Devolli është një bashki e vogël dhe ka një numër të pakët të komunitetit rom, Duro ka vendosur që të shpenzojë jo pak, por 380 milionë lekë.

A do të përfundojnë këto para tek shtëpitë e romëve apo tek xhepat Duros dhe të miqve biznesmenë? Na lind dyshimi sepse kryebashkiaku e ka realizuar tenderin duke bërë disa shkelje gjatë prokurimit.

Shohim në dokumente se kanë shfaqur interes 10 kompani për këtë projekt. Por Duro nuk i ka marrë në konsideratë, as nuk është lodhur të shqyrtojë kriteret dhe dokumentet e tyre. Madje as ofertën më të vogël nuk e ka shqyrtuar si opsion, por sëbashku me 8 ofertat e tjera e ka skualifikuar. Dhe ka lënë në vlefshme mbi tryezën e tij e vetëm ofertën e bashkimit të operatorëve  “ARTYKA II” SHPK & “ERGI” SHPK, me pronarë përkatës Edison Zaçi dhe Nuri Balla. 

Si rrjedhojë, dy të përzgjedhurit e kryetarit e morën tenderin pa garë. Kjo do të thotë se 380 milionë lekë do të xhirohen te llogaritë e Zaçes dhe Nuriut si rezultat i një tenderi dhuratë.

Nuri Balla është mësuar tashmë me paratë e korrupsionit. Balla e ka ngjyer gishtin në paratë e inceneratorit të Elbasanit. Ndërsa Më 19 qershor 2023, kompania shtetërore “ECO-ELB” që ka në administrim landfillin dhe inceneratorin “Albtek Enery”, i ka dhënë firmës “ERGI Sh.p.k”, të drejtën e modifikimit, testimit dhe ndezjes së inceneratorit të Elbasanit, kundrejt vlerë 27.5 milionë lekë të vjetra.

Ndërsa sipas dosjeve në e Prokurorinë Elbasan dhe në SPAK, e gjithë familja “Balla” si bashkëshortja Afërdita Balla; i biri Ergi Balla dhe e bija Joana Balla janë nën hetim për evazion fiskal, kontrabandë, pastrim parash, trafik droge dhe lidhje me bandat Sanxhaktari- Çela të kësaj zone.

Kurse Edison Zaçi është klient i vjetër i kryebashkiakut, pasi ka marrë vazhdimisht tenderë nga Bashkia Devoll për asfaltim rrugësh, mirëmbajtje dhe pastrim dëbore.

E njëjta kompani ka marrë nga bashkia Devoll më 2019 të njëjtin tender “Permiresimi i kushteve te banimit për Komunitete te pafavorizuara”, por me vlerë pak më të vogël. Në atë kohë, Zaçit iu dhanë 16 773 145,00 lekë. Pra, Duro e kishte ndarë mendjen qysh në vitin 2019, se cili do t’i merrte paratë e bashkisë Devoll.

Këtij tenderi ia kishte marrë dorën Zaçi. Në vitin 2018 i ishte dhënë nga ish-kryetari Bledjon Nallbati tenderi pa garë, ku u skualifikikuan të gjitha kompanitë, përveç fituesit. Në këtë tender Zaçi mori 13 477 369,00 lekë. Nga projekti duhej të përfitonin 58 familje nga Bilishti, të cilave do t’u riparoheshin çatitë, ndonjë dritare dhe ndonjë suvatim tek tuk.

Epo, të gjitha fondet rrotullohen brenda një rrethi miqsh të Duros. Tenderi i sapo firmosur nga Duro është i njëjti si çdo vit, por këtë radhë është dyfishuar vlera, sepse ka ardhur Balla, miku tjerër nga Elbasani. “Flamuri i kuq” i vendosur nga Open Data për të shënuar tenderat e Duros tregon risk të lartë korrupsioni. Shpresojmë të mbetet ndonjë lek që të rregullohen tjegullat e shtëpive të familjeve të varfra.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: DevollEduart Durotendera

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Ergys Mërtiri: Basha terhiqte dy gjyle, Berishën dhe Metën

Mërtiri: Fakti se Malltezit i sekuestruan pasuritë, tregon se ...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK
Breaking Views

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, u takua me drejtuesin e SPAK, Klodjan Braho, në kuadër të përgjegjësive të Ministrisë së...

Lexo më shumë
Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

09:42 - 03/04/26
Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

07:31 - 03/04/26
Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com