GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mërtiri: Fakti se Malltezit i sekuestruan pasuritë, tregon se …

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ergys Mërtiri: Basha terhiqte dy gjyle, Berishën dhe Metën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ergys Mërtiri, një prej analitëve që në qëndrimet e tij ka qenë shumë kritik ndaj Sali Berishës, në përplasjet që ky i fundit pati në PD me Lulzim Bashën, ka komentuar zhvillimet më të fundit që kanë lidhje me hetimet e SPAK lidhur me privatizimin e kompleksit Partizani, për të cilin është arrestuar dhëndri i ish-Kryeministrit, Jamarbër Malltezi, si dhe janë caktuar masa “detyrim paraqitje” dhe mos lejim të daljes nga territori i Shqipërisë ndaj Sali Berishës dhe Fatmir Bektashit.

Në studion e Euronews Albania, Mërtiri tha se sekuestrimi i vilave dhe pasurive të Jamarbër Malltezit, tregon se në këtë çështje gjërat janë serioze.

Ai tha se vazhdon të jetë skeptik për mënyrën se si funksionon drejtësia në Shqipëri dhe shtoi se nuk beson se ka institucione të pakapura, por kjo drejtësi është larg asaj që më parë shpresohej, pasi më parë sipas tij as nuk mund të imagjinohej që të ngriheshin akuza penale ndaj ish-kryeministrit Berisha, apo të arrestohej dhëndri i tij.

Sipas Mërtirit hetimi i SPAK duhet të thellohet shumë në këtë çështje, pasi, shtoi ai “shumë njerëz po presin në radhë”.

“Sekuestrimi i vilave dhe i pasurive tregon se këtu ka diçka serioze nuk është thjesht diçka për të larë gojën. Besoj se kjo do shkoj thellë. Megjithatë unë kam skepticizmin tim. Nuk besoj se hetimi shkon deri në fund, se nëse do shkonte deri në fund do shkonte edhe më lartë.

Gjithsesi them se kjo lloj drejtësie është vërtetë e mëngët, është akoma jo ajo e duhura, është larg asaj që do donim të gjithë të ishim, ama është shumë larg asaj që as nuk kemi mundur se do e realizonim dot.

Ne nuk e imagjinonim dot se një drejtësi mund të vendosë përballë akuzave penale zotin Berisha e të arrestojë dhëndrin e tij, e ti sekuestrojë pasuritë. Kjo skemë sot është një shembull e një shfaqje e cila ka turbulluar shumë njerëz të tjerë të cilët me siguri po presin radhën. SPAK ka probleme, unë nuk mendoj se këtu ne nuk kemi institucione të pakapura, por ne duhet të shpresojmë që t’i kap ai që është më pak hajdut në këtë vend”, tha Ergys Mërtiri.

Etiketa: MallteziMertiripasuri

Lajme të lidhura

Bardhi nuk i ndahet! Depoziton informacione shtesë në SPAK për Ballukun: Vjedhja hapur e 5 mln € nuk mund të zvarritet
Aktualitet

Bardhi: SPAK duhet të rikthejë kërkesën në Kuvend për imunitetin e Ballukut

14:23 - 11/09/26
Shpopullimi nuk ndalet, afro 30% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi
Aktualitet

68 mijë shqiptarë ikën në një vit! Vendi po boshatiset: 875 mijë leje qëndrimi, popullsia në rënie të lirë

14:01 - 11/09/26
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë
Aktualitet

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

13:35 - 11/09/26
Para
Çështja e vulës/ Berisha: Do bëjmë luftë deri në fund me Edi Ramën

Masa e sigurisë, ja kur do të zhvillohet seanca për Berishën në GJKKO

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bardhi nuk i ndahet! Depoziton informacione shtesë në SPAK për Ballukun: Vjedhja hapur e 5 mln € nuk mund të zvarritet
Aktualitet

Bardhi: SPAK duhet të rikthejë kërkesën në Kuvend për imunitetin e Ballukut

14:23 - 11/09/26

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka deklaruar se SPAK duhet t’i drejtohet për herë të dytë Kuvendit...

Lexo më shumë
Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

14:21 - 11/09/26
Shpopullimi nuk ndalet, afro 30% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi

68 mijë shqiptarë ikën në një vit! Vendi po boshatiset: 875 mijë leje qëndrimi, popullsia në rënie të lirë

14:01 - 11/09/26
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

13:35 - 11/09/26
“Le të guxojë të vijë”, Ahmetaj i përgjigjet ministres së Ramës: Kush është kjo? Shprehini falenderimet e mia qyqes

“Le të guxojë të vijë”, Ahmetaj i përgjigjet ministres së Ramës: Kush është kjo? Shprehini falenderimet e mia qyqes

13:27 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com