GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

“Efekti Lucifer”, kur njerëzit e mirë, bëhen të këqinj

në Kuriozitete, Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 3 min
A A
“Efekti Lucifer”, kur njerëzit e mirë, bëhen të këqinj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Ne të gjithë mund të bëhemi të këqinj.”

Kështu ka deklaruar studiuesi dhe psikologu prestigjioz Phillip Zimbardo. Gjithçka varet nga kushtet ekzistuese, pasi janë ato që i bëjnë njerëzit e mirë të këqij.

Ky fenomen quhet “efekti Lucifer”.

Pohimi i Zimbardos bazohet në faktin se të gjithë kemi një pjesë të mirë dhe një të keqe brenda nesh.

Njëra spikat më shumë se tjetra në bazë të situatës konkrete në të cilën jetojmë, e cila favorizon shfaqjen e një versioni, apo të një tjetri.

Duhet të eliminojmë idenë se “e keqja” është diçka jonormale, madje edhe patologjike. Askush nuk është plotësisht i mirë apo krejtësisht i keq: ne jemi një shkallë gri në të cilën ndonjëherë mbizotëron e bardha dhe herë të tjera e zeza.

“Mendja ka një kapacitet të pafund për ta bërë çdo person të dashur ose mizor, të dhembshur ose egoist, krijues ose shkatërrues, dhe për ta bërë dikë hero dhe dikë tjetër antihero.”

Eksperimenti që i dha formë Efektit Lucifer

Është interesante të citojmë se çfarë thoshte Papa Gjon Pali II për Parajsën dhe Ferrin. Sipas tij, Parajsa dhe Ferri janë brenda nesh, ndaj nuk mund t’i shmangim. Nuk është e nevojshme të jesh katolik për të kuptuar këtë deklaratë, ne thjesht mund ta përdorim atë për të analizuar realitetin, që ne nuk jemi gjithmonë të mirë me njëri-tjetrin.

Darth Vader ishte i keq, derisa pamë se ai ishte në të vërtetë një njeri normal që u rrëmbye nga emocionet dhe ambiciet e tij dhe u shndërrua në një person të keq që kontrollohej nga ana e tij e errët.

Por le t’i rikthemi eksperimentit që krijoi konceptin e “efektit Lucifer”. Ishte viti 1971, kur Phillip Zimbardo dhe ekipi i tij vendosën të kryenin simulimin e një burgu në një zonë të autorizuar të Universitetit të Stanfordit.

Vullnetarët që punonin në burg u ekzaminuan më parë, për të verifikuar stabilitetin e tyre psikologjik, fizik dhe emocional. Të gjithë ishin studentë të rinj të shëndetshëm, të gjithë me dëshirën për të qenë pjesë e një studimi kaq unik dhe të rëndësishëm.

Secilit prej tyre iu caktua sipas rastit, roli i të burgosurit ose rojës. Ky eksperiment do të zgjaste dy javë; megjithatë, pas 6 ditësh, gjithçka duhej të ndalonte, për shkak të asaj që po ndodhte në atë “burg” të ri.

Eksperimenti u bë shumë real, të burgosurit u bënë shpejt njerëz të nënshtruar dhe të dëshpëruar, ashtu si gardianët u bënë sadistë, mizorë dhe shfrytëzues. Pjesëmarrësit në eksperiment e identifikuan veten në një masë të tillë në rolin e tyre, saqë ata adoptuan sjellje dominuese dhe autoritare me shokët.

Ata nuk ishin indoktrinuar, thjesht iu tha të ruanin burgun.  Kështu u pushtuan nga efekti Lucifer.

Efekti Lucifer ndodh si rezultat i situatave që favorizojnë fuqinë sociale dhe rrugën drejt së keqes.

Shumica prej nesh do t’i nënshtroheshin anës së errët nëse kushtet do të ishin të përshtatshme, nëse do të zhvisheshim nga identiteti dhe do të detyroheshim të ushtronim dhunë dhe shtypje. Industria e filmit donte ta sillte këtë studim mbresëlënës në ekranin e madh.

Nuk ka dyshim se qeniet njerëzore përmbajnë në vetvete mirësinë më të madhe dhe mizorinë më të frikshme dhe më të keqe. Thjesht shikoni lajmet për ta kuptuar këtë gjë.

Megjithatë, vetëm një njeri i mirë mund të parandalojë që ligësia të fshihet brenda shpirtit të tij dhe të kthehet në rrugën e drejtë.

Nëse jemi të vetëdijshëm për këtë, ne mund të ndryshojmë dhe madje të kontrollojmë efektin Lucifer.

Etiketa: Lucifer

Lajme të lidhura

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj
Aktualitet

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

10:08 - 09/04/26
Dita e të Dashuruarve! Çfarë është dhe si ka filluar Shën Valentini
Botë

Sot ‘Dita e të dashuruarve’, historia e Shën Valentinit dhe kuptimi i festës së dashurisë

08:12 - 14/02/26
Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore
Aktualitet

Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore

17:59 - 12/01/26
Para
Pse kockat s’mund të jenë më të njëjta pas lindjes së një fëmije?

Pse kockat s'mund të jenë më të njëjta pas lindjes së një fëmije?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Taktika ekstraligjore, mungesat e avokatëve fusin në ngërç edhe Gjykatën e Posaçme
Aktualitet

Taktika ekstraligjore, mungesat e avokatëve fusin në ngërç edhe Gjykatën e Posaçme

09:30 - 13/05/26

Nga janari deri në maj, procesi gjyqësor kundër ish-kreut të Autoritetit Rrugor, Evis Berberi ka kaluar nga njëra shtyrje në...

Lexo më shumë
Ngjarje e rëndë në Shkodër, i riu hidhet nga pallati dhe humb jetën

Ngjarje e rëndë në Shkodër, i riu hidhet nga pallati dhe humb jetën

09:13 - 13/05/26
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

Aksident tragjik në Durrës! Makina përplaset me motorin, ndërron jetë 29-vjeçari (Emri)

09:06 - 13/05/26
Gjithçka për kupën, Dinamo dhe Egnatia duan trofeun e parë sezonal në “Air Albania”

Gjithçka për kupën, Dinamo dhe Egnatia duan trofeun e parë sezonal në “Air Albania”

08:29 - 13/05/26
“Pse Rama nuk flet për Arubën?” Rrëfehet gazetari italian që u mor në mbrojtje, pas librit për mafien shqiptare

“Pse Rama nuk flet për Arubën?” Rrëfehet gazetari italian që u mor në mbrojtje, pas librit për mafien shqiptare

08:22 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com