GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Konflikti në Durrës, sekuestrohet arma e efektivit që dyshohet se shoqërohej me Denis Tafilin

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Konflikti në Durrës, sekuestrohet arma e efektivit që dyshohet se shoqërohej me Denis Tafilin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka sekuestruar armën e shërbimit të Leonard Xhamollarit, efektiv i Policisë së Durrësit me detyrë ndihmës specialist në sallën e komandimit, pas dyshimeve për përfshirjen e tij në konfliktin e ndodhur në Shkallnur, ku ishte i pranishëm edhe Denis Tafili, person i shpallur në kërkim nga SPAK.

Efektivi është marrë në pyetje nga AMP dhe, sipas deklarimeve të tij, ka mohuar të ketë lidhje apo njohje me Tafilin. Megjithatë, hetimet vijojnë për të përcaktuar rolin e tij në ngjarje.

Nga ana tjetër, Edison Gjuzi, i cili mbeti i dëmtuar gjatë konfliktit, ka deklaruar se Xhamollarin e ka parë disa herë në shoqërinë e Denis Tafilit dhe personit tjetër të dyshuar si pjesëmarrës në dhunë.

Hetuesit e AMP-së po administrojnë dhe verifikojnë pamjet e kamerave të sigurisë për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse punonjësi i policisë ka favorizuar në ndonjë formë Tafilin pas konfliktit.

Si ndodhi ngjarja

Konflikti u regjistrua gjatë ditës së djeshme në zonën e Shkallnurit, ku Denis Tafili, i konsideruar një nga personat më të kërkuar nga SPAK dhe i dyshuar si pjesë e grupit kriminal të Elvis Doçit, u përfshi në një përplasje me Edison Gjuzin.

Sipas policisë, sherri nisi për motive të dobëta. Gjuzi dyshohet se u godit me qytën e një pistolete nga Tafili dhe një 27-vjeçar me inicialet G.M. Pas ngjarjes, të dy u larguan me automjet dhe ende nuk janë lokalizuar, pavarësisht kontrolleve dhe postblloqeve të ngritura nga policia.

Në vendngjarje ndodhej edhe efektivi Leonard Xhamollari, i cili u shoqërua menjëherë dhe ndaj tij kanë nisur procedurat nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Sipas të dhënave paraprake të hetimit, po verifikohet edhe pretendimi se Tafili ka ndërhyrë në konflikt në mbështetje të punonjësit të policisë.

Denis Tafili është në kërkim në kuadër të hetimeve të SPAK ndaj grupit të Elvis Doçit, i goditur gjatë operacionit të përbashkët shqiptaro-italian “Ura”. Në këtë procedim, ndaj 24 personave janë ngritur akuza për trafik ndërkombëtar të kokainës, grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash, ndërsa autoritetet kanë sekuestruar miliona euro pasuri dhe para të gatshme.

Etiketa: ArmeefektivSpak

Lajme të lidhura

Tabaku kërkon largimin e Ramës: Qeveria po i çon shqiptarët drejt përplasjes
Aktualitet

Tabaku kërkon largimin e Ramës: Qeveria po i çon shqiptarët drejt përplasjes

15:30 - 17/10/26
‘Çdo polic i Ramës që ka dhunuar do të përgjigjet’, Nuri: PD do t’i përcjellë provat te ndërkombëtarët
Aktualitet

‘Çdo polic i Ramës që ka dhunuar do të përgjigjet’, Nuri: PD do t’i përcjellë provat te ndërkombëtarët

14:50 - 17/10/26
Revoltohet ish-deputeti socialist: Rama nuk duhet ta vonojë as edhe një ditë dorëheqjen
Aktualitet

Revoltohet ish-deputeti socialist: Rama nuk duhet ta vonojë as edhe një ditë dorëheqjen

14:27 - 17/10/26
Para
“Askush nuk më ka nxjerrë jashtë!” Përplasja mes Ramës dhe Braçes, shpërthen deputeti: Dola vetë se nuk kisha më çfarë të dëgjoja

"Askush nuk më ka nxjerrë jashtë!" Përplasja mes Ramës dhe Braçes, shpërthen deputeti: Dola vetë se nuk kisha më çfarë të dëgjoja

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Do mbaheni mend si kryeministri më i urryer”, Imami i Durrësit-Ramës: Jepni dorëheqjen tani!
Breaking Views

“Do mbaheni mend si kryeministri më i urryer”, Imami i Durrësit-Ramës: Jepni dorëheqjen tani!

23:30 - 17/10/26

Imami në Xhaminë e Madhe në Durrës, Ervin Qylafku i ka drejtuar një letër të hapur Kryeministrit Edi Rama, duke...

Lexo më shumë
Kongresmeni republikan, Keith Self: Protestat, kulmi i mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar

Kongresmeni republikan, Keith Self: Protestat, kulmi i mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar

23:12 - 17/10/26
Vazhdon terrori i Policisë, dy adoleshentë arrestohen me forcë nga FNSH para Ambasadës Zvicerane

Vazhdon terrori i Policisë, dy adoleshentë arrestohen me forcë nga FNSH para Ambasadës Zvicerane

23:00 - 17/10/26
Kongresmeni Robert Aderholt: Qeveria të respektojë të drejtat e protestuesve paqësorë

Kongresmeni Robert Aderholt: Qeveria të respektojë të drejtat e protestuesve paqësorë

22:19 - 17/10/26
Arrestime të paligjshme nga Policia/ Gjykata liron menjëherë 40 të rinj, zbardhen masat e sigurisë dhe akuzat

Arrestime të paligjshme nga Policia/ Gjykata liron menjëherë 40 të rinj, zbardhen masat e sigurisë dhe akuzat

21:09 - 17/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com