GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Efektivi Lami ndihmoi Martinajn të arratiset, gazetarja: I shoqëronte një vajzë

12:02 - 25/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Tronditëse/ Ervis Martinaj është vrarë, trupi i ndarë në gjashtë pjesë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Janë zbardhur detaje nga dosja hetimore e policisë në veprimet e Jeton Lamit, efektivit të operacionales që u vu në pranga një ditë më parë pasi akuzohet se ka ndihmuar të arratiset i shumëkërkuari Ervis Martianj. Në një raportim nga Gjykata e Kurbinit, ku Lami pritet që të njihet sot me masën e sigurisë, gazetarja Klodiana Lala thotë se efektivi e ka shoqëruar me një automjet “Audi A8’, Ervis Martinajn mbrëmjen e 5 gushtit. Sipas gazetares, dyshja shihen rreth orës 21:15 duke hyrë në hotel me një vajzë.

Te nesërmen, sipas gazetares Lala, efektivi Lami ka ardhur dhe ka marrë Martinajn e vajzën që e shoqëronte. Bashkë me një tjetër person që nuk është identifikuar ende, ata janë larguar nga hoteli.

“Ata rezultojnë të jenë nisur nga Peza në drejtim të Durrësit në datën 5 gusht në orën 21:15 shihen duke hyrë në hotel. Sipas të dhënave paraprake dhe pamjeve filmike rezulton se Ervis Martinaj dhe vajza që e shoqëronte kanë dalë të nesërmen dhe janë shoqëruar nga oficeri dhe një person tjetër që nuk është identifikuar ende. Edhe vajza që e shoqëronte është marrë në pyetje. Pamjet e fundit të Ervis Martinaj janë në Tiranë më 7 gusht dhe më pas nuk dihet asgjë për të. Sipas familjes ai ka humbur kontaktet më datë 9 gusht,” tha Lala.

Këto janë pikërisht pamjet e fundit që tregojnë të gjallë Martinajn, pasi pas kësaj lëvizjeje, biznesmeni i lojërave të fatit ka humbur gjurmët. Jeton Lami, agjenti i Forcave Operacionale do të dalë ditën e sotme përballë Gjykatës. 28-vjeçari dyshohet se ka ndihmuar të shumëkërkuarin Ervis Martinajn, të arratisej. Dyshohet se ai e ka transportuar me makinë disa herë nga Lezha në Laç apo në Shkodër gjatë kohës që ai ka qenë në kërkim, pas zhvillimit të operacionit “Plumbi i artë”./News24

Etiketa: LamiMartianj

Lajme të lidhura

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin
Aktualitet

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin

11:05 - 03/04/26
Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar
Aktualitet

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar

10:44 - 03/04/26
Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane
Aktualitet

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26
Para
Si të ndaloni së qeni shumë i mirë me të tjerët?

Si të ndaloni së qeni shumë i mirë me të tjerët?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin
Aktualitet

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin

11:05 - 03/04/26

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërhyrë këtë të premte për shembjen e objektit të fundit që pengonte hapjen...

Lexo më shumë
Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar

10:44 - 03/04/26
Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26
Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26
Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

09:42 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com