GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Egnatia shkon drejt Norvegjisë me objektivat e qarta, nesër luhet akti “final” për grupet e Europa League

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
UEFA Champions League/ Egnatia synon kualifikimin në shtëpi, kampionët presin Petrocub në “Arena Egnatia”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

E nesërmja është një ditë vendimtare për Egnatian. Kampionët e Shqipërisë do të zbresin në fushë për të zhvilluar aktin e dytë dhe më të rëndësishmin në rrugëtimin e tyre drejt kualifikimit në grupet e Europa League. Sfida përballë Lillestrom e cila do të luhet në stadiumin “Arasen Stadion”, do të nisë prej orës 19:00.

PRESTIGJI – Deri më sot, nëse flasim për paraqitjet në fushë, Egnatia ka bërë mjaftueshëm mirë sa për të fituar respektin që e meriton për nivelin e treguar ndaj çdo kundërshtari, shto këtu edhe norvegjezët e Lillestrom. Në “Rrogozhinë” nuk ia dolën dot të shënonin, edhe pse rastet ishin po aty për t’i finalizuar. Megjithatë, falë karakterit, “djemtë” e Nevil Dedes nuk u shfaqën inferiorë, madje duke vënë shpesh në rrezik rivalin e tyre. Në Norvegji, gjithçka do të jetë e hapur pasi barazimi pa gola i lejon të gjitha mundësitë.

MILIONAT – Shifra rekord nga kampionët e Shqipërisë! Arkat e klubit janë mbushur me afro 3,17 milionë euro. “Thesi” do të zgjerohej edhe më shumë në rast se kualifikimi bëhet një realitet i jetueshëm, ku fitimet do të kapnin vlerën e 4,31 milionë eurove. Bilance fantastike për një skuadër të ndërtuar vetëm për të fituar dhe shkuar larg, në çdo ambicie dhe front kompeticioni.

HISTORIA – Të jemi realistë, transfertat janë gjithmonë delikate, duke marrë parasysh kundërshtarin dhe faktorin që anon në anën e tyre. Megjithatë, kush nuk provon nuk ia del dhe nuk guxon, jo vetëm që kualifikohet por edhe shkruan historinë me “gërmat e arta” në arenën evropiane. Këtë mund ta bëjë Egnatia, e cila në çdo përballje ka treguar “dhëmbët” dhe me Nevil Deden në stol ka zhvilluar ndeshje vërtetë të guximshme, ndonëse ka marrë përsipër risqe edhe për të pësuar gola. Mirëpo, për aq sa vlen të thuhet dhe me aq sa kemi parë deri më tani, Egnatia është vetëm një këmbë larg librave të historisë.

Etiketa: egnatiaobjektiva

Lajme të lidhura

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate
Sport

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

10:17 - 15/11/26
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon
Aktualitet

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26
Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi
Aktualitet

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26
Para
U dërgua me ambulancë në spital, humb jetën i dënuari në burgun e Fierit (Emri)

U dërgua me ambulancë në spital, humb jetën i dënuari në burgun e Fierit (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fshiu shënimin kufizues në kartelën e një prone në Selitë, dërgohet në gjyq juristi i ASHK/ EMRI
Aktualitet

Fshiu shënimin kufizues në kartelën e një prone në Selitë, dërgohet në gjyq juristi i ASHK/ EMRI

11:52 - 15/11/26

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq një jurist të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), i...

Lexo më shumë
“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë

“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë

11:27 - 15/11/26
Protesta e djeshme/ Policia arreston 3 persona dhe heton 18 të tjerë! Vendosen edhe gjoba

Protesta e djeshme/ Policia arreston 3 persona dhe heton 18 të tjerë! Vendosen edhe gjoba

11:05 - 15/11/26
Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

10:42 - 15/11/26
Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

10:17 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com