GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ekskluzive/ KESH merr me qira dy anije nga kompania e akuzuar për korrupsion dhe lidhje me mafian italiane

19:11 - 07/04/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 5 min
A A
Ekskluzive/ KESH merr me qira dy anije nga kompania e akuzuar për korrupsion dhe lidhje me mafian italiane
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare ka shpallur fitues për shprehjen e interesit për dhënien me qira të një aseti të gjenerimit të energjisë termike kompaninë “Exelerate Energy” dhe kompaninë “Renco s.p.a” ku kjo e fundit ka patur ish-drejtues, individë të akuzuar për lidhje me mafian italiane, të dënuar me gjykim të formës së prerë si dhe akuza për korrupsion ndërkombëtar.

Kërkimet e stafit tonë erdhën si pasojë e errësirës që ka mbërthyer KESH-in për procedurat e prokurimit të energjisë elektrike nga anijet e kompanive të huaja. Opinioni publik ka patur shumë paqartësi me mënyrën se si është vepruar sepse nuk dihet sa energji do të prodhojnë anijet, për sa kohë do jetë ky shërbim dhe me çfarë kostoje del energjia. Gjithashtu nuk dihet se si do të paguhet kjo energji dhe niveli i ndotjes.

KESH, kompania që vepron në errësirë

KESH sh.a. ka publikuar në faqen e saj të internetit një thirrje për shprehjen e interesit për dhënien me qira të një aseti të gjenerimit të energjisë termike në datën 05 Janar 2022 bazuar në Vendim KM (VKM) Nr. 620 datë 22 tetor 2021 që i imponon KESH detyrimin për të ofruar të gjithë energjinë elektrike të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Furnizuesit të Shërbimit Universal (FSHU). Kjo thirrje është publikuar në faqen web, në një gazete ndërkombëtare të biznesit dhe në Buletinin Shqiptar të Prokurimeve Publike.

KESH ka publikuar në faqen e saj në internet se janë shpallur dy kompani fituese, kompania amerikane “Exelerate Energy” ndërsa tjetra është kompani italiane, historia e së cilës i ka shpëtuar radarit mediatik shqiptar.

Problem nuk është vetëm historia e ish-drejtuesve të dënuar të kompanisë “Renco s.p.a” por prania e korrupsionit në Shqipëri dhe bunkeri i heshtur i KESH-it që mbart një mister të madh përsa i përket detyrimeve ligjore. KESH akoma nuk ka deklaruar bilancet në QKB për vitin 2019, 2020, nuk ka bërë regjistrimin e pronarëve përfitues, një detyrim ligjor i cili lidhet me transparencën për të sqaruar opinionin publik se si është menaxhuar dhe pse marrim vazhdimisht borxhe për energjinë elektrike.

Shqipëria nuk ka transparencë nga kompanitë shtetërore ndërkohë që një pjesë e energjisë elektrike e cila do vijë nga jashtë i është besuar një kompanie me drejtues të mëparshëm të dënuar nga gjykata italiane e cila do të bashkëpunojë me KESH-in. Madje drejtuesit e KESH dalin në media për të sqaruar sasitë e prodhimit dhe konsumit por anashkalojnë bilancet e padeklaruara. Ndërkohë kryeministri Rama flet për krizë, për mungesë energjie por nuk sqaron se pse në vitin 2022 kemi ndërmarrje shtetërore me bilance të padeklaruara.

Historia e “Renco s.p.a”

“Renco s.p.a” ka baza operuese në të gjithë botën duke përfshirë Armeni, Kazakistan, Kongo, Nigeri, Libi, Angola, Belgjikë, Zvicër, Kolumbi dhe Katar. Aktualisht “DEGA RENCO SPA ALBANIA” bashkë me “ABKONS” shpk në Shqipëri kanë marrë 3 tendera me vlerë 3,9 milionë euro ku përfshihet mirëmbajtja e gazsjellësit TAP.

Megjithatë ajo që është shqetësuese me kompaninë Renco s.p.a lidhet me sinjalizimin e këshilltarëve bashkiakë të komunës së Fanos (Itali) , Marta Ruggeri, Hadar Omiccioli dhe Giovanni Fontana ndaj Ministrisë së Shëndetësisë për studimin e fizibilitetit në lidhje me spitalin Muraglia në Anac i publikuar në median italiane në datën 24 Shtator 2018. Një nga pikat më të nxehta të raportit janë çështjet gjyqësore të kompanisë e cila ka patur shumë raste ku në vitet e fundit disa drejtorë ose menaxherë të së njëjtës kompani janë cituar në hetime të ndryshme gjyqësore. Konkretisht në vitin 2010, “Renco s.p.a” u citua në hetimin për tenderat e “Enav-Finmeccanica” dhe fondet e llucës të publikuara në mediat italiane.

Në vitin 2011, Renco Spa ishte ndër kompanitë italiane të përmendura në hetimin për korrupsion ndërkombëtar për ryshfet e “Eni” dhe “Saipem” në Irak, Kuvajt dhe Kazakistan. Renco, Saipem dhe pesë kompani të tjera italiane (Tecnimont, Ansaldo Energia, Elettra Progetti, Siirtec dhe Prysmian) dyshohet se kanë ndihmuar “Eni” të jepte ryshfet tek zyrtarë të huaj, sipas prokurorëve. Si nënkontraktorë, pretendohej se ata kishin mbifaturuar “Eni”, duke përdorur paratë shtesë më vonë për të paguar ryshfet.

Në nëntor 2014, nga urdhri për aplikimin e masave paraprake në lidhje me hetimin “Mafia Capitale”, dolën kontakte telefonike mes Salvatore Buzzi dhe CEO (Drejtuesi i më i lartë i kompanisë) i “Renco Spa”, Giovanni Rubini. Më pas, konstatohet se nëpërmjet “Renco Health Care Srl”, kompania “Renco Spa” është partner i “Tolfa Care Srl” së bashku me “Crisalide Srl” (e kontrolluar nga “Cooperativa 29 giugno” përmes “Sarim Immobiliare Srl”).

“Cooperativa 29 giugno” ishte gjithashtu një furnizues stafi në favor të “Tolfa Care Srl” ku Salvatore Buzzi mbante rolin e konsulentit dhe drejtorit të “Tolfa Care Srl”, ndërsa Giovanni Rubini ishte CEO i së njëjtës kompani dhe CEO aktual i kompanisë “Renco s.p.a”.

Në strukturën aksionare të “Renco Health Care Srl”, së bashku me “Renco Spa”, janë aksionet e pakicës të Elisabetta dhe Benedetta Borgogni, vajzat e Lorenzo Borgogni, ish-shefi i marrëdhënieve me jashtë të “Finmeccanica”, i përfshirë në hetimin mbi tenderat dhe në “ENAV-Finmeccanica”.

Pjesa më e madhe e informacionit të mësipërm gjendet në rezultatet e hetimit të Guardia di Finanza të mbledhura si pjesë e hetimit të kryer nga Prokurori Publik i Civitavecchia-s mbi caktimet e paligjshme të Komunës së Tolfës ndaj kooperativave që i atribuohen Luigi Valà.

Sipas prokurorëve të Milanos, në vitin 2007, Davide Ripesi, ish-drejtor financiar i Renco-s, i pagoi 151 mijë euro ryshfet Amani Abeid Karume, djalit të presidentit të Zanzibarit, me qëllim zgjerimin e resortit Diamonds, perla e East Beach Resort. Ripesi u dënua në vitin 2016 me një vit e katër muaj burg për korrupsion ndërkombëtar dhe mashtrim tatimor si pjesë e hetimit për ryshfet në Zanzibar.

E fundit në listë që plotëson mozaikun janë kontributet elektorale nga “Renco s.p.a” në favor të Luca Ceriscioli. Me rastin e zgjedhjeve rajonale të 31 majit 2015, kandidati për president i rajonit Marche (i zgjedhur më vonë dhe aktualisht në detyrë) Luca Ceriscioli mori një kontribut elektoral prej 5000 euro nga “Renco s.p.a”, në mënyrë të rregullt. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe por raporti nga këshilli bashkiak nënvizon faktin se presidenti aktual që merret me projektin, është një person i mbështetur financiarisht nga kompania “Renco s.p.a”.

Në këtë mënyrë mbyllet letra nga këshilli bashkiak i cili ka paraqitur evidentimet e medias duke shfaqur rezerva për kompaninë në fjalë.

Etiketa: KESHkorrupsion ndërkombëtarkryesore2MAFIA CAPITALERenco s.p.a

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Dom Gjergj Meta kundër legalizimit të kanabisit: S’dua ta besoj që shteti u dorëzua përballë mafies

Dom Gjergj Meta kundër legalizimit të kanabisit: S’dua ta besoj që shteti u dorëzua përballë mafies

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com