GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Ekskluzive/ Lëvizja e fortë në qeveri; Ikën Ahmetaj, rikthehet bujshëm Ditmir Bushati

12:36 - 28/03/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ekskluzive/ Lëvizja e fortë në qeveri; Ikën Ahmetaj, rikthehet bujshëm Ditmir Bushati
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Një lëvizje e fortë në qeveri pritet të ndodhë brenda pak ditësh, ku mësohet se “koka e prerë” do të jetë Arben Ahmetaj, pasi Rama ka vendosur ta zëvendësojë me Ditmir Bushatin, marrëdhënia me të cilin është karakterizuar nga përplasje të forta ndër vite.

Ky ndryshim pritet të vijë në kuadër të një procesi të riorganizimi që po i nënshtrohet Partia Socialiste, që do të prekë edhe shumë segmente të qeverisë “Rama 3”, duke larguar disa nga figurat më të rëndësishme në PS dhe rikthimin e emrave të vjetër.

Megjithëse ende e pakonfirmuar zyrtarisht, ashtu si edhe dy ministret e përfolura një ditë më parë, kjo lëvizje e Ramës mund të konsiderohet si surprizë, pasi Ahmetaj ka mbajtur pozicione kyçe në qeveri që në vitin 2013, ndërsa së fundmi mban postin e zv.kryeministrit. Gjithashtu, i bujshëm është lajmi për një rikthim të mundshëm të ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushatit, i cili ka pasur përplasje të forta me Ramën ku kulmi arriti në momentin që ish-ministri u la jashtë listave të 25 prillit.

Asokohe, Rama tha se Bushati nuk kishte punuar sa duhet për vendin pasi u shkarkua si drejtues politik për qarkun e Shkodrës ku bëri zëvendësim e tij me Valdrin Pjetrin, që njihej si njeri i afërt me Tom Doshin.

Që nga ky moment, kritikat për Ramën, nuk kanë munguar, ku në mbledhjet e Kryesisë, Bushati i ka bërë vazhdimisht thirrje kryeministrit që të mos pranojë njerëz të inkriminuar në parti. Por pavarësisht debateve, Bushati ka qenë gjithmonë i pranishëm në eventet e rëndësishme të PS.

Por tashmë duket se ka një qetësim të ujërave mes Ramës e Bushatit, ku ky i fundit pritet të jetë numri dy i qeverisë, ndërsa “tigri” i qeverisë, mund të marrë drejtimin e Financave pas largimit të ministres aktuale.

Rikthimi i Bushatit është përgatitur prej kohësh ku duket se Rama dhe ish-ministri i kanë sheshuar përplasjet, pasi para 6 marsit kur Rama ishte në Durrës dhe Dibër për të prezantuar nismën e tij të Këshillimit Kombëtar, e shoqëronte ish-ministri.

Këto ndryshime, pritet të ndodhin para Kongresit të 9 prillit që do të mbajë PS, edhe pse nisur nga natyra mediatike e Ramës që politikën e konsideron si spektakël dhe veten showman, këto ndryshime mund të faktohen ditën e Kongresit, ku pritet të ketë shumë fytyra të mërzitura në radhët e socialistëve. /D. Lami/Gijotina.com

Etiketa: Kryesore1levizjendryshimeqeveriRama

Lajme të lidhura

Emisioni investigativ “Le Iene” apel Edi Ramës: Ndalo Call Center-at, vëllai juaj i përfshirë!
Breaking Views

Emisioni investigativ “Le Iene” apel Edi Ramës: Ndalo Call Center-at, vëllai juaj i përfshirë!

23:02 - 08/03/26
Mbledhja me Ramën për Ballukun, Balla porosit deputetët…
Breaking Views

Mbledhja me Ramën për Ballukun, Balla porosit deputetët…

21:53 - 08/03/26
“Edi Rama, o hajdut”, përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te kryeministria
Breaking Views

“Edi Rama, o hajdut”, përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te kryeministria

20:30 - 08/03/26
Para
U tha se është zënë me Fjoralba Ponarin, ja reagimi i Arbana Osmanit (Foto)

U tha se është zënë me Fjoralba Ponarin, ja reagimi i Arbana Osmanit (Foto)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Emisioni investigativ “Le Iene” apel Edi Ramës: Ndalo Call Center-at, vëllai juaj i përfshirë!
Breaking Views

Emisioni investigativ “Le Iene” apel Edi Ramës: Ndalo Call Center-at, vëllai juaj i përfshirë!

23:02 - 08/03/26

Ashtu siç ishte paralajmërur, sonte në emisionin investigativ “Le Iene”, që transmetohet në Italia 1, është publikuar një investigim i përbashkët...

Lexo më shumë
“Ndihem vetëm! Kanë kaluar 13 vjet dhe akoma ndihem vetëm”, përlotet Anita Haradinaj

“Ndihem vetëm! Kanë kaluar 13 vjet dhe akoma ndihem vetëm”, përlotet Anita Haradinaj

23:00 - 08/03/26
Milani fiton derbin e dytë të sezonit me Interin dhe rihap garën për titull

Milani fiton derbin e dytë të sezonit me Interin dhe rihap garën për titull

22:50 - 08/03/26
Ushtari amerikan vdes nga plagët e marra në sulmin ndaj Iranit

Ushtari amerikan vdes nga plagët e marra në sulmin ndaj Iranit

22:37 - 08/03/26
Roma mbetet pas Comos, humb ndaj Genoas dhe renditet e 5-ta në Serie A

Roma mbetet pas Comos, humb ndaj Genoas dhe renditet e 5-ta në Serie A

22:11 - 08/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com