GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Ekskluzive/ Zbulohet vendimi kur do dorëhiqet Lulzim Basha

15:47 - 21/03/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Inceneratorët afera më e madhe në 30 vite”, Basha: 2021 vit i mbrapshtë për shqiptarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas më shumë se dy javësh në agoni, Lulzim Basha do të japë dorëheqjen nga posti i kreut të Partisë Demokratike, 9 vite pasi mori në dorëzim partinë më të madhe opozitare në vend, dhe që pas 2013, e la sërish në opozitë pa i siguruar asnjë fitore.

Burime për Gijotina.com bëjnë me dije se ky vendim i Bashës vjen pas presionit të vazhdueshëm nga deputetët e opozitës, të cilët i dolën të gjithë kundër pas humbjen tronditëse të 6 marsit.

Ky vendim pritet të jepet ditën e nesërme pasi fillimisht do t’ia komunikojë grupit parlamentar të PD pasditen e sotme, ndërsa nesër ai të njëjtin vendim do ta ndajë me të gjithë Shqipërinë.

Prej dy javësh, ai ka kërkuar kohë, duke negociuar me deputetët e opozitës që të mos merrnin vendim për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar, vendim i cili është artikuluar disa herë nga deputetë të ndryshëm, madje edhe në nivele drejtuese të Partisë Demokratike.

Ndonëse karrierën politike e nisi me premisa të mëdha, duket se fundi politik i Lulzim Bashës nisi në momentin që vendosi të përjashtojë Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD, duke mos e ditur që në të vërtetë po i “bënte gropën vetes”.

Që pas përjashtimit të Berishës, mbështetja e Bashës në bazë u reduktua ndjeshëm, ku ndonëse dukej se shumicën dërrmuese të deputetëve e kishte pro, pas humbjes në 6 mars, mbeti i vetëm.

Këtë herë Bashës nuk i qëndroi afër as ambasadorja Yuri Kim e cila dukej se po bënte “tifo” fuqishëm pas largimit të Berishës, por pas 6 marsit, askush nuk i qëndroi pranë, ndërsa e nesërmja ka për të qenë beteja e vërtetë e jetës së tij. /D.L/Gijotina.com

Etiketa: BASHAdoreheqjeKryesore1

Lajme të lidhura

Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin
Aktualitet

“Të pezullohen afatet e qëndrimit në paraburgim”, Meta bën rekurs në Gjykatën e Lartë

15:28 - 25/02/26
Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen
Aktualitet

Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen

14:18 - 25/02/26
Berisha: Nuk do të zhvillojmë asnjë protestë karshi xhamisë, por besimtarët të ruhen nga të pafetë si Rama
Aktualitet

Berisha: Nuk do të zhvillojmë asnjë protestë karshi xhamisë, por besimtarët të ruhen nga të pafetë si Rama

13:15 - 25/02/26
Para
Policia, me 15 supermakina te blinduara, zbulohet kujt ia mori

Policia, me 15 supermakina te blinduara, zbulohet kujt ia mori

Discussion about this post

TË FUNDIT

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26

Juventusi nuk ja del mbanë të bëj mrekullinë, me 10 lojtarë çojnë ndeshjen në 120 minuta, por Osimhen i shuan...

Lexo më shumë
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com