GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Ekspertët amerikanë komentojnë për “VOA” padinë e Sali Berishës: Blinken gëzon imunitet

17:26 - 21/05/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Ekspertët amerikanë komentojnë për “VOA” padinë e Sali Berishës: Blinken gëzon imunitet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri, ambasadorja amerikane Yuri Kim tha sot se Shteti ligjor duhet të mbizotërojë dhe se askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Ajo i bëri këto komente për gazetarët në Vlorë, ndërsa u pyet rreth situatës në lidhje me vendimin e Departamentetit amerikan të Shtetit ndaj ish kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit deklaroi një ditë më parë se do të ngrinte padi ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, pranë një gjykate franceze, por ekspertë ligjorë ngrejnë dyshime mbi juridikionin e saj ndaj një cështjeje të tillë

E ndodhur në Vlorë së bashku me ministrin shqiptar të Mbrotjes Niko Peleshi, për të ndjekur stërvitjen e madhe amerikane Defender 21, ambasadorja amerikane Yuri Kim, nuk mund t’i shmangte pyetjet mbi temën që ka mbizotëruar tre ditët e fundit opinionin në Shqipëri, vendimin e Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken për t’i ndaluar hyrjen në territorin e Shteteve të Bashkuara ish presidentit dhe ish kryeministrit shqiptar Sali Berisha, për shkak të korrupsionit në shkallë të lartë.

Zonja Kim deklaroi se nuk kishte çfarë t’i shtonte asgjë asaj çfarë kishte thënë vetë Sekretari i Shtetit. Por insistimit të gazetarëve ajo ju përgjigj duke thënë se “mesazhi është se Shqipëria po ndryshon, është një anëtare e Natos, do të jetë anëtare e BE-së. Shqipëria është një aleate dhe një mike e SHBA-ve. Shteti ligjor duhet të mbizotërojë. Duhet të jetë një vend i pastër dhe një vend i pasur. Për të arritur aty, askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Ditëve të pandëshkueshmërisë duhet t’ju vijë fundi”

Një ditë më parë, ish kryeministri Sali Berisha njoftoi se ka vendosur të hapë një proces gjyqësor për “shpifje”, ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, pasi “për arsye që janë tërësisht të panjohura për mua, Sekretari i Departamentit të Shtetit ka publikuar dje, pa asnjë paralajmërim dhe në mënyrën më të papritur, më shpifëse, vlerësime të gënjeshtërta për personalitetin tim”.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha dje Zërit të Amerikës se “nuk janë në dijeni të ndonjë padie gjyqësore”, ndërsa nga ana e saj sot, ambasadorja Kim, u tregua gati mospërfillëse ndaj një cështjeje të tillë kur ju përgjigj gazetarëve, se “nuk e kam idenë se për çfarë po flisni”.

Zoti Berisha shpjegoi se ai ka angazhuar një ndër avokatët e njohur francez Battonier Jean Yves Leborgne dhe se padia do të ngrihet para Gjykatës Korreksionale të Parisit, për shpifje publike.

Në sistemin e drejtësisë franceze, Gjykata Korreksionale është thjesht një nga tre dhomat të cilat përbëjnë Gjykatën e Shkallës së parë. Si e tillë mbetet e paqartë se çfarë klauzolash do të mund të shfrytëzoheshin për të hapur një proces, ku asnjëra nga palët, as paditësi dhe as i padituri nuk janë shtetas francezë, dhe kur asnjë element i çështjes nuk lidhet me Francën.

Edhe eksperti amerikan i së drejtës ndërkombëtare, Paul Williams, profesor në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin Amerikan në Uashington, i tha Zërit të Amerikës se “Sekretari i Shtetit Tony Blinken gëzon imunitet për veprimet zyrtare. Në Shtetet e Bashkuara, gjykatat nuk ndërhyjnë në politikën e jashtme. Nuk e di se çfarë do të thoshin gjykatat franceze, përveçse që kjo është një mosmarrëveshje midis një jo-shtetasi dhe një shteti të huaj, kështu që ata nuk do të kishin juridiksion” mbi një çështje të tillë, nënvizoi zoti Williams./VOA

Etiketa: Antony BlinkenSali BerishaVOA

Lajme të lidhura

Berisha: “AKSHI i familjes Rama, afera më e zezë – Baxhanaku merr 93% të tenderave me prestanome”
Aktualitet

Berisha: “AKSHI i familjes Rama, afera më e zezë – Baxhanaku merr 93% të tenderave me prestanome”

14:30 - 30/12/25
Bardhi kërkon mbledhjen e Këshillit më 6 janar: Po dëmtohet procesi hetimor
Aktualitet

Bardhi kërkon mbledhjen e Këshillit më 6 janar: Po dëmtohet procesi hetimor

13:50 - 30/12/25
Ulsi Manja-Berishës: Përdor emrin tim sa herë të duash, të bën më shumë lajm
Aktualitet

Ulsi Manja-Berishës: Përdor emrin tim sa herë të duash, të bën më shumë lajm

13:30 - 30/12/25
Para
“Duhet “vrarë” ky normalitet” Braçe për përdhunimin e të miturës në Mirditë: Ligjet të zbatohen një për një

“Duhet “vrarë” ky normalitet” Braçe për përdhunimin e të miturës në Mirditë: Ligjet të zbatohen një për një

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në rrugën Strugë-Qafë Thanë, bllokohet qarkullimi i mjeteve
Aktualitet

Aksident i rëndë në rrugën Strugë-Qafë Thanë, bllokohet qarkullimi i mjeteve

15:20 - 30/12/25

Një aksident rrugor është bërë shkak që rruga ndërkombëtare Shqipëri-Maqedoni e Veriut në Qafë-Thanë të bllokohet për një kohë të...

Lexo më shumë
Protesta e fermerëve grekë, bllokohet për 4 orë rruga Kapshticë-Selanik

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet për 4 orë rruga Kapshticë-Selanik

14:59 - 30/12/25
Berisha: “AKSHI i familjes Rama, afera më e zezë – Baxhanaku merr 93% të tenderave me prestanome”

Berisha: “AKSHI i familjes Rama, afera më e zezë – Baxhanaku merr 93% të tenderave me prestanome”

14:30 - 30/12/25
Zjarr në banesë në Borizanë të Krujës, ndërhyn zjarrfikësja për të izoluar flakët

Zjarr në banesë në Borizanë të Krujës, ndërhyn zjarrfikësja për të izoluar flakët

14:15 - 30/12/25
Bardhi kërkon mbledhjen e Këshillit më 6 janar: Po dëmtohet procesi hetimor

Bardhi kërkon mbledhjen e Këshillit më 6 janar: Po dëmtohet procesi hetimor

13:50 - 30/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com