GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Ekzaltimi i Ramës për punën e FSHF dhe turpi jonë për punën e qeverisë

19:04 - 07/05/22
në Editorial
Kohë leximi: 4 min
A A
Ekzaltimi i Ramës për punën e FSHF dhe turpi jonë për punën e qeverisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

15 vite më parë “Our weed is better than yours” (Fara jonë është më e mirë se e juaja) bëri bujë, e hapur nga tifozët shqiptarë në stadiumin “Qemal Stafa” në një ndeshje të kombëtares kundër Holandës. Ajo krenari ka mbetur ende, madje tani edhe kanabisi pritet të legalizohet. Sigurisht për qëllime mjekësore, ka thënë kreu i qeverisë, ndërkohë që tani ekzaltohet dhe pret të marrë meritat për një tjetër ngjarje që buron po nga i njëjti vend, stadiumi ku u hap ajo banderolë. Bëhet fjalë për finalen e Conference League, e cila do të luhet pikërisht në impiantin modern të Air Albania, që u ndërtua në Tiranë me mbështetjen e FSHF përmes fondeve të UEFA, si dhe të qeverisë shqiptare, me PPP-të e saj të famshme.

Por ajo që vihet re nuk janë këto fakte, por nxitimi i tërbuar i kryeministrit Rama, i cili sapo mësoi dy finalistet, Roma-Feyenoord, u lëshua në botën e tij virtuale për të shprehur gjithë epshin e tij ngazëllues për këtë finale, duke dashur të marrë meritat, rëndom siç tentoi të bënte me “pengmarrjen” e kuqezinjve pas paraqitjes historike në europianin e vitit 2016. Të gjithë e mbani mend, kur tifozët e prisnin në shesh, ndërsa Rama i mori me dhunë në kryeministri, madje u bëri dhe premtimin se “Do të ketë një pllakë me emrat tuaj ku do të shkruhet se ‘kjo arenë i dedikohet kombëtares kuqezi të Euro 2016’”, të cilën ende nuk dihet nëse e ka vendosur, megjithëse po ta kishte bërë një veprim të tillë do e kishte marrë vesh i madh e i vogël, si kampion i PR që mbahet e që së fundmi ka vendosur të konkurrojë edhe mbretin e Tik Tokut.

E pikërisht në vrullin e tij “kap ça t’kapësh”, kryeministri u rikthye sërish te finalja e madhe, duke bërë jo pak, por tre postime brenda një dite, e duke rrahur gjoksin, (do e ketë mësuar kur ishte deputet në Vlorë), e duke u shprehur ndër të tjera se, “Nuk është vetëm stadiumi, është imazhi i Shqipërisë, niveli i sigurisë, shërbimit, ushqimit, nami ndërkombëtar i Tiranës, që janë sot pakrahasimisht më mirë dhe siç më tha një nga të dërguarit e UEFA-s…”

Pra, sipas kryeministrit, është meritë e tij, dhe e ushtarit të tij Lali se kjo finale po luhet në Tiranë?! Jo z. Kryeministër! Kjo nuk shtyhet as me vaj e as me uthull. “Haka të shkojë tek i zoti”. Nëse stadiumi i ri mund të jetë një vepër e përbashkët, veç kullës që e shtove pa FSHF-në, por finalja jo. Ajo është kryekëput një meritë e FSHF dhe presidentit të saj, Armand Duka. Ai nuk është vetëm i pari i futbollit tonë, me të mirat e të këqijat e tij, por edhe një nga ata që marrin vendime të rëndësishme për futbollin në kontinent. Duka, si pjesë e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ka hapur shumë dyer dhe sigurisht edhe derën për organizimin e finales së Conference League.

Ta fitosh të drejtën duhet një punë kolosale dhe dosje voluminoze, të plotësuara si duhet nga punonjësit e Federatës Shqiptare të Futbollit. Aktivitete të tilla nuk mund të jenë dhuratë, sidomos kur Shqipëria mbetet një vend i vogël dhe FSHF është po e tillë në krahasim me shumë federata të tjera. Gjithsesi kjo nuk e ka ndalur FSHF-në t’ia arrijë qëllimit dhe ta sjellë finalen në vendin e “Shqiponjave”, pavarësisht se tani grabitqarët po tentojnë me mish e me shpirt të marrin meritat. Kjo është një betejë e humbur ende pa nisur, pasi faktet janë të qarta dhe kushdo e kupton se kush i ka meritat dhe kujt i takon skena për ngjarjen sportive më të madhe në vend.

Megjithatë z. Kryeministër, jeni ende në kohë të mos na turpëroni për atë që ju takon.

Po, po! Edhe ju do kishit merita, bashkë me Lalin që e keni kthyer Tiranën në një makineri betoni, por që nuk keni numrin e hoteleve për të akomoduar gjithë këtë fluks që pritet të vijë për këtë ngjarje sportive historike.

Edhe ju do të kishit merita nëse nuk do të kishit menduar që aeroportin e vetëm ndërkombëtar (apo u hap dhe Kukësi se kështu jeni shprehur ju) ta jepnit me PPP, të cilën e administron biznesmeni juaj i preferuar Çet Kastrati, por që nuk plotëson dot kushtet dhe nuk ka kapacitete për të pritur zbritjen e aq avionëve që do vijnë për këtë finale që ua dhuroi FSHF. Madje, jo vetëm kaq, por ju do kthenit rrugën e Rinasit me një sens lëvizjeje dhe zyrtarët e UEFA apo tifozët e turistët që pritet të vijnë t’i dërgoje fillimisht te guroret e Fushë-Krujës, apo kompleksi i Çet Kastratit në Vorë, para se t’i sillje në Tiranë. Duket se kishe menduar që t’i pasuroje sërish miqtë, por ç’e do se fëmijët e Rinasit duan edhe shkollë e ta prishën me protestat e tyre planin e thurur sikur po lehtësoje trafikun, ashtu siç doli Belinda të na shpjegonte.

Meqë ra fjala te infrastruktura, edhe ju, bashkë me Belindën, do të kishit merita, nëse do kishim siguruar infrastrukturën e duhur rrugore për t’u siguruar kalimin ekipeve dhe tifozëve që do mbërrijnë në Tiranë. Ja pra Z. Kryeministër, këto janë disa nga punët tuaja që mund të kishe merita për këtë finale e të na zbardhje faqen përballë qeverisë së futbollit europian që pritet të zbresë në Tiranë. Por përkundrazi për muaj të tërë, jo vetëm që nuk bëre asgjë, por thjesht, e sulmove, e anatemove dhe tentove ta grabisje FSHF-në, ose me saktë, që mos të dalim nga konteksti, atë “ishull që Veliaj nuk e kontrollonte dot”. Ishte pikërisht sateliti yt i Tiranës, i cili nuk la gjyqtar pa vetting dhe prokuror të tredhur, të cilët presin të dalin në pension të parakohshëm dhe mos të shkojnë në burg, për të hapur padi njëra pas tjetrës ndaj Presidentit të FSHF, me qëllimin e vetëm që t’a kontrolloje ishullin e futbollit, por dështove, e tani përgjërohesh që të përfitosh nga ajo që u bë e nuk zhbëhet. Merita jote z. Kryeministër do të jetë mos të na turpërosh për ato që të takojnë ty, se finalja është gatuar tashmë, e pritet vetëm të serviret!

Etiketa: Edi RamaEkzaltimifshfkryesore2Punaqeveriseturpi

Lajme të lidhura

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve
Breaking Views

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve

21:50 - 09/01/26
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”
Breaking Views

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”

18:52 - 23/09/25
Para
Skuka realizon me një roveshatë fantastike, Partizani në avantazh për disa minuta (VIDEO)

Skuka realizon me një roveshatë fantastike, Partizani në avantazh për disa minuta (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com