GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Gjendet i djegur trupi i gazetarit 53-vjeçar, hetimet zbulojnë se ishte ekzekutuar me plumb para se t’i vihej flaka

në Botë, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjendet i djegur trupi i gazetarit 53-vjeçar, hetimet zbulojnë se ishte ekzekutuar me plumb para se t’i vihej flaka
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur Italinë. Trupi i pajetë dhe i djegur i 53-vjeçarit Luigi Esposito, i njohur si Luca Esposito, është gjetur në orët e para të mëngjesit të 19 korrikut në një zonë të izoluar në distriktin Cioffi, përgjatë rrugës shtetërore 7bis, në komunën Eboli, provinca e Salernos.

Alarmi u dha rreth orës 03:30, pasi një zjarr në shkurre shpërtheu në një zonë të fshehur nga rruga kryesore. Në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit për të shuar flakët dhe karabinierët për të siguruar zonën. Pas fikjes së zjarrit, u zbulua trupi i një burri, i djegur pothuajse plotësisht, shkruan Corriere della Sera.

Në vendngjarje mbërriti edhe prokurori i gatshëm i Salernos, Alessandro Di Vico, i cili nisi hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Identifikimi i viktimës u bë pas disa orësh. Sipas ekzaminimeve të para mjeko-ligjore, në trupin e Luca Espositos u konstatua një plagë e shkaktuar nga armë zjarri. Pranë trupit u gjet edhe një gëzhojë, duke forcuar dyshimet se 53-vjeçari ishte ekzekutuar fillimisht dhe më pas autorët i kishin vënë flakën trupit për të fshehur gjurmët e krimit.

Luigi Esposito ishte me origjinë nga Nocera Inferiore dhe punonte në ARPAC, Agjencinë Rajonale të Kampanjës për Mbrojtjen e Mjedisit. Gjatë karrierës së tij kishte shërbyer në Avellino dhe Caserta, ku merrej kryesisht me kontrollet mjedisore në fermat e buajve.

Përveç profesionit si biolog, ai ishte i diplomuar edhe në Letërsi dhe prej vitit 2012 ushtronte aktivitet si gazetar i pavarur. Esposito drejtonte portalin sportiv “Tutto Salernitana” dhe bashkëpunonte edhe me kanalin televiziv Otto Channel.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të kësaj vrasjeje të rëndë.

gijotina.com/

Etiketa: vrasja e gazetarit

Lajme të lidhura

U kapën me armë në Audin e blinduar, lirohet gardisti dhe 2 ushtarakët
Aktualitet

U kapën me armë në Audin e blinduar, lirohet gardisti dhe 2 ushtarakët

11:50 - 27/11/26
Gjykata Administrative rrëzon vendimin e mazhorancës, rikthen Bardhin dhe Balliun në Kuvend
Aktualitet

Gjykata Administrative rrëzon vendimin e mazhorancës, rikthen Bardhin dhe Balliun në Kuvend

11:40 - 27/11/26
Sekuestrohen 6 armë zjarri dhe dy maska silikoni, prangosen 4 persona në Fier dhe Lushnje (Emrat)
Aktualitet

Sekuestrohen 6 armë zjarri dhe dy maska silikoni, prangosen 4 persona në Fier dhe Lushnje (Emrat)

11:26 - 27/11/26
Para
Trafikanti shqiptar i shpëton dëbimit nga Anglia/ Gjykata: Kujdeset për gruan, siguron pastrim e gatim

Trafikanti shqiptar i shpëton dëbimit nga Anglia/ Gjykata: Kujdeset për gruan, siguron pastrim e gatim

Discussion about this post

TË FUNDIT

U kapën me armë në Audin e blinduar, lirohet gardisti dhe 2 ushtarakët
Aktualitet

U kapën me armë në Audin e blinduar, lirohet gardisti dhe 2 ushtarakët

11:50 - 27/11/26

Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin nga qelia të 4 personave që policia kriminale arrestoi në zonën e stadiumit “Air...

Lexo më shumë
Gjykata Administrative rrëzon vendimin e mazhorancës, rikthen Bardhin dhe Balliun në Kuvend

Gjykata Administrative rrëzon vendimin e mazhorancës, rikthen Bardhin dhe Balliun në Kuvend

11:40 - 27/11/26
Sekuestrohen 6 armë zjarri dhe dy maska silikoni, prangosen 4 persona në Fier dhe Lushnje (Emrat)

Sekuestrohen 6 armë zjarri dhe dy maska silikoni, prangosen 4 persona në Fier dhe Lushnje (Emrat)

11:26 - 27/11/26
Erion Veliaj emëron Halit Valterin në krye të IMT-së në Bashkinë e Tiranës

Erion Veliaj emëron Halit Valterin në krye të IMT-së në Bashkinë e Tiranës

11:18 - 27/11/26
Lapaj dorëzon firmat në KQZ për shfuqizimin e “Paketës së Maleve” dhe investimeve strategjike

Lapaj dorëzon firmat në KQZ për shfuqizimin e “Paketës së Maleve” dhe investimeve strategjike

11:07 - 27/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com