GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ekzekutimi i Edmond Papës, dyshohet se u “tradhtua” nga një i afërm

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ekzekutimi i Edmond Papës, dyshohet se u “tradhtua” nga një i afërm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edmond Papa, 49-vjeçari që u vra më 9 plumba dyshohet se është ndjekur nga autori prej disa ditësh. Madje ka dyshime se vrasësi të kishte informacione të sakta për lëvizjet e këtij të fundit. Dyshohet gjithashtu se një i njohur i viktimës mund të ketë vënë në dijeni autorin edhe për udhëtimin e 49-vjeçarit në Tiranë.

Grupi hetimor ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të zonës ku ndodhi vrasja edhe të ditëve të mëparshme, për shkak se dyshohet se autori ose autorët mund të kenë vëzhguar më herët zonën pranë banesës së vëllait të Edmond Papës. Autori që arriti ta ekzekutojë në mes të qytetit mbetet ende i paidentifikuar.

49-vjeçari Edmond Papa, u ekzekutua më 16 dhjetor rreth orës 16:30 në zonën e Selitës në Tiranë, teksa ishte në një lokal aty pranë, në rrugën “Fadil Bodinaku”. 49-vjeçari u dërgua në spital, por nuk arriti që t’u mbijetonte plagëve të marra. Në momentet që është afruar në ambientet e jashtme të lokalit Papa ka reaguar dhe ka qëlluar në drejtim të tij me mjetet që ka pasur përpara, tavëll duhani dhe të tjera.

Në këtë moment autori ka qëlluar me plumba pistolete 9 herë dhe menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes po në këmbë. Ka dyshime se është ndihmuar nga persona të tjerë për t’u larguar, por akoma nuk ka asnjë të dyshuar.

Edmond Papa ishte me precedent në Greqi, i dënuar për trafik droge si dhe i skeduar më parë në Britani të Madhe. Sipas burimeve, ai kishte pak kohë që kishte ardhur në Shqipëri pasi do të vizitonte nënën e tij.

Etiketa: Edmond PapaekzekutimeKryesore1tradhtiVrasje

Lajme të lidhura

Shoqata e Prokurorëve i përgjigjet Ballës për arrestimet gjatë protestave: Ndërhyrjet politike rrezikojnë pavarësinë e magjistratëve
Aktualitet

Shoqata e Prokurorëve i përgjigjet Ballës për arrestimet gjatë protestave: Ndërhyrjet politike rrezikojnë pavarësinë e magjistratëve

20:40 - 22/10/26
“Korrupsioni dhe dhuna përshkallëzojnë krizën”/ “The Economist”: Protestat në Shqipëri mund të shënojnë “fillimin e fundit” të Ramës
Aktualitet

“Korrupsioni dhe dhuna përshkallëzojnë krizën”/ “The Economist”: Protestat në Shqipëri mund të shënojnë “fillimin e fundit” të Ramës

20:09 - 22/10/26
Një shqiptar i dyshuar për shpërthimin e djeshëm në Athinë që la 4 të plagosur
Aktualitet

Një shqiptar i dyshuar për shpërthimin e djeshëm në Athinë që la 4 të plagosur

19:42 - 22/10/26
Para
“Skenar i Ramës”, Berisha pas grushtit: Do të asgjësojë opozitën

Tensionet në veri të Kosovës, Berisha "kritikon" ndërkombëtarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policia shpërndan protestuesit te Kryeministria me ujë, FNSH tenton të shoqërojë të riun
Breaking Views

Policia shpërndan protestuesit te Kryeministria me ujë, FNSH tenton të shoqërojë të riun

21:15 - 22/10/26

Protesta e qetë e ditës së sotme, duket se është prishur orët e mbrëmjes. FNSH hodhën ujë nga ana e...

Lexo më shumë
Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League

Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League

21:01 - 22/10/26
Shoqata e Prokurorëve i përgjigjet Ballës për arrestimet gjatë protestave: Ndërhyrjet politike rrezikojnë pavarësinë e magjistratëve

Shoqata e Prokurorëve i përgjigjet Ballës për arrestimet gjatë protestave: Ndërhyrjet politike rrezikojnë pavarësinë e magjistratëve

20:40 - 22/10/26
Të rinjtë te Kryeministria, disa hedhin gurë, të tjerë kërcejnë e këndojnë

Të rinjtë te Kryeministria, disa hedhin gurë, të tjerë kërcejnë e këndojnë

20:38 - 22/10/26
Protestuesit hedhin kapsolla drejt policisë, efektivët me megafon: Largoni fëmijët nga rruga

Protestuesit hedhin kapsolla drejt policisë, efektivët me megafon: Largoni fëmijët nga rruga

20:27 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com