GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Tensionet në veri të Kosovës, Berisha “kritikon” ndërkombëtarët

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Skenar i Ramës”, Berisha pas grushtit: Do të asgjësojë opozitën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas tensioneve në veri të Kosovës duke kritikuar reagimet e vakta të ndërkombëtarëve. Sipas tij, është e paprecedent madje edhe njëfarë justifikimi me heshtje i zhvillimeve në veriun e Kosovës nga faktori ndërkombëtar, përfshi këtu të deleguarit e BE dhe SHBA për bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë

Më tej ai i bëri thirrje BE-së dhe SHBA-së të dënojnë skenarin e Vuçiç për të destabilizuar Kosovën pasi sipas tij, Vuçiç kërkon të dështojë pa filluar negociatat mbi propozimin e fundit Franko-Gjerman për marrëveshje midis dy vendeve.

Statusi:

Ballkanizimi i diplomacisë ndërkombëtare nuk është zgjidhja! Të dashur miq, prej disa ditësh në veriun e Kosovës banda të armatosura serbe, por thuhet edhe mercenarësh të Ëagner-it kanë bllokuar me barrikada rrugët, vendkalimet kufitare duke dhunuar haptas ligjin dhe rendin e një vendi të lirë dhe të pavarur. i gjithë ky skenar i rrezikshëm dhe destabilizues ka si arkitekt kryesor Aleksandër Vuçiç. Ky skenar realizohet në një kohë kur dy vendet kryesore të BE, Franca dhe Gjermania, të mbështetura edhe nga SHBA kanë paraqitur një plan për një marrëveshje, me gjasa më të rëndësishmen deri sot, midis Kosovës dhe Serbisë. Askush perveç Beogradit dhe Kremlinit nuk mund të jetë të interesuar për zhvillime të tilla dhe nuk perfitojnë më shumë se ata prej tyre.

Por ajo që është e paprecedent është mos dënimi, madje edhe njëfarë justifikimi me heshtje i zhvillimeve në veriun e Kosovës nga faktori ndërkombëtar, përfshi këtu të deleguarit e BE dhe SHBA për bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë. Po rikujtoj këtu heshtjen jo parimore ndaj sulmit me bomba kundër gazetarëve dhe ekipeve televizive të Prishtinës në Rudar, plagosjen e policit nga bandat e armatosura në veri etj.

Krijimi i idesë së indiferencës ndaj veprimeve të banditëve dhe kriminelëve të armatosur serb që bllokojnë rrugët, sulmojnë me armë zjarri policinë dhe hedhin granata ndaj mediave, shpreh në këtë rast fort delikat njëlloj ballkanizimi të diplomacisë ndërkombëtare, një gabim jo i vogël ky me pasoja të shumanshme, nga i cili përfitojnë vetëm bandat e armatosura dhe arkitekti i skenarit destabilizues Aleksander Vuçiç, i cili kësaj rradhe po i përdor ato me qëllim që të sigurojë propozimin serioz Franko-Gjerman. Asnjë marrëveshje, asnjë progres nuk mund të arrihet duke u mbështetur apo mirëkuptuar aktet antiligjore të bandave të armatosura dhe veprimet e tyre kriminale që dhunojnë rendin dhe ligjin. Tolerimi i tyre hap një spiral shumë të rrezikshëm, moleps klimën e bisedimeve për marrëveshje, dëmton imazhin e autoriteteve të Kosovës para qytetarëve të saj, por dhe të atyre ndërkombetarë, pasi shpreh njëllojë ballkanizimi të diplomacise së tyre që nuk ndihmon, por dëmton procesin e dialogut dhe negociatave.

Duke dënuar me forcën më të madhe veprimtarinë kriminale të bandave të armatosura serbe në veri të Kosovës të orkestruara nga serbomadhi Vuçiç dhe duke mbështetur fuqimisht të drejtën e qeverisë së Kosovës për vendosjen e integritetit teritorial në mbarë vendin, ju bëj thirrje Bashkimit Europian dhe SHBA të dënojnë skenarin destabilizues të Beogradit në veriun e Kosovës, me të cilin presidenti Vuçiç kërkon të dështojë pa filluar negociatat mbi propozimin e fundit Franko-Gjerman për marrëveshje midis dy vendeve. Sikundër i bëj thirrje KFOR-it të përmbush të gjithë detyrimet e tij për t’i dhënë fund kësaj situate të krijuar dhe orkestruar nga Beogradi.

Së fundi shtoj se pavarësisht nga kërcënimet dhe përpjekjet e Beogratit për destabilizm, siguria e Kosovës është pa dyshim e garantuar nga NATO. Prandaj u bëj thirrje autoriteteve të Kosovës, të cilat në interes të vendosjes së dialogut, kanë dëshmuar fleksibilitet e pergjegjësi të lartë në qendrimet e tyre, të vazhdojnë të japin të gjithë ndihmën e mundeshme dhe të mos lejojnë qe spirali i dhunës të zëvendesojë dialogun dhe perspektivën e marrëveshjes së rëndesishme, jo vetëm për Kosoven por edhe për rajonin tonë.

Etiketa: BEberishaKurtitensioneVucic

Lajme të lidhura

Berisha: PD do të ripërtërihet në çdo nivel, “30% e Këshillit Kombëtar janë të rinj dhe 40% janë gra
Aktualitet

Berisha: PD do të ripërtërihet në çdo nivel, “30% e Këshillit Kombëtar janë të rinj dhe 40% janë gra

13:43 - 01/06/26
Analisti: Kurti, kryeministri i vetëm që i reziston arrogancës së Ramës
Aktualitet

Kurti flet për marrëdhëniet me Edi Ramë: Kemi dallime mbi raportin me Beogradin

13:30 - 01/06/26
“Ose pas meje ose pas Arlindo dritëgjatit”, Qori i përgjigjet Ramës: Qytetarët të duan në koshin e plehrave!
Aktualitet

“Ose pas meje ose pas Arlindo dritëgjatit”, Qori i përgjigjet Ramës: Qytetarët të duan në koshin e plehrave!

13:13 - 01/06/26
Para
Shqiptari me Q8 përplas për vdekje 16-vjeçarin me skuter

Shqiptari me Q8 përplas për vdekje 16-vjeçarin me skuter

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tubimi në Tiranë për Zvërnecin, protestuesit rrethojnë Ministrinë e Brendshme me tel me gjemba
Aktualitet

Tubimi në Tiranë për Zvërnecin, protestuesit rrethojnë Ministrinë e Brendshme me tel me gjemba

19:09 - 01/06/26

Në Tiranë po mbahet protesta e dytë radhazi sa i përket mbrojtjes së Zvërnecit. Mijëra qytetarë janë mbledhur përpara Ministrisë...

Lexo më shumë
“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina

“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina

16:23 - 01/06/26
Macron pret që sanksionet e OKB-së kundër Iranit të rivendosen deri në fund të muajit

Telefonata me Trump, Macron thekson nevojën për armëpushim dhe mbështetje për autoritetet libaneze

15:29 - 01/06/26
Nafta bie me 17% në bursë, do ta ulin oligarkët tanë?

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror

15:04 - 01/06/26
Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

14:49 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabetcasibompusulabet girişJojobet